Alsat 2019-05-06T21:35:06+02:00
Pas aksidentit tragjik në Aeroporti Sheremetievo në Moskë ku si pasojë humbën jetën 41 persona, kryeministri Zoran Zaev dërgoi një letër ngushëllimi homologut të tij rus Dimitri Medvedev.
“Me keqardhje mora lajmin për rrëzimin e avionit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta deri tek ju tek populli rus dhe deri tek të afërmit dhe familjarët e viktimave, kurse të plagosurve iu uroj shërim sa më të shpejtë” thuhet në letrën e ngushllimit drejtuar kryeministrit rus Medvedev.
Loading…



