Bedri Rexhallari 27 Mars, 2019 Në seancën e sotme të rastit të PSP-së ”Maxhar Telekom” pritet të merren në pyetje dëshmitarët Mançe Trendafilov dhe Borçe Davitkovski. Gjykimi zhvillohet kundër ish-drejtorëve gjeneral dhe financiar të Telekomit të Maqedonisë, Atilla Sendrei dhe Rolf Pllat, si dhe dy persona të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe nënshkrimit të marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultative me firma nga Qipro. Në seancën e kaluar u mor në pyetje dëshmitari Xhamali Mehazi. Prokurorja Stefanovska, theksoi se dëshmitari Mehazi është nënshkrues i protokolleve në rolin e Ministrit për Transport dhe Lidhje. Në seancën e kaluar, Prokurorja Speciale…
Author: almakos
Bedri Rexhallari 27 Mars, 2019 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 93-të dhe të 94-të. Në rend dite të seancës së 94-të të ligjeve për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në sferën e arsimit, shkencës dhe kulturës, mas-mediave, rini dhe sport, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionimin e kredisë banesore, për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut tek Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për lehtësimin…
S A 27 Mars, 2019 Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër prej gjithsej shtatë aksidenteve gjatë ditës së djeshme. Në tri ishin shkaktuar dëme materiale. Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 40 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, shtatë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, dy shoferë për rreshtim të parregullt, një shofer për anashkalim të padrejtë, një shofer nuk u ka dhënë përparësi kalimi automjeteve në…
Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti ka lajmëruar apo kallëzuar në mënyrë të rreme në lidhje me një rast të vjedhjes. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Një aksident i rëndë rrugor, me një të vdekur dhe 3 të plagosur është regjistruar orët e mbrëmjes së të martës në aksin Lezhë-Laç, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Spitenit”. Përplasja mes 3 automjeteve ka rezultuar fatale për Arjan Bejtjen, 37-vjeçari që nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend. Ai mësohet të ketë qenë oficer në Burgun e Shënkollit, në Lezhë. Nga përplasja kanë mbetur edhe 3 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe emergjencave civile, ndërkohë që…
Rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka marrë një informatë se një 13 vjeçar dyshohet se ka varur veten. Siç ka bërë të ditur Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, një informatë të tillë Policia e ka marrë nga Spitali i Ferizajt. Pas kësaj, siç ka thënë Gashi për Telegrafin, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, duke kryer veprimet e duhura. Kështu, ka shtuar ai, me urdhër të prokurorit, trupi i djaloshit është dërguar në obduksion. /Telegrafi/
26 Mars 2019 / 21:30 Pavle Trajanov, ish Ministër i Brendëshëm në kohën e krizës së refugjatëve thotë se në Maqedoni kishin hyrë armë “me ton” nga Shqipëria. Trajanov pranoi se janë bërë aksione në Strugë, Dibër, Stenkovec kundër atyre që kanë dashur të shkaktojnë tensione. Këto aksione thotë ai janë bërë me dijeninë e faktorit ndërkombëtar. [embedded content]
26 Mars 2019 / 21:10 Ajo për “Programin 200” thotë se shumica e viktimave ishin gra e fëmijë. Më pas ushtria serbe para gazetarëve të huaj i ka prezantuar viktimat si terroristë. Xhara thotë gazetarët e huaj habiteshin me përshkrimet se aksioni i forcave serbe ka qenë “sukses”. Opinioni në Ballkan ende si di të vërtetat me ngjarjet në Kosovë, thotë Xhara. [embedded content]
Një kosovar ka pësuar një aksident vdekjeprurës në Itali, teksa po punonte, të hënën, në një kantier detar. Viktima, 60-vjeçar, është shtypur nga një kontejner i hekurt brenda një kantieri detar, raportojnë mediat italiane. Ngjarja tragjike, në Ortona, mësohet të ketë ndodhur pak para orës 14.00, dhe përkundër përpjekjeve, mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë punëtorin kosovar. Autoritetet italiane, përfshirë Prokurorinë Publike të Kietit dhe Rojën Bregdetare, po zhvillojnë hetime për të mësuar se si ka ndodhur aksidenti. Gazeta Express ka mësuar se viktima ishte nga Dragashi, dhe quhej R.M. Foto: Ilustrim
26 Mars 2019 / 20:53 Kryeministri Zoran Zaev ka akuzuar liderin e partisë më të madhe opozitare VMRO –DPMNE, Hristijan Mickovski, se nuk e ka treguar të vërtetën në fillim të emisionit në debatin televiziv që po zhvillohet sonte, kur ky I fundit kishte deklaruar se partia e tij kishte dorëzuar 65 amendamente në Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me Ligjin për prokurorinë publike. Nuk është e vërtetë. E kam kërkuar vetë Ministren e Drejtësisë në pauzën paraprake. Nuk ka asnjë amendament të dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë e as në Kuvend. Mendove se do të iki nga këtu me…
26 Mars 2019 / 20:43 Nga Ministria e Drejtësisë sonte kanë njoftuar se VMRO-DPMNE nuk ka parashtruar amendamente për propozim ligjin për prokurorinë publike. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, sot në debatin televiziv me Kryeministrin Zoran Zaev, ka deklaruar se janë parashtruar 65 amendamente deri te Ministria e Drejtësisë. Kryetari i LSDM-së ka thënë se ende nuk është informuar në lidhje me amendamentet, sepse i njëjti kishte qenë duke drekuar me ambasadorët e vendeve të BE-së, me çka Mickovski është përgjigjur se amendamentet janë dorëzuar disa orë para se të fillojë dueli televiziv.
26 Mars 2019 / 19:36 Lideri i partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në duelin televiziv që po zhvillohet sonte në Kanal 5, midis tij dhe Kryeministrit të vendit Zoran Zaev ka thënë se ekziston mundësia që deputetët e përjashtuar të kthehen në partinë amë, gjegjësisht në VMRO-DPMNE. Gjithmonë në jetë ekziston diçka e dy anshme. Absolutisht është e mundur, gjithmonë ka mundësi të reja- ka thënë Mickovski. Ai shtoi duke thënë se në takimin e djeshëm me këtë grup të pavarur deputetësh i ka prezantuar principet e VMRO-DPMNE-së për ligjet reformuese, mirëpo edhe propozimet për Ligjet për Prokurorinë publike,…

