MPB Maqedoni njofton se dje (29.06.2026), në orën 11:45, në Shtip, nëpunësit policorë të SPB Shtip e privuan nga liria T.A. (39) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfet”.
“Më parë, më 22.06.2026, K.B. (26) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip dhe student në Universitetin “Goce Dellçev”, kishte denoncuar se T.A. i kishte kërkuar 300 euro për të kaluar në një provim të cilin do ta jepte me datë 29.06.2026″.
“Janë ndërmarrë masa në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shtipit dhe K.M. i janë dorëzuar tre kartëmonedha prej 100 eurosh, të cilat janë përpunuar në mënyrë krimo-teknike. Nëpunësit policorë e arrestuan T.A. menjëherë pasi i kishte pranuar paratë. Ajo është ndaluar në stacion policor, ndërsa paratë janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

