Author: almakos

Alsat 2019-03-31T18:35:38+02:00 Sot në mëngjes në orën 4:30 në rrugën magjistrale Udovë-Demir Kapi, në afërsi të “Vodisirska Reka”, policia ka gjetur të vdekur S.I. (27), emigrant nga Bangladeshi si edhe 14 emigrantë nga Pakistani dhe Bangladeshi prej të cilëve gjashtë kanë qenë me lëndime të rënda trupore. Siç kumtoi MPB, sipas deklaratave të emigrantëve, ata kanë kërcyer nga automjeti pasi drejtuesi i automjetit ju kishte thënë që të kërcenin poshtë pasi në rrugë ka polici. Me ç’rast disa janë lënduar, ndërsa një person ka ndërruar jetë.Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë një ekip i Stacionit policor Vallandovë dhe është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-31T16:22:19+02:00 12 orë para fillimit të fushatës presidenciale, qeveria u përpoq ta korrigjojë përshtypjen e gjendjes së investimeve kapitale dhe të sektorit të ndërtimit. Në rrugën lokale që lidh Lisiçen e Poshtme me Jurumlerin u organizua konferencë për shtyp nga Drejtori NPRRSH, Zoran Kitanov.Kur ekipet e mediave arritën në vendin e dakorduar, ata i pritën aktivitete ndërtimore. Punuan disa ekskavatorë, kamionë dhe makineri ndërtimore. Pas pak minutash, Kitanov u ndal për të bërë një deklaratë në media – pikërisht me aktivitetet e ndërtimit pas tij. Por, pasi mbaroi deklarata Kitanov u largua dhe bashkë me të edhe punonjësit ndërtimor.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-31T15:51:38+02:00 Numri i të punësuarve në sektorin publik gjatë vitit 2018 është rritur për mbi 4000, në krahasim me vitin 2017. Sipas Ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në këtë shifër përfshihen punësimet e bëra në arsim, shëndetësi dhe mjekësi, pasi që kishte mungesë të theksuar kuadri. Ndërsa, sa u takon ministrive në 7 prej tyre ekipi është zvogëluar. 2156 persona, nga numri I përgjithshëm i kësaj shifre, janë të shpërndarë në institucionet për punë dhe politikë sociale dhe arsim. Duke pasur parasysh edhe mungesën e stafit mjekësor, por edhe pas largimit të tyre masiv nga vendi,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-31T15:37:03+02:00 Nuk ka datë konkrete se kur do të vazhdojnë negociatat ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë për Prokurorinë Speciale. Komunikime joformale ka çdo ditë, thotë zëvendëskryeministri Bujar Osmani. Ai ulë tensionin ndërmjet Deskoskës dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili thotë se nuk do të caktojë mbledhje për votimin e Ligjit gjatë fushatës zgjedhore. Në Facebook njoftoi se komunikimi i mëtejshëm do të bëhet vetëm në rrugës institucionale. Hapi i parë është arritja e një konsensusi. Le ta arrijmë tek ai moment që të kemi numra për të kaluar ligjin, në fakt, kemi një konsensus, tjetra…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-31T15:28:15+02:00 Zjarrfikësit dhe aeroplanët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, vazhdojnë të luftojnë me së paku 10 zjarre aktive. Përkundër zotimeve të djeshme të kompetentëve, se do lokalizojnë të zjarret deri në fund të ditës, erërat po i shpërndanë flakët me shpejtësi. Në rajonin e Velesit, zjarrfikësit po luftojnë me 3 zjarre aktive, edhe atë në Creshevë, Bogomillë dhe Mokreni. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit është kërkuar ndërhyrja e aeroplanëve. Në Llakavicë të Zhelinës zjarri ka zgjeruar perimetrin ndërsa nga era e fortë, tani zjarrin e ka çuar në drejtim të fshatit Sallarevë. Në këtë lokacion…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-31T15:24:41+02:00 Tre kandidatët për president shteti, Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski, një ditë para fillimit fushatës nënshkruan Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Të tre kandidatët u zotuan se do zhvillojnë fushatë demokratike dhe të drejt, duke uruar njëri tjetrin për një garë të shëndoshë. Unë shpresoj se do të jetë një garë ferr ligjore dhe e rregullt, fundja nuk është aq me rëndësi se kush fiton por me rëndësi është që Republika e Maqedonisë së Veriut do të fitojë, dhe të fiton datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE – deklaroi Blerim Reka, kandidat…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-31T15:05:03+02:00 Presim ta marrim njërin nga raportet më të mira të Komisionit Evropian nga të tjerat deri tani dhe do të marrim rekomandim të pastër kristal, ndërsa vendet-anëtare duhet ta miratojnë. Në kushte kur ideja evropiane çdoherë e më shumë është sulmuar, rrezikuar dhe kontestuar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë ringjallje të parimeve të saj bazë, thjeshtë ai është një ishull i Ballkanit i cili e ringjall dhe meriton më shumë se kurrë dhe nga kush do që fillon ky proces. Argumentet e Francës se Evropa duhet së pari të thellohet para se të zgjerohet, ne e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-31T14:50:04+02:00 Intervista me Viktor Gaber, Komiteti ndërdisiplinor për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë Formulimet lidhur me masakrat, vrasjet e dhunimet në periudha të caktuara historike si dhe çështje të tjera që nxisin urrejtje ndër-fqinjësore pritet të çrrënjosjen nga tekstet shkollore të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Shefi i ekipit të ekspertëve të Maqedonisë së Veriut nga Komiteti për çështje të historisë Viktor Gaber në një intervistë për Alsat zbulon se dallime me grekët ekzistojnë edhe për historinë e popullit shqiptar. Nga ana tjetër Gaber sqaron se Greqia kritikon periudhën dhe figurat që lidhen…

