Mariels Gongo 2019-04-02T15:49:10+02:00
Kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski fushatën e filloi nga qyteti i Prilepit. Nga atje ai tha se si presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut do të punojë në interes të qytetarëve. Ai tha se askush nuk guxon të rrezikojë me ardhmërinë e vendit dhe të gjitha rezultatet e arritura në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.
Nuk guxojmë të luajmë kumar me shtetin. Kjo që deri më tani është bërë, të gjitha përparimet edhe në plan të jashtëm edhe në plan të kohezionit të brendshëm, të cilat kjo Qeveri i bëri, nuk guxojmë ti vendosim në rrezik. Opsioni alternativ i opozitës thotë, jo për Prespën, jo për Ligjin për Gjuhën, jo për Marrëveshjen e Ohrit, në praktikë do të thotë bllokim dhe izolim i ri- tha Stevo Pendarovski.
Loading…