Author: almakos

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arritur ta gjejë veturën e tipit Toyta Chrysler me targa vendore e cila ishte vjedhur sot në Prizren. Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se vetura është gjetur në njërën nga rrugët lokale të fshatit Korishë të Prizrenit, transmeton Telegrafi. Pas ekzaminimit që i është bërë vendit të ngjarjes, vetura i është kthyer pronarit. Ndërsa, hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe ndalimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T16:44:48+02:00 Në zonën qendrore të qytetit në kuptimin e plotë të fjalës “nuk mund të fluturonte mizë”, e të mos vërehej. Polici kudo. Rrugë të bllokuara pa trafik, shirita policor që nuk lejojnë parkimin e makinave për arsye sigurie. Masa të tilla të sigurisë nuk mban mend publiku i Maqedonisë së Veriut, kur bëhet fjalë për vizitën e një personi botëror në vend. Nga Ministria e Brendshme thonë se të gjitha kapacitetet e policisë u vunë në veprim. Por, sa policë dhe njësi speciale të martën e ruanin Papa Françeskun nuk morëm informacion, sepse një gjë e tillë sipas…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T15:44:35+02:00 Në shënimin e ditës së policisë, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski u zotua se do të vazhdojnë reformat brenda këtij dikasteri. Ai tha se në MPB nga viti i kaluar funksionon procesi i “vetingut” për të shkarkuar nga detyra ata që bartin uniformat dhe janë të përfshirë në korrupsion, krim dhe shkelje të tjera ligjore. Me deklarimin tonë të qartë të vullnetit politik për ndryshime, policia si themel i sigurisë gjithëpërfshirëse të shtetit hapëroi në periudhë intensive të reformave dinamike. Edhe në këto reforma, Ministria nuk ka vepruar e vetme. Përkundrazi, duke punuar bashkërisht me partnerët ndërkombëtarë, akademia…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T15:34:02+02:00 Banorët e Strugës këto ditë përsëri ballafaqohen me ujë të turbullt, i cili vjen nga ujësjellësi i qytetit. Kjo ndodhë thuajse çdoherë pas reshjeve të shiut. Alsat tentoi të kontaktojë me krerët e ndërmarrjes publike “Proakua Strugë” për të marrë më shumë informata, por kompetentët nuk u përgjigjën në telefonatat tona. Ish drejtori i kësaj ndërmarrje, Vait Ajro sqaroi përse ndodh ky problem. Me vite përsëritet problemi i njëjtë. Jo që nuk ka zgjidhje. Zgjidhje ka, por se duhet të intervenohet në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në pikat e para ku akumulohet uji. Ato kalojnë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-07T15:19:36+02:00 Vizita e Papës në Maqedoninë e Veriut ishte në fokusin edhe të mediave rajonale dhe botërore. NBC NEWS, në titullin e artikullit të saj shkruan se “Papa Françesku lutet në memorialin e Nënë Terezës në Maqedoninë e Veriut”. NBC NEWS përshkruan edhe transportin e Papës me automjetin e zakonshëm “Wolkswagen jeta”. Shkruan edhe për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, me qëllim perspektivën euroatlantike. Edhe mediat në Shqipëri, fokusin e vizitës e kanë vendosur tek përkulja e Papës para përmendores së Nënës Terezë. Agjencia shtetërore greke ANA, shkruan se Papa Francesku është, përfaqësuesi i parë i Vatikanit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T15:01:28+02:00 Ministria e Arsimit akoma nuk ka vendosur nëse dita e martë e shpallur ditë jo pune për të gjitha shkollat në Shkup, për shkak të vizitës së Papa Françeskut, do të zëvendësohet me ndonjë ditë fundjave. Nga ky dikaster informojnë se ditëve në vijim do të debatojnë mbi këtë çështje dhe do të marrin vendimin përfundimtar, pas çka do të njoftohen të gjitha institucionet arsimore. Për shkak të numrit të madh të festave shtetëror në vend, e shpesh herë edhe lidhjen e tyre