Author: almakos

Alsat 2019-05-07T12:10:39+02:00 Kryetari i Kishës Katolike të Romës papa Françesku sot shërbeu meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup në të cilën morën pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera. Papa dërgoi mesazh për paqe, bashkëjetesë, dashuri më të madhe për Perëndinë dhe për njerëzit. Për të zëvendësuar indiferencën dhe shpifjet me ndjeshmëri dhe shpresë, për të kapërcyer stereotipet dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, rekomandoi Papa Françesku në Meshën në Shkup. Papa i Kishës Katolike të Romës, i cili qëndron në një vizitë apostullore në vend, erdhi në shesh me të ashtuquajturin “papamobil”, ku…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T11:26:27+02:00 Kreu i Kishës katolike të Romës, Papa Françesku paradite do të shërbejë meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Në meshë marrin pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga jashtë vendit. Papa në shesh erdhi me “papamobil” ku u prit nga shumë qytetarë të mbledhur. Kreu i Kishës katolike të Romës pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno” dhe më pas në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës u takua edhe me liderët e bashkësive fetare dhe grupit të qytetarëve nga kategoritë e cenueshme. Pas liturgjisë do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T11:15:16+02:00 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Shkëlqësia e Tij Papa Françesku, realizuan takim të ndarë në kuadër të programit të vizitës Apostolike të Shkëlqësisë së Tij dhe Klerik i parë i Kishës Katolike. Në takim, edhe një herë u konfirmua lidhja shekullore shpirtërore ndërmjet shtetit të Papës dhe vendit tonë, të vendosur me misionin e arsimdashësve slloven, vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi dhe me kremtimin e veprës së tyre, që çdo vit bashkërisht festohet në Romë dhe Vatikan. Kryeministri Zaev në takim dërgoi mesazh se kjo vizitë Apostolike është frymëzim për…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut është urë mes Lindjes dhe Perëndimit dhe vend ku takohen numër i madh u rrymave kulturore, dhe paraqet personifikim të karakteristikave në rajon. Përmes dëshmive elegante të së kaluarës Bizantine dhe Otomane, mureve madhështore dhe ikonostaseve të madhërishme të kishave të lashta, të cilat flasin për praninë krishtere që daton nga kohërat apostulare, Maqedonia e Veriut e shpreh thellësinë dhe pasurinë e kulturës së saj mijëvjeçare, tha papa Françesku në fjalimin para kreut shtetëror dhe korit diplomatik në “Vila Vodno”. “Më lejoni të them se këto pasuri të mëdha kulturore paraqesin shprehje të trashëgimisë së…

Lexo më Shumë

Zyra e informimit policor për rajonin e Pejës njofton se me datën 6 maj 2019 rreth orës 09:00, pranë Stacionit Policor në Deçan, viktima ka raportuar se është kanosur nga persona të dyshuar, duke i vënë para derës së shtëpisë së tij disa fishekë të armës së zjarrit (AK47, kal. 7.62 mm). Sipas njoftimit për media njësitet patrulluese së bashku me Njësitin e Hetimeve të Stacionit Policor në Deçan, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë shikimin, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar prova dhe dëshmi që ndërlidhen me rastin e kanosjes. “Lidhur me këtë është njoftuar prokurori…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T10:27:00+02:00 Pas vizitës me kreun shtetërorë në Vilën Vodno, Papa Françesku ka vazhduar vizitën e tij në Shtëpinë Muze të Nënës Terezë, ku është përkulur para përmendores së Shën Terezës në Sheshin Maqedonia. Papa Françesku gjithashtu ka vizituar muzeun brenda ku gjithashtu realizoi lutje. Brenda Muzeut të pranishëm ishin edhe kreu i kishës ortodokse, kryepeshkopi Stefan dhe kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni, reis Sulejman Rexhepi. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-07T09:53:51+02:00 Kryetari i Kishës romake-katolike, Papa Françesku, sot do të qëndrojë për vizitë në vend dhe pasdite në kishën Katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” do të takohet me të rinjtë. Në takimin ekumenik dhe ndërfetar do të mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë nga vendi dhe bota që paraprakisht kanë paraqitur pjesëmarrjen e tyre dhe kanë marrë bileta. Sipas programit, pofiti sot do të takohet me kreun shtetëror, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe korit diplomatik, ku do të mbajë edhe meshë të shenjtë në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Është parashikuar që Papa në Shtëpinë përkujtimore…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-07T09:34:30+02:00 Rreth 250 media vendore dhe më shumë se 100 media të huaja e ndjekin dhe e transmetojnë vizitën historike të kreut të Kishës Katolike të Romës papa Françesku i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në mesin e medieve të huaja të akredituara janë Televizioni kombëtar grek, Televizioni kombëtar bullgar, Al Xhezira, Vojs of Amerika, Bi-Bi-Si, Zi dojçe dhe shumë media të tjera. Përndryshe, sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup priten më shumë se 15 mijë qytetarë nga vendi, por edhe mysafirë të lartë, besimtarë dhe shtetas të huaj, para së gjithash nga fqinjësia më e gjerë. Sipas kompetentëve,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-07T09:24:48+02:00 Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, paradite ka arritur në Vilën Vodno ku duhet të mbajë fjalim para autoriteteve shtetërore, korit diplomatik dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Papa këtë mëngjes në ora 8 ateroi në aeroportin e Shkupit, ku u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrën tradicionale maqedonase, me bukë dhe kripë. Në delegacionin që e pret të atin e shenjtë, ishin edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Pas ceremonisë zyrtare në Vilën Vodno, papa do të ketë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-07T08:46:13+02:00 Papa Françesku arriti për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Atë e priti në aeroport presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ipeshkvi i kishës katolike dhe autoritete të tjera të larta. Papa do të mbajë një meshë në sheshin kryesor të Shkupit, vetëm dhjetra metra nga vendi ku kishte qenë dikur shtëpia e tash shënjtores Nënë Tereza. Autoritetet maqedonase së bashku me ato të Vatikanit kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, ndërsa trafiku është bllokuar tërësisht në qendër të qytetit. Papa Françesku do të ketë takime me drejtuesit shtetërorë dhe fetarë në Shkup, ndërkohë që do të mbajë edhe…

Lexo më Shumë

Më shumë se 15 mijë qytetarë nga vendi, por edhe të ftuar eminentë, besimtarë dhe shtetas të huaj, para se gjithash nga fqinjësia më e gjerë pritet sot në sheshin “Maqedonia ” në Shkup ta përcjellin vizitën historike të kreut të Kishës katolike të Romës, papa Françesku në Republikën Maqedonia e Veriut. Zyrtarët thonë se gjithçka është gati që vizita e papës, që  vlerësojnë si akt historik, ndërsa realizohet në këtë moment të rëndësishëm historik për vendin tonë, kur ecim përmes rrugës së integrimeve evropiane dhe euroatlantike, e përforcojmë kohezionin e brendshëm dhe sjellë mesazhe për pajtim dhe solidaritet. Vizita…

Lexo më Shumë