23 Mars 2019 / 15:21
VMRO-DPMNE-ja nuk do të dorëzojë të shkruara në format amendamentesh vërejtjet mbi propozim/ligjin për Prokurorinë Publike, ashtu siç kërkon Ministria e Drejtësisë. Sipas opozitares maqedonase amendamente dorëzohen në procedurë parlamentare.
Ky tekst ligjor siç është dorëzuar është anti-reformë duke pasur parasysh që nuk përmban asnjë grimë të rekomandimeve relevante të cilat do të sjellin drejtësi dhe shtet ligjor dhe prokurori publike që nuk do të frikësohet t’i hetojë krimet e pushtetit. Kërkimi i amendamenteve në këtë fazë është përpjakje për tregti me principet bazë. Demokracia sakt përcakton se kur dhe ku dorëzohen amendamente. Kjo bëhet në Kuvend, në procedurë parlamentare dhe jo në ministritë e Qeverisë- deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.
Të pyetur për mbështetjen e mundshme të propozim/ligjit nga deputetë të tjerë që do të përbënin 2/3 e votave të nevojshme, VMRO-DPMNE-ja thotë se nuk përjashtohet mundësia që këtë pushteti ta arrijë duke bërë tregti me shtetin ligjor. Zv.kryeministri Bujar Osmani thotë se për gjetjen e një zgjidhje duhet të punohet në dy drejtime.
Është e qartë se dje, përpjekja e dytë nuk arriti të japë rezultate. Unë vlerësoj se duhet të vazhdohet paralelisht të punohet në dy trajektore; edhe në përpjekjen për arritjen e konsensusit por edhe me komunikim me deputetët që eventualisht të arrihet shumicë në parlament- pohoi Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane.
Opozita maqedonase doli me kërkesa të caktuara për propozim/ligjin për Prokurorinë Publike ku përfshihet edhe Prokuroria Speciale. Ajo kërkon të përfundohen lëndët e PSP-së të dorëzuara në gjykatë deri në qershor të vitit 2017 dhe PSP-ja siç është tani të pushojë së ekzistuari, të formohet komision hetimor për punën e deritanishme të ekipit të Janeves, të formohet PSP e re, me ekip të ri, në kuadër të Prokurorisë për krim të organizuar por me kompetenca të zgjeruara dhe të zgjidhet prokuror publik me propozim të opozitës. Pozita në propozim/ligj parashikon kryeprokurori special të mos ndryshohet. PSP-ja të jetë njësi e veçantë në prokurorinë e rregullt për të ndjekur krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, materialet e përgjuara për lëndët e proceduara ose në fazë para hetimore të shfrytëzohen si dëshmi deri në shtator të viti 2020.
Fatlume Dervishi
Loading…