25 Mars 2019 / 15:10
Në Strugë nuk ka të ndalur djegia e kallameve dhe atë përgjatë bregut të liqenit, nga Struga deri në fshatin Kallishtë.
Në afërsi të bregut të liqenit edhe sot digjej një sipërfaqe me kallam. Aktivistët e sektorit civilë dyshojnë se në atë sipërfaqe shumë shpejt do të ndërtohet ndonjë objekt hotelierik, plazh apo auto-kamp. Sipas informatave të Alsat sot në rajonin e Strugës me urdhër të Këshillit inspektorial pranë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut po kryhet një kontroll i të gjithë bregut të liqenit përfshi edhe plazhet, shumicës prej të cilave tanimë dy vite u ka skaduar marrëveshja.
Kontroll sipas Alsat përskaj inspektoratit shtetëror të ndërtimtarisë po kryejnë edhe Inspektorati i bujqësisë dhe ai i mjedisit hapësinorë. Këtë për Alsat e konfirmojnë edhe nga Ministria për Mjedis dhe Planifikim hapësinorë, nga ku pritet që ditëve të ardhshme të dalin me informata më të hollësishme rreth kontrolleve të kryera në bregun e liqenit të Ohrit.
Loading…