Author: almakos

Alsat 2019-05-06T17:08:40+02:00 Më 6 maj 2019, në ora 02:50 në Stacionin Policor të Kisella Vodës, F.V. (28) nga Zelanda e Re raportoi se rreth orës 02:00 pas mesnate në rrugën “Pushkinova” është grabitur nga një person i panjohur. Grabitësi pasi ka sulmuar shtetasen e Zelandës së Re ka grabitur bizhuteri, një çantë dhe një telefon celular . Policia po merr masa për zbardhjen e rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-06T16:45:20+02:00 Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se për shkak të regjimit të posaçëm me rastin e vizitës së papës në vend, nesër do të jetë ditë jo pune për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Qytetit të Shkupit. Ministria thekson se opinioni do të njoftohet në mënyrë plotësuese se cila ditë do të caktohet për të zëvendësuar ditën e nesërme. “Mbështetur në vendimin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut se dita e nesërme, 7 maji (e martë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-06T16:00:03+02:00 Vëzhguesit ndërkombëtarë përgjithësisht e vlerësuan si të qetë, pozitiv dhe demokratik rrethin e dytë për zgjedhjet presidenciale. OSBE/ODIHR megjithatë me vërejtje për kodin zgjedhor. Një nga mangësitë që nënvizohen në këtë raport është fakti që nuk ka dispozitë ligjore që kërkon përditësimin e listës zgjedhore në harkun kohorë mes raundit të parë dhe atij të dytë. Kjo privoi nga e drejta e votës personat që  rritën moshën 18 vjeçare mes dy raundeve dhe personat që në raundin e parë kanë pasur dokumente identifikimi me afat të skaduar. Shefja e misionit Jonker kërkoi nga pushteti të fokusohet në reformat…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-06T15:50:16+02:00 Më datë 05.05.2019 rreth orës 19.45 në fshatin Pallçishtë e poshtme të Tetovës, autoritetet policore nga SPB – Tetovë kanë privuar nga liria G.K (37) nga Zdunja e Gostivarit dhe E.A (18) poashtu nga Gostivari, të cilët ishin parkuar me makinë të tipit Reno Megane me targa të Gostivarit. Gjatë kontrollit është gjetur marihuanë. Pas zbardhjes së rasit, do të lëshohen urdhëresa njoftuan nga policia. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-06T15:42:36+02:00 Një kamion është rrokullisur në autostradën Tetovë-Shkup. Për momentin nuk dihen shkaqet që kanë sjell deri te fatkeqësia dhe po priten informacione shtesë nga MPB-ja pasi që të kryejnë hetimet, komunikacioni po zhvillohet me ngadalësi, vetëm në njërën korsi ka njoftuar 1tv. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-06T15:22:57+02:00 VMRO-DPMNE-ja parashtroi kërkesë për hapjen e parashtresave të reja në Komisionin Antikorrupsion për raste që kanë të bëjnë me kreun e pushtetit aktual dhe familjarët e tyre. Zëdhënësi i partisë opozitare Dimçe Arsovski i dorëzoi materialet dhe siç u shpreh do të tentojnë ta përkujtojnë Komisionin Antikorrupsion për disa raste, e gjithë kjo me qëllim që të mësohet e vërteta dhe të arrihet deri te epilogu i tyre. Arsovski kërkoi nga antikorrupsionarët të punojnë në raste që kanë të bëjnë me kryeministrin Zoran Zaev dhe vëllain e tij Vice Zaev, si dhe në dyshimet për procedura të paligjshme…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-06T15:17:05+02:00 Fitoren Pendarovskit për President të Maqedonisë së Veriut, e uruan liderë të vendeve fqinje dhe atyre ndërkombëtare. Urimet e para erdhën nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta. Besimplotë për bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen, jo vetëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit”- ka shkruar Ilir Meta, President i Shqipërisë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në telegram urimin për fitoren e Pendarovskit i ka përgëzuar edhe qytetarët shqiptarë, të cilët sipas tij, dëshmuan rol konstruktiv me pjesëmarrje masive në këtë proces zgjedhor. Edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-06T15:14:02+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të bëjë publike rezultatet e para zyrtare pas pranimit të materialeve zgjedhore nga Komisionet Komunale, të cilat do të konfirmonin fitoren e Stevo Pendarovskit. Në konferencën e fundit për media pas përpunimit të të dhënave nga 97.84% të vendvotimeve të pranuara në formë elektronike, KSHZ-ja publikoi këto rezultate: Më 5 maj të drejtën e votës e shfrytëzuan 816 mijë e 649 votues. Prej tyre, 363 mijë e 980 ose 44.57% votuan për Gordana Siljanovska Davkovën kurse 423 mijë e 292 votues ose 51.83% votuan për Stevo Pendarovskin. Dallimi mes tyre është 59 mijë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-06T15:05:50+02:00 Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski do ta pranojë shkarkimin nga posti nëse është pjesë e “fshesës” së kryeministrit Zoran Zaev. Lidhur me akuzat e një pjese të opinionit për mungesën e reformave në administratën publike, Mançevski thotë se rezultatet do të mund të vërehen kah fundi i vitit. Pranon se si ministër ka mundur të bëjë më shumë, por se fjalën e fundit e kanë qytetarët. Paralajmëroi se nëpunësit që marrin rroga ndërsa nuk shkojnë në punë e për të cilët gati 2 vite nuk ka zgjidhje, do të jenë pjesë e “fshesës”. Absolutisht”. –…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-06T14:48:36+02:00 Për njërën palë demokratike dhe për palën tjetër të falsifikuara, ishin zgjedhjet e rrethit të dytë për kreun e shtetit. Presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski përsëriti zotimin se do t’u qëndrojë besnik premtimeve parazgjedhore për të qenë president i të gjithëve. Falënderim më i madh deri te qytetarët dhe qytetaret maqedonas, shqiptar, turq, serb, vlleh, rom, boshnjak dhe gjithë të tjerët të cilët na sollën nderin, përgjegjësinë dhe detyrimin për të qenë president i të gjithave. Do të jem President i të gjithëve- tha Pendarovski. Kreu i LSDM-së, si partia e parë që qëndroi pas Pendarovskit, zgjedhjet i…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-06T14:44:49+02:00 Tre persona kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore kur një shofer 42 vjeçar nga Kumanova, ka humbur kontrollin e makinës dhe i njëjti ka përfunduar duke goditur një dru. Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Kumanovë- vendkalimi kufitar Pelincë. Tre personat e lënduar me makinë të ndihmës së parë janë dërguar në spitalin e Kumanovës, me çka është intervenuar nga ana e ekipit mjekësor. Hetimi në vend ngjarje kanë kryer ekipe nga SPB Kumanovë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-06T14:29:56+02:00 Nga presidenti i ri i vendit disa qytetarë presin shumë e disa të tjerë asgjë. Qytetarët shprehen se motivi i tyre për të votuar ka qenë për të anëtarësuar Maqedoninë e Veriut në NATO dhe në BE e jo për të shtyrë të rinjtë të braktisin shtetin. Ka edhe prej atyre që thanë se kanë dal vetëm për ta kryer obligimin e tyre demokratik, duke mos pritur ndonjë ndryshim të dukshëm. Presim që situata të përmirësohet.” Për ardhmërinë e fëmijëve tanë, sidomos kur shohim se rinia gjithmonë prit për të dal jashtë.” Ne jemi për Evropë dhe NATO.”…

Lexo më Shumë