S A 2019-04-02T15:31:16+02:00 Vizita e parë e një kryeministri grek në Maqedoninë e Veriut, sipas ekspertëve, do të hap një dimension të ri në intensifikimin e bashkëpunimeve ekonomike me fqinjin jugor. Profesori Marijan Petrevski, tha se Greqia është partneri i dytë më i madh tregtar i vendit, duke qenë prezentë në planin ekonomik që nga vitet e 90-ta, me investimet në fushën e energjetikës, derivateve të naftës dhe në sistemin bankar. Ndërkaq, ekspertët politik thonë se pas Marrëveshjes së Prespës me këto raporte ndërshtetërore do të zbuten edhe marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve. Në situatën momentale me zgjidhjen…
Author: almakos
Photo Credit: Anima Mundi S A 2019-04-02T15:07:16+02:00 Anëtarët e organizatës për mbrojte të kafshëve “Anima Mundi”, sot në policinë e Kumanovës kanë paraqitur se në lokacionin e ish-kazermave në lagjen “Karposh” gjenden disa thasë me qenë të ngordhur. Nga MPB e Kumanovës kanë informuar se ekipet e tyre janë dërguar në teren dhe se ende po vazhdon hetimi i rastit. Nga Sektori për inspektim dhe mbikëqyrje në Komunën e Kumanovës thonë se e kanë vizituar vendin dhe se janë gjetur gjashtë qenë të vdekur. Për rastin janë informuar edhe Agjitacioni i ushqimit dhe veterinarisë, ka deklaruar Gordan Tanevski nga Sketori…
S A 2019-04-02T14:56:19+02:00 Banka Botërore vlerëson se rritja e pagës minimale do të ketë ndikim negativ ndaj industrisë së tekstilit. Sipas tyre, edhe pse borxhi publik rritet, është mirë që paratë e huazimeve Qeveria nuk i shpenzon dhe i ruan për “ditë më të zeza”. Në fillim të vitit të shkuar Qeveria mori eurobond. Paratë që i morën nuk i shpenzuan, të njëjtat janë pjesë e rezervave të shtetit, me qëllim që të investohen në nevoja reale këtë vit. I këshillojmë shtetet e vogla t’i ruajnë rezervat, të ndërhyjnë nëse ka situatë jo të mirë ekonomike”.- thkesoi Sanja Maxhareviq, Shujster-…
S A 2019-04-02T14:42:11+02:00 Lënda për rastin e Almir Aliut nga Kumanova përsëri do të referohet në Prokurorinë e Lartë Publike. Gjykata Themelore e Kumanovës nuk ka pranuar kërkesën e avokatit të familjes Aliu, Asmir Alispahiç që në trupin gjykues të ketë një gjykatës shqiptar. Pas kësaj, mbrojtja juridike e familjes Aliu ka kërkuar që lënda të tërhiqen nga Prokuroria Themelore e Kumanovës. Për këtë arsye lënda është referuar në Prokurorinë e Lartë ku dhe duhet të vendoset nëse organi akuzës nga Kumanovës do ta përfaqësojë lëndën apo do të dorëzohet në Prokurori tjetër. Seanca e radhës do ta caktohet pas…
Alsat 2019-04-02T14:32:57+02:00 Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm që ndodhi tek pika e pagesës rrugore Gostivar-Tetovë. Rasti ka ndodhur në orën 6 e 45 minuta kur makina Mercedes e drejtuar nga 51 vjeçarja me inicialet B.D.S nga Kërçova është futur me shpejtësi të madhe në pikën pagesore duke përplasur një makinë tjetër përpara. Nga përplasja, me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë, përfundojnë katër personat që kanë qenë në veturën e tipit Tuareg, të drejtuar nga 37 vjeçari, A.K. nga Dibra. [embedded content] Aksidenti ka ndodhur në orën 6 e 43…
S A 2019-04-02T14:29:28+02:00 Lube Boshkovski nuk është ankuar për vendosjen e tij në burgun e “Shkupit”, ku kishte vuajtur paraburgimin por i njëjti kishte ankesa gjatë procesit së arrestimit të tij se si ishin pozicionuar policia. Këtë në seancën e sotme për rastine PSP-së, “Tortura” e ka deklaruar Kiril Efremovski, i punësuar tek Avokati i Popullit. Pas informatave paraprake për gjendjen e Boshkovskit ishte formuar lëndë tek Avokati i Popullit, me çka ishte kryer hetim në burgun ku i njëjti ishte vendosur. Kishte ankesa gjatë vendosjes së policisë dhe procesit të arrestimit të tij. Nuk dëshironte që të bisedonte për…
