Kuvendi sot ka thirrur seancë për miratimin e ligjeve të cilat nuk i dekretoi presidenti Ivanov. Në mesin e tyre nuk janë Ligji për ATO dhe as Ligji për Agjencinë për ndjekjen e komunikimeve. Deputetët sot në lexim të tretë pritet të votojnë vetëm për Ligjin për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi, Ligji për Kryqin e Kuq, Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë dhe Ligji për dokumente elektronike.
Ndërkohë në seancën aktuale Kuvendi pritet të miratojë ligjin i cili parashikon shuarjen e Sekretariatit për zbatimin e MO-së dhe pakon e ligjeve sociale.