Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prizren, më saktësisht në rrugën ‘Tranziti i ri’. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. “Në rrugën ‘Tranziti i ri’ në rrethrrotullim ka ndodhur një aksident, në të cilin janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë. Është lënduar një person dhe është dërguar në emergjencë, nga raportet që kemi marrë personi është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi për Telegrafin. Gashi theksoi se hetuesit e trafikut rajonal janë duke u marrë me rastin dhe me identifikimin e pasojave të këtij aksidenti./Telegrafi/…
Author: almakos
Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit H.Z. për shkak të dyshimit se kishte kryer një vrasje në shenjë hakmarrje më 1989. I pandehuri dyshohet se më 20 tetor 1989 në Deçan bashkë me tashmë të dënuarin S.Z. kishin vrarë viktimën Z.U. duke e therur 16 herë me thikë. Dyshohet se vepra kishte ardhur në shenjë hakmarrje pas rrahjes më 12 qershor të po atij viti në fshatin Strellc të Epërm në Deçan. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajde” nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Krim i Organizuar” nga neni 283” paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Po ashtu, të njëjtit kanë kryer edhe veprat penale bazë “Detyrim” nga neni 340 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe, veprën penale “Organizimi i Skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, e paraparë dhe e sanksionuar në nenin 300 paragrafi 2 lidhur…
Alsat 2019-05-08T15:47:02+02:00 Raporti i revizionit për lëshimet në punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë nuk është dërguar te Prokuroria Publike, Policia Financiare dhe Ministria e Brendshme. Mijalçe Durgutov nga Enti Shtetëror i Revizionit bëri të ditur për Alsat se revizorët e drejtpërdrejtë që e kryen revizionin kanë vendosur që dokumenti të mos u dërgohet autoriteteve hetuese. Megjithatë, konkludimet e revizionit janë dorëzuar në Parlament, ndërsa raporti është shpërndarë tek deputetët. Nga Parlamenti theksuan se nëse Qeveria e kërkon raportin e revizionit, do t’ua dorëzojnë edhe atyre. Revizioni në RTVM për vitin 2017 nxori në pah një sërë parregullsish. Drejtori Marjan Cvetkovski…
Alsat-M 2019-05-08T15:24:17+02:00 Niveli katastrofik, i interesit te të rinjtë për t’u regjistruar në shkollat e mesme profesionale dhe teknike ka detyruar autoritetet tu ofrojnë bursa nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme. Përveç resurseve financiare që do të arrijnë në rreth dy mijë denarë në muaj, kompanitë e interesuara gjithashtu do të paraqesin një garanci me shkrim të nënshkruar, që pas mbarimit të arsimit të mesëm këta nxënës i pret punë e sigurt. Në këtë mënyrë, drejtori i Shkollës së mesme “8 shtatori” në Shkup, Kenan Asani do të përpiqet ta rrisë numrin e nxënësve të rinj, sepse interesi po…
Alsat 2019-05-08T15:19:44+02:00 Organet hetuese nga Shqipëria kanë dërguar dokumente deri tek kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut në lidhje me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Por, siç u paralajmërua edhe më herët, në to nuk janë edhe fotografitë nga kamerat e vëzhgimit gjatë kalimit kufitar të Gruevskit.Momentet aktuale për këtë rast i shpalosi shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, Villma Ruskoska, e cila shtoi se nuk ka pasur kohë ditëve të fundit për të lexuar se çfarë ka diç tjetër në këtë dokumentacion.Por vëmendjen e tërhoqi një përgjigje tjetër e saj rreth Gruevskit. Ruskoska thotë…
Alsat 2019-05-08T15:14:27+02:00 Kandidatja për president e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska, në KSHZ ka dorëzuar 11 ankesa për votimin më 5 maj. Ndërsa VMRO-DPMNE si parti politike, në KSHZ ka dorëzuar vetëm një ankesë për zgjedhjet lokale në Novo Sellë. Partia opozitare akuzon se janë mbushur kutitë, janë blerë votat si dhe ka janë keqpërdorur resurset shtetërore. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Sotillkovski u bën thirrje organeve hetuese të shtetit që tu qasen seriozisht konstatimeve që do të dalin nga KSHZ, për parregullsitë eventuale të paraqitura. Këtë gjë e tregoi rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, kuti të mbushura,…
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit H. Sh. nga Komuna e Rahovecit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Sipas njoftimit për media, dje drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e të konfirmuar nga ana e Gjykatës, ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe të objekteve tjera përcjellëse të pandehurit H. Sh., ku pikërisht në garazhin e shtëpisë së tij, pa autorizim, me qëllim të…
Alsat-M 2019-05-08T14:57:32+02:00 Edhe pse në kërkim nga autoritetet, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka arritur të nxjerrë në dritën e botimit, librin e tij me titull: “Eksperiencë për ardhmërinë”. “Libri im i ri, del nga shtypi përmes shtëpisë botuese Gjurgja. Prej nesër, e mërkurë, 8 maj në panairin e librit, ndërsa nga e premtja në treg. Në shtator edhe version anglez”, ka shkruar ish kryeministri Gruevski në Facebook. Loading…
Alsat 2019-05-08T14:45:36+02:00 BDI ndjehet e nënçmuar nga “fshesa” e paralajmëruar e kryeministrit Zoran Zaev. Zëdhënësi i integristëve, Bujar Osmani thekson se asnjë nga ministrat dhe bashkëpunëtorët e Zaevit në Qeveri nuk është material për fshesë, duke paralajmëruar takim mes Ahmetit dhe Zaev për rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Osmani shtoi se temë bisedimi mes liderëve do të jetë edhe emri i ministrit që do të udhëheq me Ministrinë për Sistem Politik. Termi fshesë është i papërshtatshëm për shkak se bashkëpunëtorët tanë qoftë në Qeveri ose parti politike mund të jenë pjesë e ndryshimit të pozitave por ata nuk janë lëndë e…
Alsat 2019-05-08T14:29:46+02:00 Zv. Kryeministri Bujar Osmani sot ka deklaruar se termi “fshesë” të cilin e përdori kryeministri Zoran Zaev paraqet nënçmim dhe ofendim jo vetëm për përfaqësuesit e BDI-së por edhe për partnerët tjerë të koalicionit qeveritarë. Për Osmanin është i papranueshëm përdorimi i një term të tillë, edhe kur bëhet fjalë për ndërrime në postet qeveritare. [embedded content] Loading…
Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit B.A shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë. Sipas njoftimit, i pandehuri dyshohet se më 6 maj 2019, në shtëpinë e tij në fshatin Komogllavë, Komuna Ferizaj, ka tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, K.A. “Në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të gjatë mes vete, i pandehuri fillimisht ka përdorur dhunë fizike ndaj saj duke e goditur…

