“Përparimi në eurointegrime, procesi i ratifikimit për inkuadrimin në NATO ndikojnë pozitivisht ndaj ekonomisë. Pas shumë viteve izolim, stagnim ekonomik dhe paqartësi, shteti po lëviz në drejtim të duhur ndërsa ekonomia është stabilizuar dhe ringjallur. Dëshmi e fundit për këtë janë të dhënat për rritje të prodhimtarinë industriale në dy muajt e parë të vitit. Pas rritjes në vitin 2018 që është rritja më e madhe në prodhimtarinë industriale në shtatë vitet e fundit, industria vazhdon të rritet edhe në vitin 2019. Rritja e industrisë për periudhën janar-shkurt të vitit 2019 është për 9,6 për qind më e lartë në…
Author: almakos
Me zhvendosjen e akrepave të orës sonte përfundon llogaritja dimëroree kohës dhe fillon llogaritja verore. Vendimin e solli Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 124-t sipas së cilit llogaritja verore në vitin 2019 fillon më 31 mars në orën 02:00 me zhvendosjen e akrepave për një orë para ora në orën 03:00 dhe do të llogaritet si ora 03:00. Llogaritja verore e kohës në vitin 2019 mbaron më 27 tetor në orën 03:00, me zhvendosjen e akrepave për një orë prapa koha në orën 03:00 do të konsiderohet si 02:00. Ky vendim është në pajtim me…
Dy persona janë ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si “Zooteknike”, teksa po dilnin nga banesa e tyre. Nga raportimet e para mësohet se viktimat janë Astrit dhe Ibrahim Bilali. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por mësohet se dy personat janë qëlluar në hyrje të banesës, raporton tch. Një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ekzekutimit, është gjetur pranë vendngjarjes.
Një 41 vjeçar me origjinë nga Kosova ka përfunduar në prangat e policisë italiane. Qerim Lumi, banues në Treviso. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të koduar “Alba Bianca”, i cili u realizua në shtator të vitit të shkuar, duke çuar në identifikimin dhe denoncimin e 40 trafikantëve të drogës, 30 prej të cilëve përfunduan në rrjetën e “Guardia di Finanza” në Trento. Lumi shërbente si ndërlidhës dhe transportues i drogës. Gjatë operacionit, policia kapi 120 kg drogë, heroinë, kokainë dhe marijuanë, me një vlerë në tregun me pakicë prej 20 milion eurosh. Gjithashtu u sekuestruan…
Një person është goditur nga vetura në rrugën afër tregut të gjelbër në Prishtinë. Mësohet se nga aksidenti në kryeqytet është lënduar këmbësori. Po ashtu i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi ka marrë lëndime trupore. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia. “Rreth orës 21:00 në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në përgjigjen e policisë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Përplasjet mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska sa po shkojnë e po thellohen. Pasi Deskoska akuzoi Xhaferin se me moscaktimin e seancës për votimin e Propozim Ligjit për Prokurorin Themelore ai i jep argument VMRO-DPMNE-së të zvarris arritjen e marrëveshjes eventuale, kryeparlamentari Xhaferri i kundërpërgjigjet shefes së drejtësisë, duke i rikujtuar se ende nuk ka siguruar 2/3 e votave, të domosdoshme për miratimin e këtij ligji. “Nuk duhet të ketë pretendime që mungesa e suksesit të negociatave, të mbulohet me Parlamentin. Grupet negociuese nuk kanë siguruar 2/3 e votave. Se kush kujt i jep argument, do…
Alsat 2019-03-29T22:20:27+01:00 Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në e misionin “360 gradë” në Alsat tha se Ligji për Prokurorinë Publike, rrjedhimisht edhe fati i PSP-së dhe zgjedhjet presidenciale janë kushtet kryesore që Maqedonia e Veriut duhet ti plotësoj që në qershor të merr datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Dimitrov thekson se edhe për kundër pengesave të shumta, Ligji për Prokurorinë Publike duhet të miratohet më së voni deri në fillim të muajit maj. [embedded content] Loading…
Të premten është raportuar një vdekje e dyshimtë në komunën e Vitisë. Siç njofton Polica, një person i moshës rreth 60-vjeçar është raportuar se ka vdekur. Ndërkaq është konstatuar se ishte një vetëvrasje. “Është e vërtetë se një person ka vdekur sot në komunën e Vitisë. Rasti është raportuar në mesditë. Sipas ekspertizave që janë bërë është thënë se personi ka vrarë vetën. Polica e ka cilësuar këtë si vdekje të dyshimit. Nuk kemi ndonjë informatë se cilat janë shkaqet e kësaj vetëvrasje”, ka thënë Ismet Hashani nga Polica e Kosovës për regjionin e Gjilanit.
Për shkak të zjarreve të përhapura pyjore, në pajtim me Ligjin për pyjet prej sot vendoset ndalesë për lëvizjen në pyll dhe tokë pyjore prej orës 00 deri në orën 24. Ndalesa do të zgjasë deri në heqjen e saj, kumtoi sonte Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Personat fizikë të cilët nuk do ta respektojnë ndalesën dhe që do të hasen si lëvizin nëpër pyll dhe tokë pyjore, do të ndëshkohen me para prej 1.500 deri në 2.000 euro. Ndalesa nuk vlen për lëvizjen në park-pyllin Vodno, Gazi Babë si edhe për tura të organizuara të turistëve…
Në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim dhe Ligjin për pyjet, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) alarmon për rrezik më të madh nga zjarret në sipërfaqe të hapur. “Për shkak temperaturave të rritura dhe periudhës së thatë është rritur rreziku nga paraqitja e zjarreve në sipërfaqe të hapura dhe gjendja e tillë kërkon mobilitet urgjent të të gjitha subjekteve në mbrojtjen prej zjarreve – NP Pyjet e Maqedonisë, njësit e vetëqeverisjes lokale, njësitë zjarrfikëse territoriale, DPHM. Për këtë qëllim DMSH i përmend paralajmërimet e ardhshme deri te të gjithë subjektet të veprojnë në pajtim me kompetencat e nenit…
Ushtruesja e detyrës ambasadore amerikane në vend, Mikaela Shvajzer Blum, deklaroi se sipas këndvështrimit të Uashingtonit, Prokuroria Speciale duhet doemos të ketë pavarësi dhe mundësi që të punojë në të gjitha rastet e hapura. Blum në kulmin e bisedimeve politike për fatin e PSP-së porositi se Prokuroria e Rregullt dhe ajo Speciale dhe përpjekjet e tyre për të ndjekur korrupsionin janë parakusht që qytetarët të kthejnë besimin në sistemin gjyqësor. [embedded content] Ne konsiderojmë se gjatë këtyre bisedimeve duhet pasur parasysh se secili qytetar i Maqedonisë së Veriut duhet të ketë besim të tillë në institucionet e tij, të ketë…
Zgjidhja për çështjen e ndërtimit të minares 32 metërshe në xhaminë Ali Pasha në Ohër do të kërkohet pas zgjedhjeve, respektivisht pas 5 majit, në një takim në Qeveri mes palëve të prekura, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev në Ohër. “E dini se mbajta takim me shoqatën ‘Vetëdija’, mbajta takim edhe me Drejtorinë e vakëfeve që është përgjegjëse për ndërtimin, është e saktë se ekziston zgjidhje konservatore për konservimin dhe restaurimin siç është e saktë se nuk ka edhe miratim për ndërtim. Kjo është një periudhë e ndjeshme, vijnë zgjedhjet. Ohri është shembull i bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar, vendosëm që…

