Dy persona kanë raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur iu ka vjedhur automjeti i tipit Daimler Benz me targa vendore dhe një viç nga stalla. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:00 në fshatin Klinë e Epërme, Skenderaj. /Telegrafi/
Author: almakos
Alsat 2019-03-28T11:50:10+01:00 Kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev shtroi pyetjen nëse Prokuroria Speciale ka kryer detyrën e saj. Sipas tij propozim ligji në fjalë për Prokurorinë Publike i merr autonominë Prokurorisë Speciale. “Gabimisht parashtrohet pyetja në opinion se ky është Ligj për Prokurorinë Speciale, realisht ky është ligj i cili në një far forme ia merr autonominë Prokurorisë Speciale. Ne si Aleanca për Shqiptarët jemi për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, në pafundësi. Ne mandej jemi edhe për formimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me ankimin e ankesave nga…
Një person është arrestuar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:00, në Deçan. Siç thuhet në raport, pas intervistimit viktima është dërguar në vend të sigurt, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Dy persona të kombësisë ashkalike kanë marr lëndime të rënda trupore pasi janë përfshirë në një rrahje me tre persona tjerë të kombësisë egjiptiane. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:25, në Fushë Kosovë. Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. “Tre persona të kombësisë egjiptiane janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje me dy persona tjerë të kombësisë ashkallike, ku këta të fundit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”,…
Alsat 2019-03-28T11:00:38+01:00 “Interes i shtetit dhe i qytetarit është që zgjedhjet të jenë të qeta dhe të lira. Apeloj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të dalin më zgjedhje, ndërsa partive që të mbajnë llogari për vokabularin e tyre dhe për fushatë pozitive”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
S A 2019-03-28T09:48:44+01:00 Në Parlamentin Evropian në Strasburg sot mbahet takimi i 16-të i Komitetit të përbashkët parlamentar Bashkimi Evropian-Republika e Maqedonisë së Veriut, i fundit nga kjo përbërje të Parlamentit Evropian, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Komitetin e përbashkët parlamentar e kryesojnë deputeti Goran Milevski dhe parlamentari slloven Alojz Peterle. Në delegacionin kuvendar ndodhen edhe deputetët Nikolla Micevski, Sonja Mirakovska, Shpresa Hadri, Meral Uzeiri Ferati dhe Zhaklina Llazarevska. Ata së bashku me kolegët nga Parlamenti Evropian do të kenë shkëmbim të mendimeve me përfaqësues të Qeverisë, të prezantuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski dhe të…
Alsat 2019-03-28T09:29:15+01:00 Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës sot do të mbajnë takim pune në përpjekje që të arrijnë pajtueshmëri për ligjin për prokurori publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së. Takimi është caktuar në ora 18 në Ministrinë e Drejtësisë. Dy palët edhe pse insistojnë në qëndrimet e tyre, thonë se bisedimet nuk kanë dështuar.
Një aksidenti komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, një “BMW” dhe një “Mercedes”. Në vendin e aksidentit kanë arritur njësitë policore, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Nuk dihet nëse ka të lënduar. Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë lidhur me rastin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Kuvendi miratoi leximin e tretë të ligjeve të cilat nuk u dekretuan nga presidenti Gjorgje Ivanov. Ligji për Agjencinë Teknike Operative, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për tatim mbi vlerën e shtuar dhe Ligji për qasje deri tek informacionet me karakter publik u miratuan me shumicë votash. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi mbylli seancën e sotme në pikën e 12 duke mos vënë në votim të tretë Ligjin për marrëdhënie pune, Ligjin për dokumente elektronike dhe Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Për seancën e sotme ishte ftuar edhe presidenti Ivanov, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjes…
Zjarr i madh shpërtheu sot pasdite në lagjen Andon Dukov në Ohër, në afërsi të bregut të Liqenit të Ohrit. Krahas kallamit dhe druve, zjarri ka përfshirë edhe disa baraka dhe shpezë që ishin vendosur në kotece. Në fikjen e zjarrit morën pjesë tri automjete të shërbimit zjarrfikës të Ohrit, ndërsa ndihmuan edhe shumë banorë lokal. Zjarri filloi me djegien e kallamit, dukuri kjo që gjatë periudhës së fundit në rajonin e Ohrit dhe Strugës merr një hov të madh dhe shqetësues. Nga njësia zjarrfikëse e Strugës dhe Ohrit shprehen se nuk mbajnë mend që të ketë pasur aq shumë…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Henrik Markush, i cili së pari i uroi Kryetarit Xhaferi për miratimin e suksesshëm të ndryshimeve të Kushtetutës, si faktor kryesor për procesin e mëtejshëm të integrimit të vendit në bashkësinë e NATO-s. Temë e bisedës ishin edhe aktivitetet tjera të Kuvendit që dalin si obligime nga Marrëveshja e Prespës. Në këtë u ndërlidh kryetari Xhaferi dhe konfirmoi se në mënyrë intensive punon në përmbushjen e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së…
Alsat 2019-03-27T16:24:36+01:00 Tabela në institucionet e vendit ku duhet të shënohet emri i ri i shtetit, respektivisht Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të respektojnë njëkohësisht edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Mirëpo institucionet e vendit vazhdojnë të anashkalojnë gjuhën shqipe. Së fundmi, Instituti për Standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka anashkaluar gjuhën shqipe, duke shkruara tabelën vetëm në gjuhën maqedone dhe atë angleze.

