Alsat 2019-04-01T19:27:10+02:00 Për shkak të vizitës së nesërme të kryeministrit grek Aleksis Cipras nesër nga ora 9:30 deri në orën 20 do të vendoset një regjim i veçantë qarkullimi në rajonin më të gjerë të Qytetit të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme në njoftimin e pasdites i bën apel të gjithë pjesëmarrësve në qarkullim që t’i respektojnë orientimet nga nëpunësit policorë dhe rregullativën e qarkullimit për regjimin e ndryshuar të qarkullimit të mjeteve. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-04-01T19:06:50+02:00 Aleksis Cipras nesër vjen për vizitë zyrtare në Shkup, që njëherësh është vizita e parë e një kryeministri grek që nga pavarësia e vendit. Në delegacionin e Ciprasit do të ketë 10 ministra nga kabineti i tij, rreth 100 afaristë, ndërsa planifikohet të nënshkruhen më shumë marrëveshje bilaterale. Fokusi gjithsesi do jetë në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, mbrojtjes dhe procesi i euroitegrimeve të vendit. Do të nënshkruhet marrëveshje edhe për hapjen e një vendkalimi të ri. Në intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, Ciparas sot tha se Greqia dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëhen partnerë dhe…
Sot rreth orës 16:45 tre persona kanë tentuar të kryejnë vjedhje në arken e Katedrales “Nën Tereza” në Prishtinë, të cilët janë ndaluar dhe janë shoqëruar në Polici. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në stacionin policor janë shoqëruar tre të mitur meshkuj nga komuniteti rom. “Rreth orës 17:00 Policia ka marrë informatën lidhur me dyshimet për një tentim vjedhjeje në arkën e Katedrales. Menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me personin përgjegjës të Katedrales. Ndërkohë që janë shoqëruar në stacionin policor tre…
Alsat 2019-04-01T17:17:43+02:00 Në prag të vizitës së nesërme në Shkup, kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras për Agjencinë Informative të Maqedonisë ka shpalosur letrat për bisedimet e nesërme me kolegun e tij Zoran Zaev dhe delegacionet e dy vendeve dhe planet e ardhshme për bashkëpunim, ndërsa flet edhe për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës. Cipras mes tjerash ka përmendur edhe momentet kritike dhe vështirësitë para se të arrihet Marrëveshja e Prespës. Në pyetjen e gazetares në lidhje me kravatën të cilën kryeministri Zaev ia dhuroi Ciprasit ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes, ai tha se ajo dhuratë zë vend special në byronë…
Ilustrim Alsat 2019-04-01T16:44:15+02:00 Herët në mëngjes, pesëdhjetë minuta pas mesnate, në Stacionin policor në Gjevgjeli është denoncuar se në autostradën Gjevgjeli-Shkup, tek udhëkryqi “Smokvicë” ka shpërthyer zjarr në automjetin e udhëtarëve “BMV X5” me targa të Kosovës i cili ishte në lëvizje, ndërsa është drejtuar nga personi A.R. (47) nga Kosova. Automjeti i djegur është shuar me intervenimin e Njësitit territorial kundër zjarreve nga Gjevgjelia. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policor Gjevgjeli. Loading…
Një aksident ka ndodhur në fshatin Dollc në magjistralen Pejë-Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20. Sipas tij, katër persona janë të lënduar. “Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:20 në magjistralen Pejë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Dollc. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një kamion. Sipas informacioneve të para, janë katër të lënduar me lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibraj./Telegrafi/