Lexo më Shumë

Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale, partitë politike nëpërmjet mediave kanë filluar publikimin e rezultateve të anketave dhe sondazheve, të cilat shpesh herë japin rezultate shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Komunikologu Petar Arsovski vlerëson se një ndër problemet gjatë matjes reale të opinionit publik është mungesa e regjistrimit të popullsisë. [embedded content] Anketat për preferencat politike në thelb, meqë janë metodë statistike janë relativisht të sakta dhe nuk ka problem metodologjik për realizimin e anketave. Në Maqedoni ka dy probleme. I pari është që për shkak të mungesës së regjistrimit dhe në mungesë së statistikës së saktë se sa njerëz janë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-31T14:10:21+02:00 Qytetarë të pandërgjegjshëm në mënyrë ilegale kyçen në rrjetet e ujësjellësit në Strugë dhe Ohër dhe në këtë mënyrë vjedhin ujë nga rrjeti i qytetit. Kjo kategori e qytetarëve vështirë zbulohet, edhe pse dëmin që e shkaktojnë është i madh. Dhjetë padi për të cilat zhvillohen procedura para gjykatës kompetente, janë ngritur nga N.P “Proakua” nga Ohri. Për fat të keq, ka qytetarë që janë lidhur në rrjet në mënyrë ilegale dhe kjo nuk evidentohet. Por, shërbimet për kontroll dhe pagesë me detyrim e bëjnë punën e vet. Çdo ditë zbulojmë një apo dy qytetarë që janë lidhur…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-31T14:05:34+02:00 Një vit pasi Ohri dhe rrethina u goditën nga një stuhi e madhe, pronarët e objekteve të dëmtuara hotelierike ankohen se nuk kanë marrë asnjë denarë, nga dëmshpërblimet e paralajmëruara nga shteti. Ata thonë edhe pse i kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara me kohë, askush nuk i ka njoftuar ata nëse do të marrin diçka apo jo. [embedded content] “Unë pres që kjo të zgjidhet nga komuna dhe qeveria. Por, kemi përvoja të këqija në disa raste të tjera. Shpresoj se këtë herë do të jetë ashtu siç duhet, dhe nuk do të ndodhin vonesa. Sezoni i ri…

Lexo më Shumë

Një tentativë për vrasjen e një personi dhe grabitjen e makinës së tij është parandaluar nga Policia e Lezhës, e cila ka sekuestruar armë zjarri, municon luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët. Ndërkohë që janë arrestuar dy autorët e dyshuar. Me datë 30.10.2018, ora 23:50, Strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë, falë marrjes në kohë të informacionit për një ngjarje të rëndë kriminale që do ndodhte gjatë natës në fshatin Rrilë, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Porosia”, shkruan gazeta “Shqip”. Pas një pune të mirëorganizuar, dhe ndërhyrjes së guximshme…

Lexo më Shumë