Alsat 2019-04-01T14:43:06+02:00 VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon pushtetin se nuk po ndërmerr masa për parandalim dhe shuarjen e zjarreve. Deputeti Vllatko Gjorçev tha se kompetentët duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga zjarret. Sipas tij, deri në këtë situatë ka ardhur pasi që shkaktarët e zjarrit mendojnë se mund t’i ikin përgjegjësisë. “Zotëri Zaev, është koha për dorëheqje dhe shkarkime. Vetëm në muajin mars, si asnjëherë më parë, kemi mbi 500 zjarre në të gjithë Maqedoninë. Vendi ka marr flakë, pasojat janë milionëshe dhe të mëdha ndërsa askush nuk mbanë përgjegjësi. Zotëri Zaev, kjo është dëshmi për paaftësinë tuaj dhe…
Author: almakos
Alsat 2019-04-01T14:29:45+02:00 Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Bosnjë- Hercegovina, Greqia, Turqia dhe Rumania do të shkëmbejnë përvojat e tyre për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në konferencën rajonale për menaxhimin e integruar kufitar kryeministri Zoran Zaev tha se lëvizja e lirë e njerëzve dhe produkteve duhet të jetë maksimalisht efektive ndërkaq dy herë më shumë efikase duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve, drogës, dhe qenieve njerëzore. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet me një përkushtim të fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbështet këtë…
Alsat 2019-04-01T13:57:52+02:00 Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në ujërat e Lumit Vardar nën urën në afërsi të Kompleksit të bankave. Sipas informatave paraprake, bëhet fjalë për një grua të moshës 70 vjeçe, e cila kishte rënë në lumin Vardar dhe është mbytur. Ekipet e Ndihmës së shpejtë dhe policisë gjenden në vendin e ngjarjes. Loading…
Alsat 2019-04-01T13:01:32+02:00 Benzina nga mesnata do të shitet me çmim më të lart për 2.5 deri në 3 denarë për litër, derisa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denari për litër, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Eurosuper BS-95 rritet për 2.5 denarë dhe do të shitet 68.5 denarë për liter, Eurosuper BS-98 rritet për tre denarë dhe do të kushtoj 70.5 denar për litër.Derisa çmimi me pakicë i dizelit do të rritet për gjysmë denari dhe do të kushtoj 61 denarë për liter. Loading…
Alsat 2019-04-01T11:54:49+02:00 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën Saraj të Shkupit, por fatmirësisht pa viktima. Sipas policisë, të dielën, më datë 31.03.2019 në ora 18.30 në fshatin Gërçec të Sarajit, një kamion “Mercedes 508” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.A. (45) nga fshati Shishevë, ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar me biçikletë nga fshati Gërçec. Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në Klinikën e qytetit, ku i është afruar ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer një ekip i MPB-së. Loading…
Alsat 2019-04-01T11:39:36+02:00 Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë shpenzuar 133.7 milionë euro online që është për 23.8 milionë euro ose 17.8 për qind më shumë se vitin e kaluar. Më shumë kanë blerë nga faqet e huaja të internetit, por gjithashtu janë blerë edhe produkte nga e-dyqanet e vendit. Analiza e Asociacionit të Maqedonisë për e-tregti tregon se gjatë vitit 2018 qytetarët kanë fituar më shumë besim në e-tregti dhe online porositë dhe se ka rritje të numrit dhe vlerës së transaksioneve me karta vendore online. Loading…
Në Lipjan një person ka raportuar se gjatë pastrimit në oborrin e shtëpisë së tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar. Njësitë përkatëse policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësit për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-01T10:52:17+02:00 Edhe krahas paralajmërimeve, gjatë fundjavës nuk vazhduan bisedimet e grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë publike me të cilën duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike.VMRO-ja opozitare ka përgatitur 65 amendamente për ligjin në fjalë. Loading…
Alsat 2019-04-01T10:42:38+02:00 Blerim Reka, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska, sot e fillojnë fushatën për zgjedhjet e gjashta presidenciale. Fushatën Blerim Reka kandidat presidencial i Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa e fillon në Shkup, Siljanovska-Davkova e cila është kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit fushatën e fillon nga Ohri, ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM-së dhe koalicionit prezantimin e tij do ta fillojë para votuesve të Prilepit. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të zgjasë deri më 19 prill, me ç’rast pason heshtje zgjedhore 24-orëshe, para ditës së votimit. Sipas paralajmërimeve të shtabeve zgjedhore, kandidatët do t’i vizitojnë pothuajse të gjitha vendbanimet,…
Alsat 2019-04-01T10:33:42+02:00 Të gjitha lëndët nga Sektori për kundërvajtje – komunikacion të cilat deri tani janë mbajtur në “barakat” në afërsi të Parkut të qytetit prej sot (1 prill) do të mbahen në ndërtesën e vjetër në Gjykatën Penale në bulevardin “Goce Dellçev” pa numër në Kompleksin e Pallatit gjyqësor. “Më shumë informacione për numrin e sallave gjyqësore ku është dërguar kjo lëndë konkrete, palët mund të marrin në sportelin për pranim në gjykatë, kumtoi sot Gjykata Themelore Shkupi 1. Loading…
Alsat 2019-04-01T10:27:00+02:00 Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë kësaj fundjave e publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2019/2020 për arsimin në gjimnaze, arsimin profesional dhe arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta. Paraqitja dhe regjistrimi i parë i nxënësve do të jetë më 17 dhe 18 qershor 2019 ndërsa listat me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 19 qershor. Paraqitja dhe regjistrimi i dytë i nxënësve është më 24 dhe 25 qershor ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 26 qershor.…
S A 2019-04-01T09:47:06+02:00 Dy këmbësorë, një shofer i mopedit, një biçiklist dhe një bashkudhëtarë me automjet vozitës kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 17 me lëndime të lehta trupore nga gjithsej 18 prej 29 aksidente që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rrethinën e Qytetit të Shkupit. në 11 aksidente është shkaktuar dëm material. Sipas komunikatës nga SPB- Shkup, janë sanksionuar 158 shoferë, një shofer i cili ka vozitur nën ndikimin e alkoolit, 57 para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe tetë fillestarë. Nga trafiku janë larguar tre vetura të parregullta teknikisht, 54…