Alsat 2019-04-01T15:51:14+02:00 Gjykata e Apelit në Shkup e konfirmoi vendimin për lirimin nga akuza të kryeministrit Zoran Zaev për rastin “Mitmarrja”. Pas thuajse një viti pasi Gjykata Penale nuk gjeti faj tek kryeministri për marrjen e ryshfetit, gjykata më e lartë njoftoi se kolegët e Gjykatës Penale Shkupi 1, kishin marrë vendim të drejtë. Gjykata e Apelit njofton se, duke vepruar ndaj lëndës penale në opinion e njohur si “Mitmarrja”, pas seancës publike, miratoi vendim me të cilin ankesa e Prokurorisë për kriminalitet të organizuar dhe korrupsion, e refuzoi si të pabazë dhe e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale Shkupi…
Alsat 2019-04-01T15:33:54+02:00 Të martën rikthehen grupet e punës mes partive politike për punën e Prokurorisë Speciale. Këtë e konfirmojnë nga Ministria e Drejtësisë me ndërmjetësimin e të cilës zhvillohen negociatat. Takimi i radhës vjen pasi të enjten e kaluar, partitë konstatuan se dallimet thelbësore mbeten në statusin e PSP-së dhe shfrytëzimin e bombave si dëshmi në gjykatë. Siç kemi deklaruar një ditë më parë dhe ditët e kaluara se kemi lënë kohë gjatë për bisedime dhe konsultime brenda partiake nga ajo që doli si produkt i takimit të fundit të grupeve të punës. Mbetet që Ministria e Drejtësisë të thirre…
Alsat 2019-04-01T15:28:51+02:00 Kontrollet e tre Inspektorateve shtetërore të Ndërtimtarisë, Bujqësisë dhe Ambientit Jetësor nuk kanë zbuluar aktivitet ndërtimor përreth bregut të Strugës. Janë kontrolluar gjithsej pesë parcela. Edhe krahas alarmimit të organizatave civile dhe aktivistëve për punime ndërtimore, inspektorët nuk kanë zbuluar dukuri të këtilla. Aktivistët nëpër rrjetat sociale publikonin fotografi me të cilat i mbështesin shqetësimet e tyre. Nga Këshilli i inspektimit pranë Qeverisë njoftojnë se kontrolli është bërë më 19 mars në bashkëpunim me inspektorin e autorizuar ndërtimor nga komuna e Strugës. Në bazë të urdhëresës për mbikëqyrje të koordinuar, të gjitha institucionet e lartpërmendura kanë dorëzuar njoftime…
Alsat 2019-04-01T15:22:26+02:00 Si u arrestua ish-kryeministri Nikolla Gruevski, në tentativë për të ikur nga Budapesti në Moskë, ishte një nga lajmet e rrejshme që me rastin e 1 prillit, sot u publikua në rrjetet sociale. Por, gazetari Sasho Ordanovski thotë se disa media online çdo ditë e kanë Ditë të Gënjeshtrave. Sipas tij, pas këtyre shpifjeve qëndrojnë struktura mirë të organizuara, të cilat kanë për qëllim të de fokusojnë opinionin nga situatat faktike, për disa qëllime të caktuara. Ai thotë se gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, e cila filloi pikërisht më 1 prill, qytetarët duhet t’i marrin me rezerva disa…
Alsat 2019-04-01T15:07:18+02:00 Me maska në fytyrë të inspiruar nga personazhe të ndryshme të filmave vizatimorë fëmijë të moshave të ndryshme “vërshuan” çerdhet, shkollat e rrugët e të gjitha qyteteve për të shënuar 1 Prillin, Ditën e Gënjeshtrave. Në sheshin e Shkupit pati program të posaçëm me këngë e valle. Një pjesë e fëmijëvepërmes maskave shprehnin dëshirat se çfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten dhe cilat ushqime i kanë më të preferuara. 1 Prilli- Dita e Gënjeshtrave nuk e ka të njëjtin kuptim në të gjithë botën. Në Skoci njihet si dita e njerëzve egoistë, kurse në Iran i referohet…
Alsat 2019-04-01T14:47:01+02:00 Dhjetëra vatra të zjarrit ende mbeten aktive në të gjithë territorin e vendit. Helikopterë ushtarak, aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kamionë dhe këmbësori të Zjarrfikësve lokal po luftojnë në shuarjen e zjarreve aktive. Situata më alarmante është në Strugë, Krushevë, Veles, Çashkë, Berovë, Makedonski Brod, Koçanë dhe Katllanovë. Zjarret nëpër fusha, shkaktohen nga bujqit që punojnë tokën me qëllim që të pastrojnë kashtën, por zjarret në vendet malore lënë hapësirë për të dyshuar në zjarr-vënie të qëllimshme, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim: Ballafaqohemi me shumë zjarre në terren. Janë zjarre që shfrytëzohen nga individ…

