Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sekuestros për vilën në Dhërmi, për të cilën SPAK dyshon dhe deklaroi se është pronë e ish-zv/kryeministres së pandehur Belinda Balluku.
Javë më parë Prokuroria njoftoi se kishte zbuluar gjatë hetimeve me metoda speciale, dokumente dhe dëshmi, se vila ishte një pasuri e zyrtares së lartë socialiste, por e regjistruar në emër të ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Igli Tare.
Ky i fundit kishte bërë ankimimin pasi prona figuron në emër të tij, por Apeli e ka rrëzuar.
Për këtë çështje, SPAK nisi hetimet dhe i mori të dy nën akuzë, teksa ndaj ballukut u ngrit një vepër penale shtesë përveç fraksionit për tunelin e Llogarasë dhe 11 tenderët.
Vendimi i Apelit të GJKKO:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më datë 30.06.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 24 akti, datë 18.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.T:
“Ankim kundër vendimit Nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë e paluajtshme” dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 412, datë 03.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, më datë 30.06.2026”.


