Gjykata Supreme e shfuqizoi arrestin shtëpiak për Mijalkovin për rastin “Perandoria” të Prokurorisë Speciale. “Perandoria” i referohet një dyshimi për një bashkim kriminel, dëmtime dhe avancime të kreditorëve, shpërdorim të detyrës zyrtare, autorizime dhe larje parash.Përveç Mijalkovit, PSP-ja i ndjek edhe biznesmenët Orce Kamçev, Cvetan Pandeleski dhe Nenad Josifoviq, të cilët në fillim të marsit gjithashtu u lëshuan në liri. Në vendimin për anulimin e arrestit shtëpiak për Mijalkov, Gjykata Supreme thirret në mendimin e saj parimor – se PSP-ja nuk është paditës i autorizuar në hetimet e hapura pas skadimit të afatit prej 18 muajsh pas marrjes së “bombave” respektivisht pas 30 qershorit të vitit 2017.
Vendimi është marrë në pajtim me mendimin parimor juridik të marrë në një seancë të përgjithshme të Gjykatës Supreme më 30 janar 2019 dhe për shkak se masa e arrestit shtëpiak për të pandehurin S.M. është e përcaktuar me kërkesë të Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve që nuk kanë statusin e paditësit të autorizuar në këtë procedurë” -theksuan nga Gjykata Supreme
Por, kjo nuk do të thotë që Mijallkov do të mbrohet në liri. Pas marrjes së dënimit me tre vite burg në rastin për parregullsitë zgjedhore, “Titanik 2”, gjykata menjëherë e vendosi në paraburgim për shkak të rrezikut për arratisje. Por edhe këtë vendim, Apeli e tjetërsoi dhe tani Mijallkov plotfuqishmërinë e vendimit në vend se në Shutkë, do ta presë në arrest shtëpiak. Përveç kësaj, në vendimin e Apelit për këtë rast thuhet se arresti shtëpiak vlen deri në plotfuqishmërinë e vendimit, por jo më shumë se 60 ditë. Duke pasur parasysh se nevojiten disa muaj që gjykata e shkallës së dytë të prononcohet pas një ankese për aktgjykim që ajo të bëhet e plotfuqishme, është e sigurt se Mijallkov thirrjen për vuajtjen e dënimit me burg do ta presë në liri.