Ushtruesja e detyrës ambasadore amerikane në vend, Mikaela Shvajzer Blum, deklaroi se sipas këndvështrimit të Uashingtonit, Prokuroria Speciale duhet doemos të ketë pavarësi dhe mundësi që të punojë në të gjitha rastet e hapura. Blum në kulmin e bisedimeve politike për fatin e PSP-së porositi se Prokuroria e Rregullt dhe ajo Speciale dhe përpjekjet e tyre për të ndjekur korrupsionin janë parakusht që qytetarët të kthejnë besimin në sistemin gjyqësor.
Ne konsiderojmë se gjatë këtyre bisedimeve duhet pasur parasysh se secili qytetar i Maqedonisë së Veriut duhet të ketë besim të tillë në institucionet e tij, të ketë pritje për drejtësi të barabartë dhe konsiderojmë se PSP-ja e pavarur në kuadër të Prokurorisë së rregullt është hap i rëndësishëm përpara“- tha Mikaela Shvajzer – Blum, ushtruese e detyrës ambasadore e SHBA-së.
ALSAT
Loading…