Author: almakos

25 Mars 2019 / 19:24 Pas pesë ditësh, Ministria e Jashtme më në fund iu përgjigj pyetjeve të Televisionit Alsat lidhur me parregullsitë që revizori shtetëror i konstatoi në raportin për vitin 2017. Megjithëse kemi dërguar pyetje specifike bazuar në vërejtjet e revizorëve, ministria më në fund dërgoi përgjigje por pa përgjigje konkrete. Ne pyetëm se si dhe ku janë shpenzuar 355 mijë euro të dedikuara për një çështje, ndërsa janë shpenzuar për diçka tjetër pa pëlqimin e Ministrisë së Financave? Ministria e Punëve të Jashtme u përgjigj : “Pagesat janë bërë për nevojat e Përfaqësive diplomatike konsullore në bazë…

Lexo më Shumë

25 Mars 2019 / 16:20 Shteti nuk plotëson as minimumin e kushteve për personat me nevoja të posaçme. Kështu deklaruan vet ata para deputetëve, në debatin për Propozim ligjin për mbrojtje sociale. Ata thonë, se ndihma që ju jepet është shumë e vogël, fondi nuk u siguron mjetet e domosdoshme, ndërsa kanë pengesa edhe në qasje tek institucionet. [embedded content] Unë vetë pagova dy mijë euro për një karrocë, për shkak se neve na ofrohet nga shteti karrocë prej 100 euro  me të cilën frikohesh të dalësh në rrugë sepse nuk e dinë a do të mbajë, të gjithë në…

Lexo më Shumë

25 Mars 2019 / 15:58 Në vend të pneumatologëve, shërimi i tuberkulozit do të kalojë në duart e specialistëve internist,  pulmologëve apo specialistëve që janë pjesë e zinxhirit të sëmundjeve të mushkërive. Kjo për shkak të pensionimit të pneumatologëve specialistë po edhe për shkak të mbylljes së degëve së specializimit në këtë fushë. Drejtori i Institutit të Sëmundjeve të Mushkërivë, Arben Llabënishta thotë se po diskutojnë se cilët nga specialistët do të marrin përgjegjësinë për shërimin e kësaj sëmundje. Fatkeqësisht viteve të fundit përballemi me shqetësime që kanë të bëjnë me organizimin e kuadrove, sepse fatkeqësisht kemi një mungesë të…

Lexo më Shumë

25 Mars 2019 / 15:46 Librat e historisë dhe gjeografisë për arsimin fillor dhe të mesëm fillimisht do të ndryshohen sipas Marrëveshjes së Prespës. Pas takimit dyditor këtë fundjavë, anëtarët e Komitetit interdisiplinor të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore, anëtarët e Komisionit maqedonas dhe atij grek kanë konfirmuar dinamikën e punës dhe në periudhën e ardhshme do t’i shqyrtojnë formulimet konkrete nëpër libra që vlerësohen si kontestuese. Sipas informacioneve të televizionit Alsat, pala maqedonase ka rreth 20 faqe vërejtje ndaj librave greke. Atmosfera ishte kolegiale, konstruktive, bëhet fjalë për dy koncepte që duhet të harmonizohen dhe kjo është…

Lexo më Shumë

25 Mars 2019 / 15:24 Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor është tërhequr shorti për radhitjen e kandidatëve në listat për zgjedhjet e parakohshme në komunën e Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës. BDI do të mbajë numrin 1, Aleanca për Shqiptarët numrin 2, “Demokratët” numër 3, “Unioni qytetar” numër 4, numrin pesë kandidati i VMRO-DPMNE-së, numrin 6 Lëvizja Besa ndërsa të fundit në listën e votimit do të jenë kandidatët e LSDM-së. Ndërkaq nga KSHZ u bëjnë thirrje kandidatëve që të mos bëjnë fushatë të parakohshme, por të presin datën e caktuar me ligj për fushatë, 1 prillin. Edhe një herë po…

