Alsat 2019-04-02T09:31:40+02:00 Kandidatët presidencial sot me takime me qytetarët dhe me tubime e vazhdojnë fushatën zgjedhore. Në ditën e dytë të fushatës, kandidati i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë në Shkup dhe do t’i vizitojë Sopishten dhe Studeniçanin, ndërsa për pasdite janë caktuar tubime në Qendër dhe Aerodrom. VMRO-DPMNE dhe koalicioni sot do ta prezantojnë kandidaten e tyre Gordana Siljanovska-Davkova para qytetarëve të Debarcës, Strugës dhe Resnjës. Kandidati presidencial i Aleancës për Shqiptarët dhe Besës, Blerim Reka, sipas paralajmërimeve, për sot nuk ka caktuar aktivitete. Fushata zyrtarisht ka filluar dje, ndërsa do të zgjas deri më 19…
Author: almakos
Alsat 2019-04-02T09:24:13+02:00 Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rënd trafiku në Magjistralen Tetovë-Gostivar, me ç’rast i vdekur ka mbetur një person dhe disa të tjerë të lënduar. Ekipet policore dhe gjykatësi hetues janë në vendngjarje. Informata më të hollësishme pritet gjatë ditës. Loading…
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “BARDHAJ”. Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike. bSekuestrohen 151 kg marijuanë dhe dy automjete. Nga Strukturat e DVP Shkodër, mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore, pasi janë grumbulluar informacione në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike drejt Malit të Zi, u finalizua me sukses operacioni policor “Bardhaj”, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. P., 25 vjeç, banues në Shkodër R. B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi. M.…
Policia e Kosovës ka treguar statistikat e punës së tyre për ditën e djeshme. Gjatë 24 orëve, policia arrestoi 15 persona, për raste të ndryshme. Ndërsa, aksidente me të lënduar janë shënuar 20, pa të lënduar 18. Kurse numri I tiketa të shqiptuara në trafik shkon deri në 1246 sosh. Kujtojmë se kohëve të fundit numri i aksidenteve është shtuar, ndërkaq policia vazhdimisht po apelon te qytetarët që të kenë kujdes. /Telegrafi/
S A 2019-04-02T08:20:27+02:00 Në Gjykatën Penale të Shkupit sot janë caktuar seanca të reja për rastet “Talir, “Tortura” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike. Në rastin “Talir” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe VMRO-DPMNE. Seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak të mungesës së mbrojtësit të subjektit juridik VMRO-DPMNE. Elzabeta Çingarovska nuk do të gjykohet…
S A 2019-04-02T07:36:17+02:00 Për shkak të vizitës së nesërme të kryeministrit grek Aleksis Cipras nesër nga ora 9:30 deri në orën 20 do të vendoset një regjim i veçantë qarkullimi në rajonin më të gjerë të Qytetit të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme në njoftimin e pasdites i bën apel të gjithë pjesëmarrësve në qarkullim që t’i respektojnë orientimet nga nëpunësit policorë dhe rregullativën e qarkullimit për regjimin e ndryshuar të qarkullimit të mjeteve. Loading…
S A 2019-04-02T07:22:59+02:00 Bisedat midis grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës për ligjin për prokurorinë publike, me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike, vazhdojnë nesër në ora 15:00, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë. Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, VMRO-DPMNE-ja me 65 amendamente për ligjin e prokurorisë publike ka për qëllim ta shkatërrojë Prokurorinë Speciale Publike dhe të ndërpriten të gjitha procedurat. “Me ato amendamente shkatërrohet PSP-ja, shkatërrohen hetimet, procedurat parahetimore dhe hetimet që i ka marrë PSP-ja. Ato nuk janë amendamente që mund ta përmirësojnë tekstin”, tha Deskoska për TV21.…
Gazeta greke “To Vima” ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes së një të burgosuri shqiptar në burgun e Koridhalos. Sipas gazetës greke, ngjarja ka ndodhur më 14 Janar të këtij viti, dhe sikurse duket në pamje, dy persona kanë sulmuar me thika duke e goditur disa herë të burgosurin shqiptar. Bëhet fjalë për vrasjen e shqiptarit Arbër Bako 36 vjeç. Ky i fundit duket i gjakosur nga godijet me thikë dhe dërgohet me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Sipas artikullit të së dielës në gazetën greke “To Vima”, gardianët…
Alsat 2019-04-01T23:39:31+02:00 Pa ujë nesër nga ora 9:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Aminta Treti” deri në rrugën “Miroslav Kërlezha”. Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza – Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në rrugën “Orce Nikollov” 96 në lagjen Qendër. Shfrytëzuesit do të jenë par ujë deri në sanimin e defektit. Loading…
Alsat 2019-04-01T23:28:10+02:00 Sot ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Kandidatët për president kanë publikuar agjendat e tyre dhe kanë njoftuar intensifikimin e aktiviteteve. Blerim Reka filloi nga Shkupi, Gordana Siljanovska-Davkova nga Ohri kurse Stevo Pendarovski nga Krusheva dhe Prilep. Të tre kandidatët presidencialë sonte për herë të parë ju drejtuan qytetarëve të vendit. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-04-01T20:58:34+02:00 Ministria e Brendshme hedh poshtë lajmet e disa portaleve, që shkruajnë për bllokada dhe inspektime të jashtëzakonshme teknike të autobusëve që po transportojnë mbështetësit e partisë politike VMRO-DPMNE në një tubim në Ohër. Ministria e Brendshme njofton publikun se këto lajme janë gënjeshtra dhe manipulime klasike. Sipas tyre as nuk ka bllokada as ndonjë inspektim teknik, por është një gënjeshtër klasike, pjesë e lajmeve të rreme. ALSAT Loading…
Alsat 2019-04-01T20:14:34+02:00 Qeveria në prag të vizitës së kryeministrit grek Aleksis Cipras në vend, në godinën e Qeverisë ka vendosur pllakën me emrin e ri të shtetit, respektivisht, Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut” është shënuar në tri gjuhë, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Loading…

