Author: almakos

24 Mars 2019 / 10:42 Me rastin e Ditës Botërore të Personave me Sindromin Daun,sot në orën 11 në Parkun e Qytetit te Guaca do të mbahet garë humanitare për fëmijë me Sindromin Daun– „Run for Down“, në organizim të klubit të skermës “Eskrim”, i cili katër vite me radhë organizon ngjarjen humanitare për këta persona. Organizatorja e garës dhe kryetari e klubit “Eskrim”, BiljanaKuzmanovska, deklaroi për MIA-n se klubi i skermës zhvilloi një platformë me të cilën u përfshi në punën me persona me pengesa, më saktësisht punë me fëmijë me SindrominDaun, dhe se ka përparim evident në zhvillimin…

Lexo më Shumë

24 Mars 2019 / 10:07 Nën moton “Është koha për aksion….për t’i dhënë fund tuberkulozit” ISHP Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive dhe Mekanizmi koordinues kombëtar  me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë do ta shënojnë 24 Marsin, Dita Botërore e Tuberkulozit, ditë kushtuar luftës kundër tuberkulozit. Në suaza të shënimit të ditës, nesër do të mbahet tryezë e rrumbullakët ku fjalime do të mbajnë dhe do të diskutojnë ekspertë për tuberkulozin dhe përfaqësues të sektorit civil të cilët drejtpërdrejt punojnë me këtë problematikë dhe japin kontributin e tyre në parandalimin dhe eliminimin e tuberkulozit. Mjekë nga Instituti për Sëmundje të Mushkërive…

Lexo më Shumë

Policia në Klinë ka arrestuar një person të dyshuar i cili nën ndikim të alkoolit në shtëpinë e tij ka pas sjellje të dhunshme ndaj gruas së tij si dhe kishte thyer e demoluar disa orendi në shtëpi. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë e gjuetisë me 20 fishek. Pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

24 Mars 2019 / 9:31 Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri shtatë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 22 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell erë veriore.  Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 21 gradë. Deri të hënën do të mbaj mot stabil dhe i ngrohtë, ndërsa të martën do të ketë ndryshim të motit. Do të ketë rritje të vranësirave me reshje…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në fshatin Buzovik, të Vitisë pasi që kur është ndaluar nga policia në automjet kishte pas të ngarkuara dy lopë me dy viça të cilët dyshohet se ishin kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Me rast janë marr edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Me urdhër të prokurorit kafshët janë dërguar në terminal doganorë kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Policia njofton se dje në orën 13:20 në Gjilan kanë marr njoftimin se një person ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhrin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 20:44 Pasditën e sotme në rrethinën e Velesit kanë shpërthyer dy zjarre të reja, njëri mbi lumin Topolka në disa kilometra nga Velesi, ndërsa tjetri mbi manastirin tek fshati Omoran i Velesit. Në shuarjen e tyre marrin pjesë ekipe të Njësisë kundër zjarreve nga Velesi. Drejtorja e ekonomisë së pyjeve, Lubenka Popova për MIA ka thënë se zjarri është lokalizuar në ora 11, por përsëri është aktivizuar dhe lokalizuar rreth mesditës. “Për shkak të rrezikut përsëri të shpërthejë ky zjarr pyjor, ekipet tona ende janë në terren ku do të jenë gjatë natës dhe nesër”, ka…

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçar ka mbytur bashkëshorten e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Gramshit. Autori ishte dënuar dy herë për dhunë në familje dhe trajtohej me kemp pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo është shtëpia ky jetonte çifti Hysa në fshatin Grekan të Gramshit. 35 vjeçari pas një konflikti ne mesnate mbyti bashkëshorten e tij në krevat. Viktima është 32 vjeçarja Gurije Hysa. Menjëherë pas krimit autori Alvin Hysa ka njoftuar babanë e tij dhe motrën për aktin që kishte kryer dhe e ka pritur policinë në banesë. Tre fëmijët e mitur të çiftit ndodheshin…

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 16:13 Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov prej vitit të kaluar është informuar nga shërbimet e ministrisë, se zyrat diplomatike konsullore nuk e kanë kthyer në buxhet tepricën e parave, që iu kanë mbetur në llogari në vitin 2017, megjithëse ligji kërkon që ato të kthehen. Drejtoria për punë organizative në ministrinë përkatëse më 28 shkurt të vitit 2018, e ka informuar kreun e diplomacisë se ambasadat nuk i kanë kthyer më shumë se 212 mijë euro në arkën e shtetit, por edhe i kanë thënë Dimitrovit se iu është dhënë afat ambasadave për kthimin e parave.…

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 16:02 Më shumë se 9.000 banorë të Llabunishtës së Strugës shpesh jetojnë nën tym të dendur dhe me erë të padurueshme, që përhapet nga deponia ilegale lokale. Ajo shpesh ndizet ndërsa ndodhet pak më lart se fshati. Banorët thonë se kështu është me vite dhe askush nuk merr masa për ta zhvendosur atë. [embedded content] “Vjen erë e keqe, tym, nga të gjitha anët. Se ka dëme, ka dëme për shëndetin dhe për të gjithë ne.” “Askush nuk kujdeset. Askush nuk pyet për Llabunishtën, as komuna, askush. Digjet, digjet dhe do të vazhdojë të digjet. Askush…

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 15:21 VMRO-DPMNE-ja nuk do të dorëzojë të shkruara në format amendamentesh vërejtjet mbi propozim/ligjin për Prokurorinë Publike, ashtu siç kërkon Ministria e Drejtësisë. Sipas opozitares maqedonase amendamente dorëzohen në procedurë parlamentare. [embedded content]  Ky tekst ligjor siç është dorëzuar është anti-reformë duke pasur parasysh që nuk përmban asnjë grimë të rekomandimeve relevante të cilat do të sjellin drejtësi dhe shtet ligjor dhe prokurori publike që nuk do të frikësohet t’i hetojë krimet e pushtetit. Kërkimi i amendamenteve në këtë fazë është përpjakje për tregti me principet bazë. Demokracia sakt përcakton se kur dhe ku dorëzohen amendamente.…

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 14:49 Kultivuesit e bletëve nga i gjithë vendi janë mbledhur në sheshin e Shkupit, për të promovuar shumëllojshmëritë e mjaltit. Ky Panair i Bletarisë organizohet pas 30 vjetësh. Gjatë kësaj fundjave, qytetarët mund të shijojnë mjaltin e cilësisë së lartë, për të cilën bletarët thonë se shpenzojnë shumë e fitojnë pak. Zëvendësimi i sheqerit të bardhë definitivisht është mjalti për shkak se është i shëndetshëm, i rigjeneron qelizat e trupit dhe ndikon pozitivisht në organizmin e njeriut. Madje duke e stabilizuar qarkullimin e gjakut dhe ritmin e zemrës- tha Marina Mitrevska, Bletare. Nga Federata e Bletarëve…

Lexo më Shumë