Alsat 2019-04-02T13:05:29+02:00 Ajo që sot u vërejt gjatë pritjes së kryeministrit grek Aleksis Cipras ishte mos-intonimi i himnit kombëtarë. Nga qeveria arsyetohen me vonesën e aeroplanit të Ciprasit, gjë që sipas tyre duhej të hiqnin dorë nga të gjitha ceremonitë protokollare. Ndërkohë që në opinion qarkullojnë zëra se himni u anashkalua për shkak se në tekst nuk është inkorporuar emri i ri i shtetit. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-04-02T12:53:09+02:00 Gjykimi për lëndën “Talir” të prokurorisë Speciale Publike në të cilën të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, si dhe Ilia Dimovski dhe Leko RIstoski të akuzuar vetëm për veprën “larje parash” është shtyrë për më 16 prill. Për veprën e njejtë, si subjekt juridik me aktakuzën është përfshirë edhe partia VMRO-DPMNE. Avokatët e të akuzuarve kërkuan nga gjykatësi Osman Shabani ta shtyjë seancën me arsyetimin se me PSP-në janë dakorduar t’u dorëzojnë CD me dëshmi verbale të dëshmitarëve sipas të cilave…
Alsat 2019-04-02T12:40:13+02:00 Në Qeveri në vijim e sipër janë bisedat e kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit grek Aleksis Cipras i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Cipras paraprakisht u prit para Qeverisë nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat qeveritarë. Për shkak të vonesës së aeroplanit me të cilin arritën Ciprasi dhe dhjetë ministra të cilët e shoqërojnë, ceremonia e pritjes është shkurtuar. Vizitën zyrtare të Ciprasit në Maqedoninë e Veriut, e para e një kryeministri grek, e ndjekin 100 gazetarë të akredituar, prej të cilëve rreth 40 nga Greqia. Vizita e Ciprasit e…
Alsat 2019-04-02T12:24:46+02:00 Kryeministri grek, Aleksis Cipras, në Shkup arriti bashkë me partneren e tij, Beti Baziana. Cipras dhe Baziana ateruan në aeroportin e Shkupit, në shoqërim të shumë ministrave në qeverinë greke. Ata u pritën nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe nga ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili i dhuroi një buqetë me lule bashkëshortes së Ciprasit, shkruan Fokus. Në ndërkohë bashkëshortet e dy kryeministrave, Zorica Zaeva dhe Beti Baziana do të shoqërohen bashkë, derisa të zgjasin takimet e dy delegacioneve. Loading…
S A 2019-04-02T11:57:31+02:00 Motoçiklisti nga fshati Kolibar i Kërçovës ka pësuar dëmtime të rënda trupore pas aksidentit me një makinë, mbrëmë në magjistralen Kërçovë- Gostivar. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 17 25 në afërsi të fshatit Trapçin dol. Motoçikleta e tipit “Kawasaki” me regjistrim të Kërçovës, e drejtuar nga personi me iniciale Q.A (42) është aksidentuar me një makinë të tipit “Audi A4” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga S.S (24) nga fshati Leshnicë. Nga aksidenti motoçiklisti ka ngelur i lënduar rëndë me çka është transferuar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Hetim në vendin e ngjarjes…
Alsat 2019-04-02T11:55:04+02:00 Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm që ndodhi tek pika e pagesës rrugore në Tetovë, nga ana e Gostivarit. Rasti ka ndodhur në orën 06 e 45 minuta, ndërsa të parët për të ndihmuar të aksidentuarit, kanë arritur njësiti mobil i Rrugëve të Maqedonisë dhe urgjenca e Tetovës, thotë përgjegjësi i pik pagesës së Tetovës, Berzah Bejtullahu. Aksidenti ka ndodhur në orën 6 e 43 minuta, të parët ishin punëtorët e Rrugëve të Maqedonisë, që intervenuan për të mos pasur pasoja më të mëdha, sepse në veturën mercedes ka shpërthyer zjarr.…
Në rrugën “Fan Noli” në Mitrovicë një femër është goditur nga një veturë. “Raportohet se viktima femër K/Shqiptare gjersa ka qenë duke lëvizur ne skaj rruge është goditur nga një veturë në lëvizje e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi tek i njëjti gjatë verifikimit dhe legjitimimit në trup i është gjetur dhe i është konfiskuar një armë – revole e llojit “EKOL Tuna”, me një karikator me gjashtë (6) fishekë kal.8mm. I dyshuari pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
S A 2019-04-02T10:44:13+02:00 Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq në grupin e nëntë vendeve evropiane me çka në burgje ka më shumë të burgosur sesa vende të planifikuara, thotë Këshilli Evropës. Në 100 vende të planifikuara të burg, janë vendosur së paku 122 të burgosur, vijon Rumania me 120, Franca me 116, Italia me 115, Moldavia me 113, Serbia me 109, Portugalia me 105, Çekia 105, për 100 vende të parapara. Sipas raportit të Këshillit të Evropës për statistikën vjetore të dënimeve edhe katër vende janë në listën e stërmbushjes së burgjeve me më shumë të burgosur se sa vende…
S A 2019-04-02T10:19:40+02:00 Maqedonia e Veriut do të ketë dobi të madhe ekonomike nga Marrëveshja e Prespës të nënshkruar me Greqinë, vlerëson në një intervistë për Frans pres, kryeministri Zoran Zaev. Në vigjilje të vizitës së sotme zyrtare të homologut të tij grek, Aleksis Cipras në Shkup, Zaev thotë se me të vijnë edhe shumë biznesmenë grekë të interesuar për të investuar në vend. “Vijnë përfaqësues të kompanive të mëdha të cilat kanë qarkullim vjetor prej miliarda eurove siç janë Motor oil, Mitilineos grup, thekson Zaev. Kompanitë greke, siç thekson, tashmë kanë treguar interesim për më shumë se 500 milionë…
S A 2019-04-02T09:53:32+02:00 Pas një vonese të vogël sapo ka ateruar Aeroplani i Kryeministrit grek, Aleksis Cipras. Publiée par Alsat sur Mardi 2 avril 2019 Kryeministri grek, Aleksis Cipras sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai është kryeministri i parë i Greqisë që do ta vizitojë vendin. Kryeministri grek gjatë vizitës në Shkup do të ketë bisedime me kryeministrin Zoran Zaev. Pritja zyrtare e Ciprasit me nderime shtetërore dhe ushtarake do të jetë në platonë para Qeverisë. Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Cipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për…
Alsat 2019-04-02T09:46:34+02:00 Sot në ora 6:45 në pikën pagesore në autostradën Gostivar-Tetovë ka ndodhur një aksident mes dy makinave, në makinën e tipit Toureg kishte 4 persona të cilët janë lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital, ndërsa në makinën e tipit Mercedes kishte vetëm një person, vozitësja e cila si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Për momentin në vend ngjarje kanë arritur edhe nga Prokuroria. Rruga vazhdon të jetë e hapur në të dy kahjet. Aksident i rende me pasoja ne njerez ne pike pagesen e Tetoves. Publiée par Alsat sur Mardi 2 avril 2019 Loading…