S A 2019-04-02T14:08:31+02:00 Pas një procedure hetimore ndërkombëtare, prokurori kompetent i Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup shtroi aktakuzë kundër tre personave, shtetas të Maqedonisë. Personat ngarkohen se kanë kryer vepër penale “Organizimin e një grupi dhe nxitjen e zbatimit të veprave tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandimin e emigrantëve” dhe vepër të vazhduar penale “Kontrabandimin e emigrantëve”. Siç kumtoi Prokuroria Publike Themelore, në periudhën nga qershori 2016 deri në gusht 2018 i dyshuari i parë, si organizator i grupit kriminel së bashku me shtetas të…
S A 2019-04-02T13:59:52+02:00 Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras dhe ministra të dy qeverive sot në Shkup kanë nënshkruar më shumë marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral. Zaev dhe Cipras në kuadër të seancë së përbashkët të Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes dy vendeve kanë nënshkruar plan aksionar për forcimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës konform Marrëveshjes së Prespës. Marrëveshje për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes mes ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe kolegu i saj, Evangelos Apostolakis.…
S A 2019-04-02T13:50:07+02:00 Ne do të përkrahim Maqedoninë e Veriut në procesin tuaj integrues. Më lejoni që të falënderoje mikun tim Zoran Zaev dhe ekipin e tij. Të cilët na mirëpritën me ndjenja të vërteta miqësore. Me vetë fillim e implementimit të Marrëveshjes midis dy vendeve por edhe midis dy popujve dhe koordinimi i përbashkët midis dy vendeve do të japë rezultatet e Marrëveshjes, atëherë kur do të fillojmë të krijojmë vende të reja pune, ti rrisim të ardhurat tona, të promovojmë projekte të reja, të avancojmë fushën e turizmit, atëherë popujt tonë do të kuptojnë dëmin që i kemi…
S A 2019-04-02T13:30:44+02:00 Vizita ime këtu është vizita e parë e një Kryeministri grek në Maqedoni, kemi humbur shumë kohë afërsisht 30 vjet për ti kaluar këto barriera. Para pak kohe më kjo ishte e paarritshme por edhe e padiskutueshme, mirëpo sot kjo është duke ndodhur ku nënshkruam disa memorandume bashkëpunimi. Në nivel të politikës së jashtme kemi krijuar mirëkuptim dhe kemi arritur plan për koordinim në të gjitha fazat dhe bashkëpunim rreth politikave evropiane, gjithashtu sot kishim mundësinë të flasim rreth qëndrimeve për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë për në NATO në mes të Greqisë , Bullgarisë, Shqipërisë dhe…
Alsat 2019-04-02T13:11:38+02:00 “Nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, po nënshkruajmë histori. Greqia ishte e para që nënshkroi protokolli. Gjatë këtyre ditëve Cipras ka bërë apel për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Sot republika jonë është nikoqire e kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras. Kur të ktheheni pas do të shihni kohë të humbura, kur të shihni para do të shihni dy vende mike, të cilat me vendime të guximshme shkojnë para drejt ardhmërisë. Marrëveshja e Prespës dhe zbatimi i saj janë garanci për të ardhmen e dy vendeve, tha Zaev duke shtuar se është nënshkruar marrëveshje për hapjen e një…
S A 2019-04-02T13:11:13+02:00 Pasi mbrëmë realizoi takim me qytetarët e Ohrid, kandidatja për President nga radhët e opozitës, Gordana Siljanovska, mëngjesin e sotëm është relaksuar në qytetin turistik të Ohrit, në plazhin e njohur si Kuba Libre, e cila njëherit ka ushtruar “JOGA”. Ushtrimet i ka bërë me instruktor, në shoqërim me përkrahësit e saj të cilët u përgjigjën pozitivisht ftesës së saj drejtuar mbrëmë në rrjetet sociale. Loading…

