Author: almakos

26 Mars 2019 / 16:15 Kaosi në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair pritet të zgjidhet së shpejti me zgjerimin e bulevardin që do të mundësoj qarkullim më të lirshëm të automjeteve në veçanti afër xhamisë Jahja Pasha që lidh lagjet e Gazi Babës dhe Serava. Qyteti i Shkupit, ndërmarrja “Rrugët dhe rrugicat” dhe Komunës së Çairit po punojnë në hartimin e një projekti infrastrukturor për lirimin e trotuarit dhe të objekteve tjera që besojnë se do ti jep zgjidhje problemit. [embedded content] Në bazë të rregullativës ligjore në fuqi dihet se bulevardet janë kompetencë e Qytetit të Shkupit. Institucioni kompetent…

Lexo më Shumë

26 Mars 2019 / 15:49 Ministria e Punëve të Jashtme për vitin 2019 planifikon t’i rinovojë ambasadat në Bern, Lubjanë, Budapest dhe Paris. Kjo thuhet në programin vjetor për furnizime publike të Ministrisë për këtë vit. Punët ndërtimore në këto pesë objekte është vlerësuar se do kushtojnë thuajse 185 mijë euro. Më së shumti para shtetërore janë paraparë për rinovimin e  ambasadës në Paris, diku rreth 150 mijë euro. Por edhe vitin e kaluar, ministria sipas planit vjetor, ka rindërtuar ambasada në mbarë botën – Berlin, Beograd, Athinë, si dhe rindërtimin e apartamentit në Romë. Punët ndërtimore vitin e kaluar…

Lexo më Shumë

26 Mars 2019 / 15:41 VMRO-DPMNE-ja beson se Ministria e Drejtësisë tashmë ka pranuar principet bazë të theksuara në kërkesat e tyre në lidhje me ligjin për Prokurorinë Publike. Nga opozitarja maqedonase pranojnë se këtë nuk ua ka kumtuar drejtpërdrejt Ministria e Drejtësisë por janë njoftuar nga komunikata për media e këtij dikasteri. Duhet në ditët e ardhshme nga Ministria e Drejtësisë dhe grupet e punës që do të jenë nga pushteti dhe opozita për përpilimin e zgjidhjes ligjore për Prokurorinë Publike të bëhet efektive ky angazhim që një ditë më parë u komunikua nga Ministria e Drejtësisë se pranohen…

Lexo më Shumë

26 Mars 2019 / 15:22 Qytetarët ankohen për shtimin e vjedhjeve gjatë udhëtimit të tyre nëpër autobusët urban. Ata thonë se caku më i shpeshtë i hajdutëve janë vendet e mbingarkuara me njerëz siç janë stacionet e autobusëve apo edhe vetë autobusët. Xheparoshët përdorin trikun e njëjtë, duke shtyrë viktimat dhe duke i rrethuar, arrijnë që nga xhepat e tyre të nxjerrin kuletën, celularët apo edhe sendet me vlerë. Qytetarët madje thonë se për shkak të rritjes së rasteve të vjedhjeve të tilla, ndjejnë pasiguri për të shfrytëzuar transportin publik. “Ne aty nuk jemi të sigurt duke e pasur parasysh…

Lexo më Shumë

26 Mars 2019 / 15:14 Kuvendi të mërkurën do të kthejë në seancë plenare disa nga ligjet që pas miratimit, nuk u dekretuan nga presidenti Gjorge Ivanov. Deputetët shprehen të gatshëm të mbështesin përsëri këto ligje ashtu siç i kishin votuar paraprakisht. Edhe VMRO-DPMNE-ja nuk do të ndryshojë qëndrimin parësor mbi ligjet në fjalë, një pjesë e të cilëve ishin përpiluar në bashkëpunim me opozitën maqedonase. Ivanov nuk ka dekretuar disa nga ligjet reformuese si ligji për gjykatat, ndryshimet në ligjin për ATO-në, ndryshimet në ligjin për Agjencinë për komunikime elektronike, ligjin kundër diskriminimit, etj. Procedura parashikon rikthim të ligjeve…

