Alsat-M 2019-05-06T15:05:50+02:00
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski do ta pranojë shkarkimin nga posti nëse është pjesë e “fshesës” së kryeministrit Zoran Zaev. Lidhur me akuzat e një pjese të opinionit për mungesën e reformave në administratën publike, Mançevski thotë se rezultatet do të mund të vërehen kah fundi i vitit. Pranon se si ministër ka mundur të bëjë më shumë, por se fjalën e fundit e kanë qytetarët. Paralajmëroi se nëpunësit që marrin rroga ndërsa nuk shkojnë në punë e për të cilët gati 2 vite nuk ka zgjidhje, do të jenë pjesë e “fshesës”.
Absolutisht”. – u shpreh Damjan Mançevski- ministër i shoqërisë informatike
Për reforma të plotë në administratë, Mançevski thotë se do të punohet pas analizave që do të bëhen së bashku me opozitën dhe me të gjitha partitë politike.
Nëse nuk kemi debat të gjerë dhe mbështetje nga të gjithë, kjo menjëherë do të interpretohet si revansh politik nga partitë opozitare”.- theksoi Damjan Mançevski- ministër i shoqërisë informatike
Ndërkohë, kryeministri Zaev tha se kanë filluar analizat dhe se pastrimi i kuadrove për të cilat është konstatuar se kanë rezultate të dobëta do të nis pasi Pendarovski zyrtarisht të bëhet president. Përveç në Qeveri, Zaev paralajmëroi pastrime edhe në LSDM.
Synojmë edhe këtu të bëjmë disa ndryshime, tek disa bartës të caktuar të funksioneve, në nivel lokal dhe qendror, të gjitha bashkë. Këtë e kam për synim pasi partia ka marrë mbi supe përgjegjësinë që, përmes organeve dhe trupave të partisë politike, por edhe përmes organeve dhe trupave të shtetit që ekzistojnë, para se gjithashtu Parlamenti, të cilin e zgjedh Qeveria dhe përfaqësuesit e Qeverisë, në periudhë të shkurtë të bëjë ndryshime pasi është koha për punë”.- tha Zoran Zaev- kryeministër
Pas rezultateve të dobëta në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Zaev paralajmëroi reforma dhe “pastrim” në ekzekutiv, drejtorët dhe funksionarët nga të cilët nuk është i kënaqur. Mes tjerash tha se do të ketë ndryshimet do të përfshijnë ministrat e LSDM-së dhe BDI-së.
Aleksandra Spasevska
Loading…



