26 Mars 2019 / 16:15
Kaosi në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair pritet të zgjidhet së shpejti me zgjerimin e bulevardin që do të mundësoj qarkullim më të lirshëm të automjeteve në veçanti afër xhamisë Jahja Pasha që lidh lagjet e Gazi Babës dhe Serava. Qyteti i Shkupit, ndërmarrja “Rrugët dhe rrugicat” dhe Komunës së Çairit po punojnë në hartimin e një projekti infrastrukturor për lirimin e trotuarit dhe të objekteve tjera që besojnë se do ti jep zgjidhje problemit.
Në bazë të rregullativës ligjore në fuqi dihet se bulevardet janë kompetencë e Qytetit të Shkupit. Institucioni kompetent për të bërë intervenime të tilla është qyteti i Shkupit. Ne qëndrojmë në përkrahje të plotë të këtij procesi, normalisht se do të ndihmojmë gjithë procesin i cili duhet të udhëhiqet dhe njëherë e përgjithmonë të zgjidhet nga ana e organit kompetent për menaxhmin dhe rregullimin e gjendjes të rrugëve, respektivisht bulevardeve, e ai është qyteti i Shkupit “-tha Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës Çair.
Ndërkohë, edhe “Parqet dhe Gjelbërimet” do të ndihmojnë në zgjerimin e kësaj rruge. Prej sot e ditëve në vijim ekipet e ndërmarrjes do të bëjnë krasitjen dhe prerjen e drunjve dhe zëvendësimin e tyre me të rinj.
Apeloj te qytetarët, nëse kanë mundësi, të paktën në këtë periudhë të kenë durim dhe veturat mos ti lënë në rrugë dhe trotuare pasi që do të krasiten të gjitha drutë në bulevardin “Cvetan Dimov” dhe deri para komunës së Çairit. Njëkohësisht jemi duke mbjell dru të rinj, javën tjetër do të fillojë edhe mbjellja e fidaneve të reja të cilat i kemi paralajmëruar dhe ato fidane të cilat janë të vjetra dhe janë të pasigurta për qytetarët, do ti ndërrojmë me fidane të reja. Kemi vendim të prerë, nuk do të premë asnjë dru pa e ndërrur me të ri”-pohoi Ardijan Muça, “Parqet dhe gjelbërimet”.
Zgjerimi i rrugës “Cvetan Dimov” në Çair është paralajmëruar shumë herë deri më sot edhe nga ish kreu i Shkupit, Koce Trajanovski dhe ai i Çairit, Izet Mexhiti. Madje, kryetari i aktual i Shkupit, Petre Shilegov zgjidhjen e këtij problem e sheh paralelisht me realizimin e projektit të Tunelit nën Kalanë e Shkupit.
Melihate Rustemi



