Komunës së Çairit i ka kaluar pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu”, transmeton TV21. Këtë e bëri të ditur kryetari i Çairit Izet Mexhiti nëpërmjet rrjeteve sociale. Mexhiti shkruan se me këtë është hequr pengesa e fundit administrative, duke shtuar se hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.
Statusi i plotë i Izet Mexhitit
Sot, Qeveria miratoi vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit.
Me këtë vendim hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.
Ky është një hap i rëndësishëm që e afron edhe më shumë kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup. Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt do hapet tenderimi që të nisin punimet, dhe Sheshi “Skënderbeu” të marrë formën që e meriton.


