26 Mars 2019 / 20:43
Nga Ministria e Drejtësisë sonte kanë njoftuar se VMRO-DPMNE nuk ka parashtruar amendamente për propozim ligjin për prokurorinë publike.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, sot në debatin televiziv me Kryeministrin Zoran Zaev, ka deklaruar se janë parashtruar 65 amendamente deri te Ministria e Drejtësisë.
Kryetari i LSDM-së ka thënë se ende nuk është informuar në lidhje me amendamentet, sepse i njëjti kishte qenë duke drekuar me ambasadorët e vendeve të BE-së, me çka Mickovski është përgjigjur se amendamentet janë dorëzuar disa orë para se të fillojë dueli televiziv.



