Alsat 2019-05-08T15:19:44+02:00
Organet hetuese nga Shqipëria kanë dërguar dokumente deri tek kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut në lidhje me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Por, siç u paralajmërua edhe më herët, në to nuk janë edhe fotografitë nga kamerat e vëzhgimit gjatë kalimit kufitar të Gruevskit.
Momentet aktuale për këtë rast i shpalosi shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, Villma Ruskoska, e cila shtoi se nuk ka pasur kohë ditëve të fundit për të lexuar se çfarë ka diç tjetër në këtë dokumentacion.
Por vëmendjen e tërhoqi një përgjigje tjetër e saj rreth Gruevskit. Ruskoska thotë se Interpoli është selektiv kur është në pyetje hetimi kundër ish-kryeministrit për rastin e organizatorëve të 27 prillit.
“Informacioni i fundit nga Interpoli i Maqedonisë është se selia e Interpolit refuzon t’i publikojë urdhër- arrestin”, tha Vilma Ruskoska, prokurore publike në PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.
Për shkak se ka azil Gruevski, apo cila është arsyeja?
“Nuk e di. Nuk japin shpjegime”.
Vetëm për Gruevskin apo edhe për Nikola Boshkovskin?
“Edhe për të. Për personat, pesë personat që nuk ishin të pakapshëm në rastin e parë, me provat që i dërguam me urdhrin për hetim, me urdhrin për paraburgim dhe provat që i dërguam Interpolit pa problem u publikuan urdhër- arrestet për këta pesë persona, ndërsa për këta dy aspak nuk donin t’i publikojnë, ndërsa bëhet fjalë për veprën e njëjtë penale dhe ne bëmë gjithçka sikur në rastin e parë”, tha Ruskoska.
Alsat menjëherë iu drejtua Interpolit, nga ku kërkuam përgjigje për disa pyetje. A refuzon me të vërtetë Interpoli që t’i publikojë urdhër- arrestin, cila është arsyeja nëse është kështu dhe nëse vendimi i tyre u është sqaruar autoriteteve në vend. Deri në këtë moment, letër kthyese nga atje nuk ka.
Alsat
Loading…


