S A 2019-03-27T15:22:17+01:00 Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit shuhet përfundimisht. Kuvendi miratoi dy ligjet të cilat formojnë Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Gjatë seancës, Kuvendi nuk kishte kuorum dhe për këtë arsye, kreu i Kuvendit shtyu votimin për në fund të seancës. Koordinatorët filluan lobimin për t’i sjell në sallë deputetët të cilët mungonin. Pas pak minutave në sallë u pa edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Derisa priteshin deputetët, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u pa i lodhur në sallë. Me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi i…
Author: almakos
Në Kuvend janë kthyer një pjesë e ligjeve të cilat nuk u dekretuan nga presidenti Gjorgje Ivanov. Ndonëse leximi i tretë i tyre pritej të bëhej në një seancë, në plenare u vendosën vetëm pesë ligje në mesin e të cilëve edhe Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë dhe Ligji për Mbrojtje dhe Parandalim nga Diskriminimi. Jashtë rendit të ditës mbeti Ligji mbi Agjencinë Teknike-Operative dhe Ligji mbi Agjencinë për Ndjekje të Komunikimeve Elektronike. Në seancë ishte ftuar edhe presidenti Ivanov, por ai nuk i është përgjigjur thirrjes së kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi. I pari i ligjvënësit në takimin e…
S A 2019/03/27 2:58:06 PM Rrjeti më i madh social në botë Facebook ka mbyllur 2632 faqe, grupe apo profile te rrejshme të cilët kanë mashtruar lexuesit. Facebook sqaron se mes faqeve te mbyllura, 212 janë me origjinë nga Maqedonia dhe Kosova. Administratorët e faqeve të mbyllura kanë postuar materiale me përmbajte religjioze dhe nacionalizëm, shkak kjo që ka quar në mbylljen e faqeve të tyre. “Ne kemi hequr 212 faqe, grupe dhe llogari nga Facebook, që ishin të angazhuara në sjellje të bashkërenduar joautentike që kishin origjinën në Maqedoni dhe Kosovë. Individët që qëndronin pas kësaj veprimtarie vepronin me…
S A 2019-03-27 Megjithëse duhej të dëshmonte, ish-kreu i DSK-së Sllobodan Bogoevski nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme të “Maxhar Telekom-it”. Ai herët në mëngjes arsyetoi mungesën te Gjykata Penale për shkak të obligimeve të grupit të punës në Qeveri. Prokurorja Speciale e lëndës, Lile Stefanova tha se për radhën e dëshmitarit në fjalë do të konsultohen me palët në seancën e ardhshme. Për shkak të volumit të lëndës, marrja në pyetje e dëshmitarëve të radhës do të merr shumë kohë, prandaj për caktimin e kohës se kur do të jep dëshminë e tij Sllobodan Bogoevski, propozoj që…
Ish punëtorët, të cilët njëherësh janë edhe e aksionar të firmës “Tetovo Tabak”, e njohur si Monopoli i Tetovës, kanë protestuar kundër siç thonë shitjes së kompanisë, pa konsultimin paraprak të tyre. Punëtorët madje thonë se përveç shitjes, edhe aksionet e tyre nuk figurojnë më në Regjistrin Qendror. Monopoli është shitur në rrethana të dyshimta. E tërë prona ka kaluar në emër të shtetit dhe është shitur përmes një para-kontrate, që është manipulim me aksionarët. Me këtë humbin edhe aksionet edhe rrogat tona. Si mund dikush të shet pronën pa na pyetur neve? Në regjistrin Qendror neve më nuk kemi…
Opozitës mund t’i plotësohet kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare në rast se kandidati për president i mbështetur nga pushteti, Stevo Pendarovski humb zgjedhjet presidenciale. Ishte kjo fjala që kryeministri Zoran Zaev i dha liderit të opozitës Hristijan Mickoski në duelin televiziv të një dite më parë, në këmbim të fjalës së Mickoskit se partia e tij nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale në rrethin e dytë. Po, do të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse kërkon opozita, në rast se humb Stevo Pendarovski – tha Zoran Zaev, kryeministër. “Unë disa herë kam bërë thirrje dhe ja do të bëj…
Komisioni për antikorrupsion ka hapur raste të reja kundër më shumë gjykatësve për keqpërdorim dhe veprime korruptive. Komisioni do ta shqyrtoj gjendjen e pronës të gjykatësit të Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski, më pas të kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski si dhe gjykatësve Aleksandra Zafirovska, Svetlana Kostova dhe Sofija Llalliçiq.
Kuvendi sot ka thirrur seancë për miratimin e ligjeve të cilat nuk i dekretoi presidenti Ivanov. Në mesin e tyre nuk janë Ligji për ATO dhe as Ligji për Agjencinë për ndjekjen e komunikimeve. Deputetët sot në lexim të tretë pritet të votojnë vetëm për Ligjin për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi, Ligji për Kryqin e Kuq, Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë dhe Ligji për dokumente elektronike. Ndërkohë në seancën aktuale Kuvendi pritet të miratojë ligjin i cili parashikon shuarjen e Sekretariatit për zbatimin e MO-së dhe pakon e ligjeve sociale.
Është caktuar për nesër në ora 18:00 takim i ri i grupeve të punës për Prokurorinë Speciale, një ditë pasi VMRO-DPMNE-ja dërgoi në adresën elektronike të ministres së Drejtësisë, Deskoska, propozim/amendamente për ligjin. Opozitarja maqedonase ka propozuar gjithsej 65 amendamente të cilat do të vendosen në tavolinë për negociata me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për ligjin për Prokurorinë Publike. Qëndrimet e palëve aktualisht janë diametralisht të kundërta. Paraprakisht është njoftuar që bisedimet do të vazhdojnë edhe të premten duke mos caktuar afat konkret për përfundimin e tyre dhe për kalimin e procedurës për miratimin e ligjit në Kuvend.
S A 27 Mars, 2019 Gjatë kontrollit të fundit të policisë së trafikut, në rajonin e Pollogut janë gjetur gjashtë autobusë dhe furgon që teknikisht nuk ishin në rregull që kryejnë transport publik. Sipas SPB Tetovë, dje në rajonin Tetovë-Gostivar ishte zbatuar edhe një nga kontrollet e planifikuara të automjeteve, kryesisht autobusë dhe furgonë. “Me kontrollin gjithsej ishin përfshirë 14 automjete (TE-3 dhe GV-11). Te gjashtë nga to janë hasur parregullsi teknike (TE-1 dhe GV-5). Pesë automjete kishin frenat jo në rregull (TE-1 dhe GV-4), përderisa një pajisje që teknikisht nuk ishte në rregull për vozitje. Automjeteve të cilat nuk…
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, sot shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B. i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bashkim Hyseni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vitesh, ndërsa bimët e kanabisit të mbjella konfiskohen konform kodit. I pandehuri A.B, akuzohet se…
Alsat 27 Mars, 2019 “Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë kapure në një gënjeshtër të re. Në debatin e djeshëm televiziv Mickosi gënjeu para qytetarëve se partia e tij VMRO-DPMNE ka dorëzuar amendamente pët Ligjin për Prokurori Publike”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. “Mickoski gënjeu se VMRO-DPMNE deri tek Ministria e drejtësisë të shkruara në letër i ka dorëzuar amendamentet për ligjin. Më pas, VMRO-DPMNE gënjeu se ka dorëzuar amendamentet përmes postës elektronike në ora 16:19 minuta. Sa u përket amendamenteve të dërguara përmes postës elektronike, të njëjtit kanë arritur në ora 20:19 minuta, pasi që u zbulua se Mickoski gënjen…

