Politikat e mira ekonomike, si dhe një situatë e qëndrueshme politike janë të domosdoshme për vendin që të fillojë të arrijë rezultate të mira ekonomike, thotë Florian Biber nga Universiteti i Gracit, në Austri. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës dhe marrëveshja me Bullgarinë janë hapa të mirë në këtë drejtim. Unë mendoj se vendi duhet të vazhdojë me marrëdhëniet e mira me fqinjët, por gjithashtu të ketë një strategji të qartë për zhvillimin ekonomik. Kjo është diçka që pothuajse asnjë vend në rajon nuk ka dhe duhet të përmirësohet. Të keni një qëndrim të qartë se investimet do të kenë…
Author: almakos
Në zyrën e Avokatit të Popullit, nga dita e hënë (1 prill), qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo qoftë shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike falas 0800 54321.Të gjitha parregullsitë mund të denoncohen si gjatë periudhës parazgjedhore edhe në ditën e votimit. Linja telefonike do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ndërsa sipas denoncimeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, sapo të pranohet thirrja ose mesazhi i incizuar. Avokati i Popullit, do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në…
Gjykata Supreme e shfuqizoi arrestin shtëpiak për Mijalkovin për rastin “Perandoria” të Prokurorisë Speciale. “Perandoria” i referohet një dyshimi për një bashkim kriminel, dëmtime dhe avancime të kreditorëve, shpërdorim të detyrës zyrtare, autorizime dhe larje parash.Përveç Mijalkovit, PSP-ja i ndjek edhe biznesmenët Orce Kamçev, Cvetan Pandeleski dhe Nenad Josifoviq, të cilët në fillim të marsit gjithashtu u lëshuan në liri. Në vendimin për anulimin e arrestit shtëpiak për Mijalkov, Gjykata Supreme thirret në mendimin e saj parimor – se PSP-ja nuk është paditës i autorizuar në hetimet e hapura pas skadimit të afatit prej 18 muajsh pas marrjes së “bombave”…
S A 2019-03-29T14:43:18+01:00 Doganierët në vendkalimin kufitar Tabanoc, kanë kapur përafërsisht 350 kg marihuanë. Një shtetas shqiptarë i moshës 63 vjeçare, rreth orës 1 pas mesnatës ka tentuar të kalojë kufirin. Gjatë kontrollit të makinës, në 130 paleta të punuara specialë për transport të luleve janë ngarkuar në mjetin transportues, mirëpo gjatë kontrollit doganierët kanë kapur rreth 350 kiologram marihuana, kanë njoftuar nga drejtoria e doganave. Kundër tij nga Prokuroria e Kumanovës do të dorëzohet padi penale për prodhim të autorizuar dhe futje në treg të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope. Loading…
Oficerët e Doganës së Kosovës kanë kapur rreth 17 kg të substancave narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë. “Gjatë Kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë dhe e cila drejtohej nga dy shtetas Shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar të veturës është dyshuar në ekzistimin e dyshemesë së dyfishtë e cila mund të ishte e punuar enkas për fshehje të mallit. Pas hapjes së shtresës metalike tek këmbët e ulëseve të karrikave të pasme janë gjetur edhe sasia e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë”, thuhet në njoftimin për…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pasdite në orën 14 do të mbajë seancë në të cilën duhet që ta përmbyllë Listën Zgjedhore. KSHZ-ja deri sot duhet që t’i përfundojë ndryshimet që dalin nga verifikimi publik i Listës Zgjedhore që zgjati prej 23 shkurtit deri më 14 mars të vitit 2019. Në këtë periudhë verifikim kanë bërë 53.972.000 qytetarë. Për 517 persona ishte marrë vendim për regjistrim në Listën Zgjedhore, për 412 është marrë vendim për fshirjen e tyre nga Lista Zgjedhore, ndërsa për 129 qytetarë është bërë ndryshimi i të dhënave të tyre. Listën e përmbyllur Zgjedhore, respektivisht certifikatat nga…
S A 2019-03-29T13:16:35+01:00 Kapen 350 kg marihuanë në vendkalimin kufitar “Tabanoc” Dogana e Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar “Tabanoc” kanë zbuluar përafërsisht 350 kg marihuanë, të cilat ishin të fshehura në bunkerë speciale, që vinte nga Shqipëria e destinuar për tregun Evropian. Nga Dogana e Maqedonisë njoftojnë se është arrestuar një shtetas nga Shqipëria me inicialet B.F. Loading…
S A 2019-03-29T13:16:35+01:00 Kapen 500 kg marihuanë në vendkalimin kufitar “Tabanoc” Dogana e Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar “Tabanoc” kanë zbuluar rreth gjysmë toni marihuanë, përafërsisht rreth 500 kilogram të cilat ishin të fshehura në bunkerë speciale. Nga Dogana e Maqedonisë njoftojnë se është arrestuar një shtetas nga Shqipëria me inicialet B.F. Loading…
S A 2019-03-29T13:00:43+01:00 Kryeministri grek, Aleksis Cipras të martën do të arrijë për vizitë oficiale në Shkup, transmeton agjencioni i lajmeve grek ANA-MPA, përcjell Alsat. Sipas agjendës, Cipras do të arrijë në aeroportin e Shkupit më 2 Prill në mëngjes, nga ku do të niset për në godinën qeveritare, ku do të organizohet ceremoni oficiale për nder të arritjes së tij. Pastaj parashikohet takim privat me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe takim me Këshillin për bashkëpunim mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në fund të dy kryeministrat do të japin deklaratë për mediet. Agjenda parasheh që Cipras të takohet…
Policia ka arrestuar dy meshkuj shqiptarë shtetas të Serbisë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan. Të njëjtit janë arrestuar pasi që janë zënë në flagrancë duke vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimorë në një qendër tregtare. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
S A 2019-03-29T11:23:26+01:00 Maqedonia e Veriut dhe Greqia janë ballafaquar me lajme të rreme që nga negociatat për marrëveshjen e Prespës dhe deri tek ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Konstatimet dolën nga konferenca në Athinë ku po marrin pjesë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe homologu i tij grek Nikos Papas. Mançeski potencoi se propaganda më e madhe kundër marrëveshjes është përhapur në kohën e referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese. Lajmet e rreme dhe dezinformatat ishin mjeti më i fortë i armiqve dhe nacionalistëve të cilët kishin për qëllim që të t’i sjellin…
Një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga policia në Tiranë, pasi ata kanë goditur me mjete të forta një pronar të një pike këmbimi valutor, derisa ishte duke lëvizur me motor, duke i marrë një sasi lekësh. Policia thotë se reagimi në kohë i tyre ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet, derisa kanë njoftuar se shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij. /kp/

