Author: almakos

Alsat 2019-03-31T13:56:09+02:00 Partitë politike do të kategorizohen si posedues të informacioneve me karakter publik. Këtë e parashikojnë propozim ndryshimet në ligjin për Qasje të lirë deri tek Informacionet me Karakter Publik, që pritet të shndërrohet në Agjenci. Ndryshimet parashikojnë që pjesë e Agjencisë të jenë vetëm drejtori dhe zëvendësi i tij, pa anëtarë të tjerë. [embedded content] Kryetari i këtij komisionit, Blerim Hyseni, e vlerëson si qasje të gabuar përfshirjen e partive politike si posedues të informacioneve me karakter publik. Sipas tij, në Regjistrin Qëndror figurojnë mbi 80 parti politike, disa prej të cilave kanë marrë pjesë vetëm në një…

Lexo më Shumë

LSDM-ja pyet VMRO-DOPMNE-në se vallë është kthyer lideri i tyre Hristijan Mickoski nga udhëtimi tranzitor përmes Budapestit, që të përgjigjet nëse është takuar apo jo me Gruesvkin. “VMRO-DPMNE-ja pranoi se Hristijan Mickoski një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore ka qenë në një udhëtim tranzitor përmes Budapestit. Në rast se është kthyer Mickoski duhet të përgjigjet se vallë është takuar apo jo me mentorin e tij, kriminelin e dënuat dhe të ikurin nga drejtësia Nikola Gruevski”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Nga partia e Zaevit gjithashtu pyesin nëse para fillimit të fushatës zgjedhore, Mickoski nga Gruevskik ka kërkuar këshilla për…

Lexo më Shumë

Në fshatin Pomozitin të Fushë Kosovës ankuesi mashkull ka raportuar se është zhdukur vajza e tij. Policia e Kosovës thotë se më datë 30.03.2019 ankuesi mashkull ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas njoftimi, njësitë policore janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

LAMM informon se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. LAMM i paralajmëron vozitësit të kenë kujdes dhe tu përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimet e sapo vendosura në komunikacion. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-31T10:18:49+02:00 Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të mbajë takim të hapur formal me përfaqësuesit e mjeteve për informim publik në të cilin do të përfshihen temat: statusi i realizimit të reformave të Planit 18, cilësia dhe dinamika e tyre; përmbledhje të vizitave institucionale përgjegjëse për implementimin dhe zbatimin e reformave, veçanërisht formimin e të a.q. “trak rekord”, apo rezultateve të dukshme nga zbatimi i reformave. Siç kumtoi SÇE, do të bisedohet edhe për pritjet nga Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e vendit, në drejtim të pritjeve nga samitet e…

Lexo më Shumë

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut Blerim Reka, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, sot në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do të nënshkruajnë Kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Siç është kumtuar, ngjarjen e organizon Komisioni Shtetëror Zgjedhor në bazë të nenit 8-të të Kodit zgjedhor. Fushata për zgjedhjet presidencial fillon prej nesër, 1 prill dhe përfundon më 19 prill në mesnatë. Rrethi i parë i votimit për zgjedhjet presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Lexo më Shumë

Rreth orës 21 e 50 minuta në Prizren ka ndodhur një përleshje fizike si pasojë e të cilës një persona ka marrë lëndime në kokë, dyshohet se u godit me thikë. Sipas policisë personi i lënduar është duke u trajtuar në emergjencë. “Sonte rreth orës 21:50 minuta në afërsi te pompës se vogël IP ne Prizren, është lënduar një person ne koke ku dyshohet te jetë lënduar me një mjet te mprehta (thikë),në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe emergjenca ,personi i lënduar është duke i trajtuar në emergjencë”. Njësitë policore janë duke u marr me këtë rast, ndërkaq…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-03-30T22:57:42+01:00 Për shkak të mbajtjes së Garës atletike tradicionale të grave, në organizim të Lidhjes së Sporteve në Shkup, nesër prej orës 9:30 deri në orën 11:00 do të mbyllet për komunikacion bulevardi “Ilinden” në Shkup, nga Shatërvani – në Parkun e Qytetit deri tek udhëkryqi me bulevardin “8 Shtatori”. Siç informoi MPB, komunikacioni do të riorientohet nëpër bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”, rrugën “Orce Nikollov” dhe bulevardin “8 Shtatori”. Loading…

Lexo më Shumë

Një person është gjetur i vdekur në Pejë, të shtunën. Rastin e ka bërë të ditur Zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. “Me të marrë informacionin në fjalë, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes. Dyshime e para çojnë se i njëjti është vetëvrarë”, ka thënë Nikçi. Ndërkaq, Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Jo zyrtarisht mësohet se i vetëvrari ishte polic.

Lexo më Shumë

Policia Kantonale e Freiburgut njofton se Driton N., 40 vjeçar nga lokaliteti Roens i Kantonit të Freiburgut  nuk është parë më që nga 16 ose 17 marsi 2019. Burri 40 vjeçar, ka konstrukt mesatar të trupit, gjatësi prej 165 cm, flokë të shkurta, të zeza, sy ngjyrë gështenje. Ai flet në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe, transmeton albinfo. Dëshmitarët që e kanë parë ose kanë informacione për të, mund të lajmërojnë Policinë Kantonale të Freiburgut, nën numrin e telefonit: 026 304 17 17 ose të njoftojnë në stacionin më të afërm policor.

Lexo më Shumë