Nga stagnimi në marrëdhënie të ndërsjella, dy vendet tani mund të bashkëpunojnë dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë dhe të largohen pengesat për bashkëpunim më të përforcuar ekonomik. Këtë e theksuan kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në fjalimet përshëndetëse të Forumit të biznesit Maqedonia e Veriut-Greqi që po mbahet këtë pasdite në Shkup. “Kjo është ditë historike që do të mbahet në kujtime në dy shtetet mike. Para një viti ende nuk kemi mundur të mendojmë se do të ndodh kjo. Unë dhe miku im i dashur Aleksis, shumë të sigurt e kemi parë…
Author: almakos
Alsat 2019-04-02T19:49:58+02:00 Një aeroplan i vogël “Cessna 210” është zhdukur këtë pasdite gjatë fluturimit nga aeroporti i Ohrit drejt aeroportit të Sofjes në Bullgari. Aeroplani në momentin e humbjes nga radarët ka pasur 4 shtetas bullgarë në bord. Sipas informatave paraprake nga Agjencia e Fluturimeve ata po fluturonin drejt Sofjes dhe në orën 16:16 minuta është njoftuar nga kulla e kontrollit se kontakti me këtë avion është humbur. Lajmin për Alsat-in është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme, ku thanë se kanë marrë të gjitha masat për kërkimin e aeroplanit të humbur. Loading…
Alsat 2019-04-02T18:43:01+02:00 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pati një takim me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Aleksis Cipras, i cili është kryeministri i parë grek që viziton zyrtarisht Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim ishin të pranishëm edhe Anastasija Anagnostopulu, ministre alternative e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë dhe ambasadori Dhimitris Janakakis, si dhe Irena Stefoska, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë dhe Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së…
Johannes Hahn, Member of the EC in charge of European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations Alsat 2019-04-02T18:10:41+02:00 Komisioni Evropian do të japë rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kur të paraqesë progres-raportet për secilin vend më vonë për këtë vit. Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn i tha sot Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, se hapja e negociatave me partnerët që i kanë përmbushur kushtet lidhet me besueshmërinë e BE-së. “Nëse partnerët tanë i kanë plotësuar kushtet, është detyra jonë për të përmbushur angazhimin tonë dhe për t’i hapur negociatat. Hapja e negociatave kërkon votën uanime…
Alsat 2019-04-02T18:06:13+02:00 Grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës edhe sot nuk arritën t’i tejkalojnë dallimet në propozim-ligjin mbi Prokurorinë Publike. Palët kanë përafruar qëndrimet mbi statusin e PSP-së, por janë larg marrëveshjes për materialet e përgjuara si dëshmi në procedurë. Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, në rast të marrëveshjes së mundshme, Kuvendi menjëherë duhet të thërret seancë për miratimin e ndryshimeve. Janë marr në konsideratë rekomandimet e BE-së të cilat ishin mjaft të zëshme kohës së fundit dhe në këtë drejtim ka pak avancim. Gjithsesi se çështja nuk është mbyllur. Nevojiten konsulta dhe rekomandime shtesë në lidhje me…
Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve në pjesën veriore kanë kapur sasi të pijeve alkoolike gjatë tentimit për t’u kontrabanduar në Kosovë. Sipas njoftimit për media, gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë tentuar të ndalin një automjet transportues, i cili ka ikur duke shkaktuar rrezikim për qytetarët dhe oficerët doganor. Dogana në bashkëpunim me policinë kanë arritur të lokalizojnë mjetin së bashku me drejtuesin e automjetit, i cili është arrestuar, ndërkohë që automjeti dhe sasia e pijeve alkoolike është konfiskuar./Telegrafi/
Alsat 2019-04-02T16:26:37+02:00 Para pak minutave ka përfunduar takimi mes grupeve të punës mes pozitës dhe opozitës për Prokurorinë Speciale Publike. Sipas opozitës dallimet mbeten të theksuar dhe në këtë edhe dëshira për t’i vazhduar takimet deri në arritjen e konsensusit. Loading…
Mariels Gongo 2019-04-02T16:10:38+02:00 Kandidati për president Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, fushatën e filloi nga sheshi Skënderbeu në Shkup. Ai tha se shqiptarët e përçarë duhet paraprakisht të arrijnë konsensusin me vëllain para konsensusit me fqinjin. Reka tha se shqiptarët në këto zgjedhje duhet të dëshmojnë se nuk e pranojnë konceptin e kombit statistikor. [embedded content] Me votën tuaj tregoni se ne nuk jemi 20 përqindëshi anonim siç na trajtojnë 20 vite. Dëshmoni se ju nuk e pranoni konceptin e kombit statistikor. Tregoni se ju nuk jeni vetëm votues, por edhe të votuar. Sepse…
Alsat 2019-04-02T16:01:06+02:00 Për herë të parë në historinë e pavarësisë së vendit, në Shkup zbriti një kryeministër grek. Kreu i Qeverisë greke Aleksis Cipras takoi homologun e tij Zoran Zaev për të dikustuar aspektet e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe bashkëpunimet e ardhshme në fushën e ekonomisë. Cipras deklaroi se do të jetë i kënaqur kur Shkupi të theksoi përmendoret të cilat janë pjesë e historisë antike greke. Pas anëtarësimit në NATO, qielli i Maqedonisë së Veriut, në fushën e aviacionit, do të monitorohet falas nga Greqia. Dy kryeministrat Zaev dhe Cipras janë marrë vesh që pas anëtarësimit të…
Mariels Gongo 2019-04-02T15:49:10+02:00 Kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski fushatën e filloi nga qyteti i Prilepit. Nga atje ai tha se si presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut do të punojë në interes të qytetarëve. Ai tha se askush nuk guxon të rrezikojë me ardhmërinë e vendit dhe të gjitha rezultatet e arritura në politikën e brendshme dhe atë të jashtme. Nuk guxojmë të luajmë kumar me shtetin. Kjo që deri më tani është bërë, të gjitha përparimet edhe në plan të jashtëm edhe në plan të kohezionit të brendshëm, të cilat kjo Qeveri i bëri, nuk guxojmë…
Alsat 2019-04-02T15:39:11+02:00 Komisioni Evropian do të propozojë çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë. Komisioneri Johanes Hahn e ka paralajmëruar këtë në seancën e komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian, duke e argumentuar me faktin që Shqipëria e Maqedonia duhet të marrin përgjigje për standardet që kanë arritur. Komisioneri që e paraqiti perspektivën si një çështje të Evropës sa dhe të vendeve të Ballkanit zgjerimin që pritet, ka kujtuar situatën e aktorëve jashtë rajonit që ndërhyjnë nëse politika e BE-së nuk merr masa konkrete. Ndërkohë parlamentarë evropianë kërkuan shpjegime për situatën e vetos nga vendet anëtare pas vendimeve të Komisionit Evropian,…
S A 2019-04-02T15:35:57+02:00 Nga viti në vit rritet numri i fëmijëve me autizëm. Në nivel botëror, një në 68 fëmijë është i diagnostikuar me autizëm. Maqedonia e Veriut nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e personave me autizëm, megjithatë ekspertët vlerësojnë se trendi i rritjes së numrit të të prekurve është karakteristikë edhe te ne. Prindërit e fëmijëve autik shprehen të pakënaqur nga përkujdesja institucionale dhe kërkojnë që terapitë për autizëm të jenë në listën pozitive të Fondit Shëndetësor. Vështirësitë janë tejet të mëdha. Ne përballemi me çfarëdolloj vështirësish veçanërisht gjatë procesit të përfshirjes në përditshmëri. Por pos aspekti…

