Dy vëllezër janë ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Ata janë Astrit dhe Ibrahim Bilali, të cilët u qëlluan me breshëri kallashnikovi pranë banesës së tyre në lagjen Kiras në Shkodër. Autorët kanë lëvizur me një automjet, i cili është gjetur pak metra më tutje, i djegur. Dy viktimat nuk kanë precedentë penalë, por dyshimet janë se vrasja e tipit mafioz është një ekzekutim për hakmarrje si pjesë e luftës së nisur mes dy fiseve të njohura në botën e krimit në Shkodër. Vrasja dyshohet të jetë hakmarrje për shkak se viktimat kanë lidhje me një tjetër vrasje ndodhur…
Author: almakos
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se viteve të fundit është punuar shumë pak në sigurimin e infrastrukturës për biçikletat prandaj thotë se institucionet po angazhohen maksimalisht në përmirësimin e gjendjes. Shilegov gjithashtu tha se vazhdon aksioni edhe për subvencionimin për blerjen e biçikletave dhe shtoi se së shpejti do të hapet konkurs edhe për trotinete elektrike. [embedded content] Çiklizmi përveç se luan rol për një fizik më të shëndetshëm, ka ndikim edhe në uljen e ndotjes së ajrit. Përdorimi i biçikletave është mundësi e mirë edhe për uljen e trafikut. Në vitet e kaluara nuk është punuar…
Marrja e kompetencave të komunave të Ohrit dhe Strugës në pjesën e dhënies së koncesioneve për plazhet dhe transferimi i kompetencave shtetit do të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve, mëson jozyrtarisht Alsat. Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, njoftoi se nëse ndodh kjo, ai do ta apelojë zgjidhjen ligjore, dhe nëse është e nevojshme do të japë edhe dorëheqje. Nga ana tjetër Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se ndryshimet në Ligjin për Tokë Ndërtimore tashmë janë dorëzuar në Kuvend. Qëllimi është të bëjmë një projeksion, respektivisht mbrojtje të plotë të të gjithë bregut të liqenit. Kjo nuk do të thotë se…
Alsat 2019-03-30T14:21:05+01:00 Në këtë Institut në Shkup, çdo të premte në mëngjes dhjetëra të rinj hyjnë në provimin e gjuhës gjermane. Ky është njëri nga kushtet për marrjen e vizës së punë për persona me profesione të ndryshme, të cilët pretendojnë të jetojnë në Gjermani. [embedded content] “Kam diplomuar teknike e Rëntgenit, dhe për ardhmëri më të mirë mendoj se këtu do të gjendem më mirë se këtu. Te ne ka shumë papunësi, parasë gjithash personave të diplomuar”, u shpreh Monika, studente nga Struga. “Për ardhmëri më të mirë. Dua atje të punoj, edhe këtu ka por nuk do të…
Alija Bajram është nxënëse e klasës së nëntë në shkollën fillore “Vëllezërit Ramiz Hamid” në komunën Shuto Orizarë të Shkupit. Ajo, me shumë nxënës të tjerë janë të rregullt në shkollë mirëpo ka shumë shoqe të saj të cilat për arsye të panjohura nuk janë të rregullta në mësim. Kur ajo kthehet nga shkolla, shoqet e presin në rrugë për të kuptuar mësimet dhe detyrat që i kishin. Konkretisht në rrugën ku jetoj ka shumë fëmijë, por nuk mund t’ua përmend emrat, shumë prej tyre janë me probleme financiare, nuk i lëshojnë prindërit të vijnë në shkollë, martohen në moshë…
Dy zjarre janë aktive në rajonin më të gjerë të Kumanovës, në fshatin Zhivinje dhe mbi Nikushtakun, informojnë kompetentët nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve. Në Zhivinje, në kufirin me Shën Nikollën digjet pylli i ulët, por për shkak të erës ekziston rrezik të përhapet dhe të përfshijë pyll të lartë të dendur. Ende digjet pylli i dendur i ulët në Likovë, mbi fshatin Nikushtak në vendin “Bare”. Ekipet e ekonomizmit me pyjet deri në trembëdhjetë të punësuar dhe me ndihmën e dymbëdhjetë banorëve të atij vendi po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Alsat 2019-03-30T13:12:49+01:00 Ngritja e temperaturave ka çuar në rritjen edhe të numrit të personave që vuajnë nga alergjitë e ndryshme të stinës së pranverës, thonë nga klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë por pa dhënë shifra konkrete mbi rastet e paraqitura. Që prej para disa javësh kur filluan të ngritën temperaturat, është shtuar edhe numri i pacientëve që paraqiten në Klinikë. Ata ankohen nga simptome të ndryshme, si djegie e syve, kruarje, lotim të syve, skuqje, rrjedhje të hundëve, teshtima, bllokim të hundëve etj. Derisa moti është me reshje dhe vranësira, ka më pak prezencë të polenit, me këtë edhe më…
[embedded content] Dënimin me burg për rastin “Titanik 2” kreu i PDSH-së Menduh Thaçi e vlerëson si padrejtësi dhe jo drejtësi, ndërkohë që ka paralajmëruar se drejtësinë do e kërkoj në gjitha instancat e vendit dhe ato ndërkombëtare. Megjithatë, për kreun e PDSH-së, ky dënimin nuk do të ndikoj në vendimin e partisë së tij për ta përkrahur kandidatin e Qeverisë për president Stevo Pendarvovki.
Një person ka raportuar se në Policinë e Prishtinës se një femër, përmes telefonit e ka shantazhuar, se nëse nuk jap para do t’i publikojë disa gjëra personale. Sipas Policisë, nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa, rasti është në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Deri në fund të verës, ndërsa më së voni deri në tetor pritet që edhe SHBA-ja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, pasi procedura për miratimin e këtij dokumenti të përfundojë në Departamentin shtetëror, edhe raporti edhe propozimi për ratifikim tashmë është dërguar në Senat. Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, e cila ftesën e mori në Samitin në Bruksel në korrik të vitit të kaluar, deri më tani e kanë ratifikuar nëntë anëtare, shumica nga rajoni, ndërsa Danimarka ishte vendi i parë i Evropës Perëndimore që e bëri atë. Pritet ky…
Të hënën më 1 prill, Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Blerim Reka e fillojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale. Blerim Reka është kandidati i përkrahur nga opozita shqiptare, përkatësisht nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, Stevo Pendarovski mbështetet prej LSDM së bashku me BDI, dhe kandidatja e përkrahur nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova e cila poashtu e ka mbështetjen e koalicionit të kësaj partie. Fushata do të zgjas deri më 19 prill, ku më pas do të ketë heshtje zgjedhore, para ditës së votimit. Sipas njoftimeve të shtabeve zgjedhore, kandidatët do të vizitojnë thuajse të gjitha vendet e populluara, do…
Dy vëllezër janë ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si “Zooteknike”, teksa po dilnin nga banesa e tyre. Po në afërsi të vendngjarjes është gjetur një makinë të cilës i është vënë flaka, por mbërritja në kohë e zjarrfikëses ka bërë që mjeti të mos digjet i tëri. Lexo po ashtu: Dyshohet se pikërisht ky mjet është përdorur nga ekzekutorët e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilalit mëngjesin e së shtunës në Shkodër, e më pas mendohet se i kanë vënë flakën makinës tip Benz, për të zhdukur gjurmët, raporton tch. Për të parë…