me ditët e fundjavës  ka ndodhur që nxënësit të humbin disa ditë nga mësimi. Për…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-07T14:53:31+02:00 Për 30 për qind më shumë është rritur numri i pacientëve të cilët i janë drejtuar Spitalit të Qytetit “ 8 Shtatori” në Shkup, pasi autoritetet Shëndetësore një ditë më parë njoftuan se për shkak të vizitës së Papës, Qendra Klinike nuk do të jetë e hapur për pacientët, ndërsa do të pranohen vetëm rastet urgjente dhe qytetarët të cilët nuk janë informuar në kohë për restrikcionet. Gjatë periudhës nga ora 18:00 e ditës së djeshme, deri në orën 12 të ditës së sotme në Qendrën Urgjente dhe Ambulancave të cilat janë 20 në numër janë kontrolluar gjithsej…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T14:46:05+02:00 Në stacionin policor në Shtip, sot herët në mëngjes nga ana e ekipit të Ndihmës së Shpejtë është njoftuar se në rrugën Zhelezniçka, një foshnjë 9 muajsh ka ndërruar jetë. Zëdhënësja e SPB-së Shtip informon se zyrtarët policorë në SPB-Shtip kanë kryer hetim në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në të njëjtën ditë rreth orës 03:00, 32 vjeçarja E.M. nëna e foshnjës ka vërejtur se foshnja nuk jep shenja jete pas çka ka kërkuar ndihmën e shpejtë, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-07T14:42:34+02:00 Vizita historike e Papa Françeskut në Shkup u shënua me nderimet më të larta shtetërore dhe fetare. Ai u prit në aeroportin e Shkupit nga Presidenti Gjorge Ivanov dhe Kryeministri Zoran Zaev me të cilët vijoi vizitën në Vilën Presidenciale në Vodno. Kreu i Kishës Katolike dhe drejtuesi i Vatikanit e konsideroi vendin si urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit dhe një gërshetim i karakteristikave të rajonit. Kjo pasuri kulturore është pasqyruar në më të rëndësishëm tuaj dhe në trashëgiminë me të vlefshme – përbërjen multietnike dhe multireligjioze të popullit tuaj, frut i historisë së pasur dhe marrëdhënieve…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T14:27:26+02:00 Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se nesër do të vazhdojnë me punë grupet parlamentare mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Zaev theksoi se ministrja e drejtësisë Renata Deskoska është dëgjuar me kreun e grupit negociues të partisë opozitare. “Besoj se në takimin e nesërm do të konfirmohet mesazhi që kemi dërguar unë dhe z. Mickoski, i cili sipas mendimit tim është një hap drejt arritjes së një zgjidhjeje për një nga dallimet më të rëndësishme që kemi pasur deri tani”-tha Zaev. Zaev theksoi, se të dyja palët mund të bëjnë pak më shumë përpjekje në mënyrë që të arrijnë një…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-07T14:10:47+02:00 Fshesa e kryeministrit Zoran Zaev do të përfshijë funksionar nga çdo nivel i pushtetit. Burime nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë bëjnë të ditur se i pari i këtij subjekti ka hartuar një listë me mbi 15 emra të cilët do të ndryshohen. Në të përfshihen nënkryetar partie, ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtor dhe zyrtar të tjerë. Megjithatë socialdemokratët nuk japin emra derisa nuk mblidhen organet e partisë për të shqyrtuar propozimet e kryetarit të partisë. Në kuadër të rinkonstruimit, Zaev parashikon edhe ndryshime në kabinetin qeveritar. Në këtë drejtim, i pari i ekzekutivit që në fushatën presidenciale paralajmëroi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T13:49:26+02:00 Sot ka ndërruar jetë ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së Blagorodna Duliç. Varrimi do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 12:30 në kapelën e varrezave në komunën Butel. Duliç ka lindur më 18.04.1941 në Koçani, kurse me profesion ishte juriste. Loading…

Lexo më Shumë