Author: almakos

23 Mars 2019 / 14:45 Zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të jetë shembull i tejkalimit të dallimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Prandaj në këtë moment është veçanërisht e rëndësishme të kemi një harmonizim të qëndrimeve dhe një qasje të përbashkët ndaj vendimmarrjes nga qendrat në Berlin dhe Uashington për këtë çështje. Një mendim të tillë ndanë disa nga ekspertët e sigurisë që morën pjesë në Shkollën e Sigurisë Rajonale në Strugë. Ballkani Perëndimor nuk ka kohë për të humbur, sepse aktorët kryesorë të sigurisë ndërkombëtare duan të mbyllin shumë mosmarrëveshje dypalëshe. Mbeti problemi Beograd-Prishtinë dhe sigurisht përmes…

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 14:29 Është gjetur i pa jetë trupi i personit J.M nga Gostivari i lindur në vitin 1998, që ditë më parë u lajmërua në organet e rendit si i zhdukur në ujërat e lumit Vardar.Trupi i pajetë i personit në fjalë, është gjetur në shtratin e lumit Vardar, në mes fshatrave Forinë dhe Çegran, ku për momentin, prokuroria dhe organet e rendit janë duke kryer hetimet plotësuese. Personi në fjalë është paraqitur si i zhdukur ditë më parë rreth orës 9 e 15 minuta në stacionin policor në Gostivar, pas çka, policia e Gostivarit pas informatave të…

Lexo më Shumë

Një shtëpi në fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës, është djegur tërësisht, kurse familja 10 anëtarëshe Bytyçi ka mbetur pa kulm mbi kokë. Familjen Bytyçi e ka vizituar sot kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka thënë se kësaj familjeje do t’i bëhet një zgjidhje e shpejtë për t’i siguruar strehim. Gjatë vizitës në familjen e Lulzim Bytyçit, kryetari Begaj ka shprehur keqardhje për djegien e shtëpisë, dhe pas vizitës ka deklaruar do të shikohen të gjitha mundësitë, për një zgjidhje të shpejtë për familjen Bytyçi, në mënyrë që t’i rregullohet shtëpia dhe të sigurohet banimi për…

Lexo më Shumë

Mali mbi Manastirin e Deçanit është kapluar nga zjarri. Këtë e kanë konfirmuar nga Zyra e Zjarrfikësve në Deçan, që thanë se edhe KFORI është duke ndërhyrë për ndaljen e zjarrit. “Dje nga ora 17:00 kemi dal në vendin e ngjarjes dhe deri në ora 01:00 të natës e kemi lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Por në këtë pjesë edhe sot zjarri është ndez, gjithashtu janë duke ndihmuar edhe KFORI me helikopter për të ndalë flakët”. “Persona të lënduar nuk ka, deri më tani janë djegur mbi 10 hektarë të malit”, thanë nga Zyra e Zjarrfikësve në Deçan, për Klan…

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 12:47 Në sheshin “Maqedonia” në Shkup sot dhe nesër do të mbahet “Panair i Bletarisë së Maqedonisë”. Manifestimi mbahet për herë të parë në 30 vitet e fundit, ndërsa mbështetës kryesor i Panairit  është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Nikoqir i ngjarjes dyditore është Qyteti i Shkupit, ndërsa organizator është federata e Bletarisë së Maqedonisë. Loading…

Lexo më Shumë

Të premten rreth orës 20:40 një dy persona të dyshuar për vjedhje kanë shtënë me armë në drejtim të një zyrtari policor në Hajvali, të cilin fatmirësisht nuk e kanë qëlluar. Me intervenimin e shpejtë të policisë të dyshuarit janë arrestuar. Siç bëhet e ditur Policia ka pranuar informatën se në fshatit Hajvali, është duke u kryer një vjedhje në një shtëpi. “Në këtë interval kohorë, në të njëjtin lokacion, një zyrtar policor ka hasur në një veturë të ndalur dhe dy persona që po vinin në drejtim të veturës. Zyrtari policor është prezantuar dhe ka kërkuar legjitimimin e tyre,…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në fshatin Grekan të Gramshit, ku një 35-vjeçar ka mbytur bashkëshorten e tij 3 vite më të vogël. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë mundur të vërë në pranga shtetasin me inicialet A.H.. Rrethanat e krimit janë ende të paqarta, ndërsa tashmë dosja ka kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për hetime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 11:01 Pesë kandidatë kanë parashtruar kandidaturën për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Ohrit, ndërsa dy për kryetarë të Novo Sellës dhe Dibrës. Zgjedhjet lokale për këto tre komuna do të mbahen së bashku me ato presidenciale. Raundi i parë duhet të mbahet më 21 prill, ndërsa idyti më 5 maj.  Hedhja e shortit për renditjen e kandidatëve për kryetarë në të trija komunat  ndo të mbahet të hënën. Në garën për kryetar të Ohrit janë Nihail Trendafilov – Nançe nga partia e Unionit -Demokratik Qytetar, Mitre Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Konstatin Georgieski nga LSDM-ja,…

Lexo më Shumë

Të shtunën rreth orës 22:00 në Zhur të Prizrenit është djegur tërësisht autobusi i linjës Dragash – Prizren-Beograd, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Lajmin e ka konfirmuar për RTV Besa Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren, i cili ka thënë se për shkaqe ende të panjohura autobusi ka marrë flakë, por nuk ka persona të lënduar. “Rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka marrë informatën se në Zhur të Prizrenit është kapluar nga zjarri një autobus i kompanisë ‘Adio Tours’. Ky autobus ishte i linjës së rregullt të udhëtimeve Dragash-Prizren-Beograd”, ka thënë Gashi. Gashi ka thënë se në…

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 9:43 Në garën për kryetar të komunës së Dibrës, në zgjedhjet e parakohshme lokale, më 21 prill do të marrin pjesë dy kandidatë. Këta janë mjekët e njohur të Dibrës, Hekuran Duka, i cili është kandidat i BDI-së dhe Arben Agolli i Aleancës për Shqiptarë, i mbështetur nga Lëvizja “Besa”. Dr. Hekuran Duka është i lindur në Dibër, i martuar, baba i tre fëmijëve. Arsimin e mesëm e ka përfunduar në vendlindje, ka diplomuat në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ku ka përfunduar specializim për urologji. Është i punësuar në Spitalin e përgjithshëm në Dibër nga…

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 9:30 Pas konfirmimit të rregullsisë së kandidaturave të tre kandidatëve presidencialë dhe pas konfirmimit të renditjes në fletëvotim, për më pak se dhjetë ditë, gjegjësisht nga 1  prilli, zyrtarisht  do të fillojë fushata zgjedhore për president të shtetit. Kandidatët presidencialë, të cilët javëve të kaluara kanë njoftuar për aktivitetet e tyre në vend, me çfarë zyrtarisht tashmë e kanë filluar fushatë, dje u paralajmëruan  nga KSHZ-ja të mos e fillojnë fushatën para kohe. Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në sencën e 27-të të Komisionit,  u bëri thirrje kandidatëve t’i përmbahen nenit 69 të Kodit Zgjedhor, në…

Lexo më Shumë

23 Mars 2019 / 9:10 Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri shtatë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 22 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell erë veriore.  Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 21 gradë. Deri të hënën do të mbaj mot stabil dhe i ngrohtë, ndërsa të martën do të ketë ndryshim të motit. Do të ketë rritje të vranësirave me reshje…

Lexo më Shumë