Alsat-M 2019-05-07T08:25:20+02:00 Papa arriti në Shkup, në aeroport u prit nga Presidenti Ivanov, Kryeministri Zaev dhe krerët e kishës katolike të Maqedonisë së Veriut. Live Video: https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/1637438803067195?sfns=copylinkios Loading…
Author: almakos
Alsat-M 2019-05-07T08:11:37+02:00 Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, Shkup, më saktësisht rripi “Ringu i madh”, sot nga ora 6 deri në orën 19 do të ketë ndalesë dhe kufizim në komunikacion dhe ai do të jetë i riorientuar në rrugët rreth qendrës në Shkup, me qëllim të zhvillimit të tij të papenguar. “Në këtë periudhë kohore do të formohet “Zonë restriktive” e lëvizjes, në të cilën për automobila tërësisht do të mbyllen rrugët: rr. “11 Tetori” nga udhëkryqi me bul. “Koço Racin” deri te udhëkryqi me rr. “Dimitrie Çupovski”, rr. “Dame Gruev”, rr.…
Alsat-M 2019-05-07T08:07:52+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme sot do ta shënojë 7 Majin – Ditën e policisë së Maqedonisë. “Para dy viteve qëllimi im si ministër ishte ta kthejë autoritetin e Ministrisë dhe t’u mundësojë të punësuarve që në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi t’i kryejnë të gjithë detyrat punuese. Gjatë dy viteve të kaluara si ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u angazhova për zgjidhjen e të gjitha problemeve të grumbulluara me të cilat ju jeni ballafaquar në vitet më parë. Së bashku me ju arritëm një pjesë të tyre edhe t’i tejkalojmë dhe me…
Alsat-M 2019-05-07T07:33:42+02:00 Kreu i Kishës katolike, Shenjtëria e tij Papa Françesku në Vizitë Apostolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. – Papa Françesku me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të mirëpritet nga Presidenti Gjorge Ivanov. (“Villa Vodno”/9:00) – Takim me Presidentin Gjorge Ivanov dhe familjen e tij. (“Villa Vodno”/9:15) – Takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe familjen e tij. (“Villa Vodno”/ 9:30) – Takim me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik në vend, pas së cilës fjalime do të kenë Presidenti Ivanov dhe Papa Françesku. Loading…
Alsat-M 2019-05-07T07:27:27+02:00 Papa Françesku, i lindur si Horhe Mario Bergoljo, argjentinas me prejardhje italiane, është kryetar i Kishës katolike prej marsit të vitit 2013. Në radhët e jezuitëve është bashkangjitur në vitin 1969. Ai është kryetari i 266-të i Kishës katolike. E trashëgoi Benediktin e Gjashtëmbëdhjetë, i cili dha dorëheqje. Ai është kryetari i parë fetar i 1,2 miliardë katolikëve, i cili vjen nga Amerika Latine dhe papa i parë që nuk është nga Evropa, pas pothuaj një mijë vite. Papa Françesku është jezuiti i parë në krye të Vatikanit. Është i lindur më 17 dhjetor në vitin 1937 në…
Alsat-M 2019-05-07T07:24:17+02:00 Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në pajtim me vendimin e Qeverisë, kumtoi se nesër, 7 maj, do të jetë ditë jopune për shkollat fillore dhe të mesme të cilat ndodhen në territorin e Shkupit. Që atje theksojnë se në mënyrë plotësuese do të ketë njoftim se kur do të përpunohet dita e nesërme. Qeveria e solli vendimin për shkak të vizitës së papa Françeskut. Loading…
Alsat-M 2019-05-07T07:18:42+02:00 Ambasada e SHBA-së ia uroi fitoren Stevo Pendarovski për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pret bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të, me Qeverinë dhe të gjitha partitë politike në rrugën e vendit drejt anëtarësimit të ardhshëm në NATO dhe BE. “Ambasada e SHBA-së uron qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e sivjetme presidenciale. E urojmë Stevo Pendarovskin për fitoren e tij në zgjedhje dhe presim të punojmë së bashku me të dhe me qeverinë dhe të gjitha partitë politike në rrugën e vendit drejt anëtarësimit…
Alsat-M 2019-05-07T07:15:16+02:00 Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. Loading…
Alsat 2019-05-06T21:35:06+02:00 Pas aksidentit tragjik në Aeroporti Sheremetievo në Moskë ku si pasojë humbën jetën 41 persona, kryeministri Zoran Zaev dërgoi një letër ngushëllimi homologut të tij rus Dimitri Medvedev. “Me keqardhje mora lajmin për rrëzimin e avionit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta deri tek ju tek populli rus dhe deri tek të afërmit dhe familjarët e viktimave, kurse të plagosurve iu uroj shërim sa më të shpejtë” thuhet në letrën e ngushllimit drejtuar kryeministrit rus Medvedev. Loading…
Alsat 2019-05-06T18:58:40+02:00 Komuna e Kumanovës ka marrë procedurë për kundërvajtje nga Komisioni kundër korrupsionit pasi ka lëshuar hapësirë afariste gjatë fushatës zgjedhore për kandidatin presidencial, Stevo Pendarovski ku ky i fundit në këtë objekt ka pasur takime me qytetarët. Anti- korrupsioni ka publikuar edhe prova ku shihet se në njërin nga muret e objektit ka simbole zyrtare të komunës së Kumanovës. Kërkesa për nisjen e procedurës është ngritur nga sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev. [embedded content] Pas marrjes së përgjigjes ndaj ankesës, ndër të tjera, theksohet se ndërtesa ku është mbajtur takimi është ndërtesa e një ish…
Alsat 2019-05-06T18:53:57+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vërtetoi rezultatet e para zyrtare pas pranimit të materialeve zgjedhore nga Komisionet Komunale, të cilat konfirmuan fitoren e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale. Nga ky institucion bënë me dije se më 5 maj të drejtën e votës e shfrytëzuan 844 mijë e 360 votues. Prej tyre, 377 mijë e 713 ose 44.73% votuan për Gordana Siljanovska Davkovën kurse 436 mijë e 212 votues ose 51.66% votuan për Stevo Pendarovskin. Dallimi mes tyre është 58 mijë e 499 vota në favor të kandidatet Pendarovski. [embedded content] Rezultatet përfundimtare zyrtare, KSHZ-ja do t’i vërtetojë pas skadimit…
Alsat 2019-05-06T17:48:54+02:00 Gjatë ditës me vlerësim për zgjedhjet e një ditë më parë kanë dalë edhe nga Ambasada Amerikane në Shkup, nga ku thonë se konkluzionet e vëzhguesve të tyre përputhen me ato të OSBE-ODIHR. Nga Ambasada Amerikane u bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që mund të kenë hasur parregullsi, t’i paraqesin të njëjtat tek autoritet kompetente. “Urojmë fitoren e Stevo Pendarovskin në zgjedhjet presidenciale, presim të bashkëpunojmë me të, me qeverinë dhe të gjithë partitë politike, me qëllim avancimin e ardhmërisë euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”. thuhet mes tjerash në vlerësimin e Ambasadës së SHBA-së. Loading…

