Gjendet në ujërat e lumit Vardar trupi i pajetë i personit J.M. nga Gostivari

Është gjetur i pa jetë trupi i personit J.M nga Gostivari i lindur në vitin 1998, që ditë më parë u lajmërua në organet e rendit si i zhdukur në ujërat e lumit Vardar.
Trupi i pajetë i personit në fjalë, është gjetur në shtratin e lumit Vardar, në mes fshatrave Forinë dhe Çegran, ku për momentin, prokuroria dhe organet e rendit janë duke kryer hetimet plotësuese. 
Personi në fjalë është paraqitur si i zhdukur ditë më parë rreth orës 9 e 15 minuta në stacionin policor në Gostivar, pas çka, policia e Gostivarit pas informatave të siguruara paraprake, ka filluar kërkimet për rrjedhën e lumit Vardar.
Personi në fjalë ka pasur probleme personale dhe gjendje të rënduar psikologjike, me ç`rast edhe ka vendosur t`i marrë jetën vetes duke u hedhur në ujërat e lumit Vardar në Gostivar.
Pas gjetjes së trupit të pajetë të të ndjerit, SPB Gostivar e ka dorëzuar në mjekësinë ligjore në Gostivar për hetime të mëtutjeshme.

Loading…

TAGS