Lexo më Shumë

26 Mars 2019 / 14:56 Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve në Strugë është shpallur epidemia e fruthit, njoftoi Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Ohër. Numri i të prekurve në Strugë tani është 24, mes tyre janë edhe shtatë punonjës shëndetësor. Autoritetet shëndetësore gjithashtu presin raste të reja, kështu që rekomandojnë dezinfektim dhe kontrolle të shtuara në shkolla dhe kopshte . Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë, fruthi është shfaqur edhe në Dibër, ku aktualisht janë të regjistruar 18 raste dhe deri të premten do të dihet nëse edhe atje do…

Lexo më Shumë

26 Mars 2019 / 14:30 As në seancën e sotshme qeveritare nuk u vendos në rend të ditës propozim-ligji për Regjistrimin e popullsisë, pasi që, siç thonë zëdhënësit e ekzekutivit, duhet të bëhen edhe disa ndryshime teknike. Ndonëse u paralajmërua prej një muaji, Qeveria pritet të shqyrtojë tekstin e këtij propozim-ligji në seancën e së martës së ardhshme. Pastaj, procedura duhet të kalojë në Kuvend, që të mund institucionet të fillojnë përgatitjen. Nga Enti Shtetëror i Statistikës disa herë kanë theksuar se ligji do të duhej të miratohej më së voni në janar të këtij viti që të mundet në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.D,në drejtim të veprës penale“Përvetësim në detyrë”, nga neni 425 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). “Prokuroria njofton se i pandehuri S.D., në periudhën kohore 01.01.2005 e gjer më 31.12.2015 në cilësinë e shefit të kontabilitetit në firmën ku punonte, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka përvetësuar të hollat që i janë besuar në bazë të detyrës, në atë mënyrë duke mos regjistruar në evidencat e kontabilitetit…

Lexo më Shumë

26 Mars 2019 / 13:11 Në Strugë është shpallur epidemia e fruthit, për shkak të numrit të madh të të infektuarve, informojnë nga Shëndeti Publik, Ohër. “Kjo nënkupton se prindërit nga Struga duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe t’i përmbahen kalendarit të vaksinave”, deklaroi Jovanka Korveshovska, epidemiologe nga Qendra për Shëndet Publik, Ohër. Numri i të prekurve nga fruthi në Strugë, mbetet në 24, por kompetentët presin raste të reja në 3-10 ditët e ardhshme. Rekomandojnë dezinfektim dhe kontroll të shkollave dhe kopshteve në qytet. Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, përfshi edhe 6 fëmijët…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike -Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi i cili ngarkohet për dy vepra të kryera penale- kontrabandë dhe vjedhje të rëndë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. I akuzuari, siç ka bërë të ditur Prokuroria Publike, veprën e parë e ka kryer më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në farmacinë “Zegin farm” e cila gjendet në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup. Ai ka hyrë në farmaci me maskë të zezë në fytyrë dhe shiringë me gjilpërë në dorë i është kërcënuar punëtores dhe i ka marrë 9.790 denarë. Vjedhjen e dytë e ka kryer më…

Lexo më Shumë

26 Mars 2019 / 12:08 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot po qëndron për vizitë pune në Bukuresht, Rumani. Spasovski, siç informojnë nga MPB, në kuadër të vizitës do të ketë takime zyrtare me ministren e Punëve të Brendshme të Rumanisë Karmen Dan, si dhe me drejtoreshën e përgjithshme të SELEK Snezhana Maleeva. Loading…

Lexo më Shumë

26 Mars 2019 / 11:57 Facebook ka fshirë 212 faqe, grupe dhe llogari në këtë rrjet social në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Ky aksion ka përfshirë edhe dy vende të tjera: Rusinë dhe Iranin ku janë fshirë edhe 2,420 faqe e llogari të tjera. Arsyeje e fshirjes së këtyre llogarive dhe faqeve, sipas Facebook, është se përpos se kanë qenë të rreme, ato në bashkërendim me njëra-tjetrën kanë tentuar të manipulojnë publikuan në lidhje me atë se kush janë dhe çfarë bëjnë. Disa prej faqeve pretendonin se përfaqësonin komunitete të caktuara politike në Austri, Britani të Madhe dhe Shtetet…

Lexo më Shumë