Alsat-M 2019-05-06T14:44:49+02:00
Tre persona kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore kur një shofer 42 vjeçar nga Kumanova, ka humbur kontrollin e makinës dhe i njëjti ka përfunduar duke goditur një dru. Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Kumanovë- vendkalimi kufitar Pelincë.
Tre personat e lënduar me makinë të ndihmës së parë janë dërguar në spitalin e Kumanovës, me çka është intervenuar nga ana e ekipit mjekësor. Hetimi në vend ngjarje kanë kryer ekipe nga SPB Kumanovë.
Loading…


