Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në veturën e një personi ka gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me gaz, 15 (pesëmbëdhjetë) fishekë, një karikator dhe një boks hekuri. Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:10, në Prizren. Sipas raportit të policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Author: almakos
Alsat 2019-05-08T11:36:51+02:00 E pyetur nëse do të përfshihet nga fshesa e kryeministrit Zaev , ministrja e drejtësisë Renata Deskoska deklaroi se një është e qartë se nuk do të kthehen në dikasterin e arsimit, sepse siç u shpreh ajo nuk është si Nikolla Todorov që të shëtitet nga një ministri në tjetrën. “Në ministrinë e arsimit nuk do të kthehem, nuk jam si Nikolla Todorovi që të shëtitëm nga një dikaster në tjetrin”, tha Deskoska, duke hedhur poshtë zërat se ajo sërish do të kthehet në diaksterin e arsimit dhe se me ministrinë e drejtësisë do të udhëheq kuadër i…
Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur dje në komunën e Podujevës, njofton policia. “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër K-Shqiptare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/
Me datën 6 maj 2019 rreth orës 01:26, pranë Stacionit Policor në Pejë, viktima ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një person i dyshuar. “Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, është intervistuar viktima, dhe rasti është iniciuar vepër penale ‘Kanosje’. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, me datë 07.05.2019 pas një pune operativo-hetimore hetuesit kanë arritur që ta identifikojë dhe arrestojnë të dyshuarin: A. P. lindur me 1983m/k/sh Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i…
Alsat 2019-05-08T10:15:49+02:00 Takim i ri mes grupeve të punës të pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së opozitare për ligjin për Prokurori Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike, duhet të mbahet sot në Ministrinë e Drejtësisë. Takimin e paralajmëroi dje kryeministri Zoran Zaev, duke shfaqur shpresë se do të arrihet marrëveshje për ligjin për Prokurori Publike, pasi janë të numëruara ditët deri në mbylljen e raportit të Komisionit Evropian. Grupet punuese të pushtetit dhe opozitës deri tani kanë mbajtur disa takime për ligjin për prokurori publike. Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi i PSP-së,…
Alsat 2019-05-08T10:04:47+02:00 Zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses e dërgojnë shtetin në drejtim të duhur dhe i lehtësojnë angazhimet për marrje të datës për bisedime me Bashkimin Evropian, ka porositur zëvendësi i asistentit të sekretarit për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit, Methju Palmer kryeministrin Zoran Zaev në takimin e tyre që u mbajt në vigjilje të hapjes së Asamblesë së përgjithshme të BERZH-it në Sarajevë, BeH. Në takim, siç theksoi pres-shërbimi qeveritar, është potencuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me ç’rast kryeministri Zaev ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen e vazhdueshme…
Alsat-M 2019-05-08T09:19:44+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen gjykimet për lëndët “Maxhar Telekom”, “Titanik” dhe “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike. Lënda “Maxhar Telekom” do të vazhdojë me dëshminë e profesorit Borçe Davitkovski. Seanca e fundit është shtyrë për shkak të problemeve shëndetësore të dëshmitarit Stevica Josifovski, ndërsa ai, sipas kërkesës së prokurores Lile Stefanova, do të dëshmojë më 19 qershor. Stefanova sqaroi se duhet të përgatitet për dëshminë e tij, sepse i njëjti në vitin 2009 në Prokurorinë Publike ka dhënë deklaratë se gjatë hetimit të pavarur të brendshëm nga këshilli i i drejtorëve të kompanisë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 14:00, njësiti i antidrogës në Gjakovë ka siguruar informacione relevante se një person i dyshuar në Rahovec mbanë në posedim në pronën e tij sasi të substancave të dyshuara narkotike. Pas vlerësimit të situatës nga njësiti i antidrogës, janë aktivizuar njësitet kompetente policore në rajonin e Gjakovës dhe në konsultim edhe me organet e drejtësisë është realizuar një kontroll/bastisje në objektet që dyshohej se ishin në shfrytëzim nga personi i dyshuar. Në komunikatën e Policisë së Kosovës, thuhet se pas realizimit të këtij operacioni kontrolli dhe bastisjeje ka rezultuar me gjetjen…
Alsat 2019-05-07T19:04:29+02:00 Papa Fancisku sot në orën 18:20 u largua nga aeroporti i Shkupit, duke përfunduar vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Papa u përcoll në aeroport nga presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov. https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/2326239404299558/ Gjatë qëndrimit të ditës së sotme në Shkup ai u takua me kryesinë shtetërore, me krerët fetarë dhe mbajti liturgji në sheshin e qytetit. Papa Françesku arriti sot në mëngjes rreth orës tetë. Në aeroportin e Shkupit u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrë tradicionale me…
Alsat 2019-05-07T18:46:32+02:00 Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, sot do të njihen me përgjigjen e saj. Duke filluar nga dita e sotme për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrimin duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së. Qytetarët të cilët janë përzgjedhur do të mësojnë edhe datën e intervistës për vizë duke hyrë dhe lexuar tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Loading…
Papa Franciksu para pak minutash ka lenë kryqeytetin dhe po i drejtohet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ku më pas do të fluturojë për në Itali. The post Papa Francisku largohet nga Maqedonia e Veriut (video) appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2019-05-07T17:35:37+02:00 Në një njoftim në faqen zyrtare të internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, vjen dhe urimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Presidentin e sapo zgjedhur të vendit tonë Stevo Pendarovski. Ndër të tjera në njoftim thuhet se zgjedhjet ishin të qeta, të rregullta dhe se rezultati i dalë nga këto zgjedhje përfaqëson vullnetin e popullit. Mesazhi i Departamenti të Shtetit përfundon me një mesazh dhe urim për një bashkëpunimin në të ardhmen me Presidentin e ri të vendit dhe me të gjithë faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut, për një të ardhme të afërt në NATO…