Lexo më Shumë

25 Mars 2019 / 15:10 Në Strugë nuk ka të ndalur djegia e kallameve dhe atë përgjatë bregut të liqenit, nga Struga deri në fshatin Kallishtë. Në afërsi të bregut të liqenit edhe sot digjej një sipërfaqe me kallam. Aktivistët e sektorit civilë dyshojnë se në atë sipërfaqe shumë shpejt do të ndërtohet ndonjë objekt hotelierik, plazh apo auto-kamp. Sipas informatave të Alsat sot në rajonin e Strugës me urdhër të Këshillit inspektorial pranë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut po kryhet një kontroll i të gjithë bregut të liqenit përfshi edhe plazhet, shumicës prej të cilave tanimë dy vite u…

Lexo më Shumë

25 Mars 2019 / 14:56 Një javë para fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) akoma është duke verifikuar listën zgjedhore. Numri i saktë i qytetarëve me të drejtë vote pritet të mësohet më 29 mars, ndërsa jo zyrtarisht pritet që shifrat të kalojnë mbi 1.8 milion. Në faqen zyrtare të KSHZ-së, akoma gjendet mundësia për verifikimin e listës dhe informimin për vendvotimin. E njëjta vlen edhe për votuesit nga diaspora të cilët të drejtën e votës do ta ushtrojnë në përfaqësitë diplomatike. Kandidatët për president, pas 10 ditëve nga fillimi i fushatës obligohen që në…

Lexo më Shumë

25 Mars 2019 / 14:35 Për ligjin për PSP-në  duhet të punojmë paralelisht në dy drejtime, dhe të mundohemi që të arrijmë konsensus me opozitën dhe të flasim me deputetët. Këtë sot e ka deklaruar zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në lidhje me ligjin për PSP-në, pas takimit në Qeveri me përfaqësuesit e grupit punues Ndër resorësh për implementimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve dhe me drejtorin e Agjencionit për implementim të ligjit. Paralelisht duhet të punojmë në dy drejtime dhe të mundohemi maksimalisht të arrijmë konsensus. Grupet punuese deri tani nuk kanë mundur që të arrijnë marrëveshje…

Lexo më Shumë

[embedded content] 25 Mars 2019 / 14:06 Qeveria ka vendosur që deri në konsolidimin e organeve që do të angazhohen për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe nëpër institucione përkthimet të bëhen në ekzekutiv. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nuk mohoi se ka gabime, por të njëjtat I justifikoi me faktin që kjo llogaritet periudhë tranzitore. Ai tha se Agjencia, dhe më pas edhe Inspektorati, për themelimin e të cilit po punon Ministria e Drejtësisë, do të ndërtojnë urë bashkëpunimi edhe me Kosovën, por edhe me Shqipërinë. Ndërsa, drejtori I Agjencisë për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve,…

Lexo më Shumë

25 Mars 2019 / 14:13 Gjithsej 5 mjekë nga spitali i qytetit të Strugës janë infektuar kohët e fundit me fruthin, dhe katër të tjerë dyshohen për këtë sëmundje, mëson Alsat. Fruthi preku edhe një infermiere dhe një mjek emergjence. Sipas informacionit nga spitali, të gjithë janë dërguar për trajtim, ndërsa spitali ka ndërmarr të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në mesin e personelit mjekësor. Në të gjitha departamentet në spital ka hyrë në fuqi ndalesa për vizituesit dhe janë marrë masa për dezinfektimin e të gjitha ambienteve. Loading…

Lexo më Shumë

Një person i nacionalitetit serb ka njoftuar Policinë e Kosovës se derisa ishte duke punuar në arën e tije ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Parulla policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, granatë dore M75, me ç’ rast e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes. Rasti ka ndodhur dje në ora 15.45 në Graçanicë, njofton Policia e Ksoovës në raportin e rregullt 24 orësh. /kp/Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një person ka njoftuar policinë në Lipjan se persona të dyshuar të panjohur ia kanë vënë zjarrin fillimisht mbeturinave e më pas është përfshirë nga zjarri edhe pylli. Njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, thuhet në raportin e rregullt policor, sipas të cilit rasti ka ndodhur më 24 mars.

Lexo më Shumë