Alsat 2019-05-06T15:14:02+02:00
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të bëjë publike rezultatet e para zyrtare pas pranimit të materialeve zgjedhore nga Komisionet Komunale, të cilat do të konfirmonin fitoren e Stevo Pendarovskit. Në konferencën e fundit për media pas përpunimit të të dhënave nga 97.84% të vendvotimeve të pranuara në formë elektronike, KSHZ-ja publikoi këto rezultate:
Më 5 maj të drejtën e votës e shfrytëzuan 816 mijë e 649 votues. Prej tyre, 363 mijë e 980 ose 44.57% votuan për Gordana Siljanovska Davkovën kurse 423 mijë e 292 votues ose 51.83% votuan për Stevo Pendarovskin. Dallimi mes tyre është 59 mijë e 312 vota në favor të kandidatet Pendarovski.
Rezultatet
Votues në listën zgjedhore – 1 808 131
Votuan – 816 649 – 46,44%
Gordana Siljanovska Davkova – 363 980 – 44,57%
Stevo Pendarovski – 423 292 – 51,83%
Fleta të pavlefshme – 29 377 – 3.6%
VMRO-DPMNE-ja opozitare njofton se do të dorëzojë ankesa në Komisionn Shtetëror të Zgjedhjeve sa I takon procesit të votimit dhe mbledhjes së rezultateve.
VMRO-DPMNE-ja sipas shqyrtimit të të gjithë procesverbaleve nga të gjitha vendvotimet do të dorëzojë ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Do t’i procedojmë vërejtjet nga terreni për dërgimin e organizuar të njerëzve në votime, për votim grupot, agjitim, blerje dhe veprime të tjera joligjore. Për këto dhe për shkelje të tjera ligjore do të dorëzohen edhe padi penale- deklaroi Igor Janushev, Sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.
Edhe në këtë rreth kishte një numër të konsiderueshëm të fletave të pavlefshme, edhe atë 29 mijë e 377 ose 3.6%. Stevo Pendarovski duhet të marrë detyrën më 12 maj, atëherë kur përfundon mandati i presidentit në largim Gjorge Ivanov.
Fatlume Dervishi
Loading…



