Alsat-M 2019-05-07T07:27:27+02:00
Papa Françesku, i lindur si Horhe Mario Bergoljo, argjentinas me prejardhje italiane, është kryetar i Kishës katolike prej marsit të vitit 2013. Në radhët e jezuitëve është bashkangjitur në vitin 1969. Ai është kryetari i 266-të i Kishës katolike.
E trashëgoi Benediktin e Gjashtëmbëdhjetë, i cili dha dorëheqje. Ai është kryetari i parë fetar i 1,2 miliardë katolikëve, i cili vjen nga Amerika Latine dhe papa i parë që nuk është nga Evropa, pas pothuaj një mijë vite. Papa Françesku është jezuiti i parë në krye të Vatikanit.
Është i lindur më 17 dhjetor në vitin 1937 në Buenos Ajres. Ka diplomuar në Fakultetin teknologjik në San Migel, ndërsa në Argjentinë ka ligjeruar dhe punuar në përhapjen e fejës. Për kardinal është zgjedhur në vitin 2001. Ka punuar në përmirësimin e autoritetit të kishës, e cila ka humbur shumë besimtarë, pasi haptazi nuk ka qëndruar kundër diktaturës në Argjentinë në vitet e 70-ta të shekullit të 20-të. Në vitin 2005 ka qenë në zgjedhjen më të ngushtë të konklavës paraprake, kur kardinali Xhozef Racinger është zgjedhur për Papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë.
Pikërisht bashkangjitja në radhët e jezuitëve e sqaron vendimin e tij që si papë ta mbajë emrin Françesku, sipas Të shenjtit Françesko Asishki, shenjtor mbrojtës i të varfërve.
Në prag të vizitës së tij të parë të nesërme apostolike në shtetin tonë, ai dërgoi porosi deri te të gjithë qytetarët e shtetit, ku thuhet: “Pasi vendi i juaj u bë i pavarur, Selia e Shejtë dëshiroi me juve të vendos marrëdhënie miqësore dhe diplomatike. Sot, më shumë se kurdoherë, ka nevojë edhe në Evropë, dhe në tërë botën, të zhvillohet kultura e ndihmës, kultura e vëllazërimit, dhe unë do të vijë mes jush, ta mbjelli këtë farë. Jam i sigurt se vendi i juaj është i mirë, se do ta pranojë këtë farë dhe do të ketë fryte”.
“Bukuria e posaçme e vendit të juaj ka të bëjë me kulturat e ndryshme, etnikumet dhe religjionet që jetojnë në të. Gjithsesi se bashkëjetesa nuk është çdoherë e lehtë, e dimë këtë, por vlen të investohet mund, pasi mozaiqet më të bukura janë ato që kanë shumë ngjyra. Vizitën time ia kushtoj edhe një shenjtores së madhe, vajzën e vendit të juaj, Nënës Terezë, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila përmes vullnetit të Zotit, bë misionare e guximshme e mëshirës së Krishtit në botë, duke u shprehur ngushëllime dhe dhënë dinjitet më të varfërve prej më të varfërve”, qëndron në porosinë e pontifit.
Loading…



