Author: almakos

Alsat 2019-05-09T10:19:19+02:00 Ka nisur në Tiranë Samiti i Brdo Brijunit, me pjesëmarrës të liderëve të Ballkanit. Në Samit po merr pjesë edhe presidenti në largim i Maqedonisë së Veriut , Gjorge Ivanov. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili është edhe organizatori i këtij Samiti ka pritur edhe liderët tjerë  të Ballkanit Perëndimor, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-09T10:06:54+02:00 Sot mbushen katër vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” që zgjati dy ditë, ku jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur. Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-09T09:54:52+02:00 Sekretariati për Çështje Evropiane shënon ditën e Evropës, 9 Majin. Në mëngjesin tradicional janë të ftuar ambasadorë, politikanë, ministra dhe ish ministra. “Sot më 9 Maj, liderët evropian janë mbledhur nën presidencën e Rumanisë. Ne presim një vendim të drejtë sot dhe të qartësohet drejtimi që do të marrë BE-ja. Do të vazhdojmë me zbatimin e reformave në sferat kyçe dhe nuk do të ketë justifikime të tjera nga ana jonë. Kemi ecur përpara me hapa të mëdhenj drejt BE-së dhe presim tani që BE-ja të vijë më afër nesh me vendim për hapjen e negociatave”-tha Bujar Osmani,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-05-09T08:42:19+02:00 Evropa sot e shënon ditën e saj 9 Majin – simbol evropian, që së bashku me valutën e përbashkët – euron, flamurin dhe himnin, e prezantojnë identitetin politik të Bashkimit Evropian. Në këtë ditë në vitin 1950 Robert Shuman e prezantoi propozimin për krijimin e Evropës së organizuar, si opsion për mbajtje të paqes në kontinentin e shkatërruar dhe të ndarë nga luftërat. Propozimi, i njohur si “Deklarata e Shumanit” konsiderohet si fillim i formimit të asaj që sot e dimë si Bashkimi Evropian. Maqedonia e Veriut pret që nga Këshilli i BE-së në qershor do të marrë…

Lexo më Shumë

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius”. “Në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius”. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.

Lexo më Shumë

Mentaliteti dhe presioni psikologjik i marrin jetën 16-vjeçares, Adela Cacit. Sipas njoftimit të policisë në Berat, adoleshentja u vetë-helmua me pesticide, pas përndjekjes prej disa ditësh me mesazhe telefonike nga një bashkëmoshatar, nxënës në të njëjtën shkollë me të, në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat. Adela jetonte në fshatin Duhanas, disa kilometra larg qendrës së qytetit të Beratit. Ajo shkonte çdo mëngjes në gjimnaz me furgon. “Mbrëmë folëm me vëllanë, ai ka furgonin, i çon poshtë e lart fëmijët në gjimnaz dhe tha “nuk e kuptoj, vajzë më e rregullt. Vinte në orar, mbaronte mësim dhe vinte…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-08T22:35:06+02:00 Gjatë edicionit të sotëm të emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, zëvendës kryeministër për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev pajtohet se ka parregullsi tek kompanitë të cilët bëjnë shpërndarjen e derivateve të naftës. Angjushev thekson se duhet të rishqyrtohen rreth 60 licenca të cilat janë lëshuar nga strukturat e kaluar e Komisionit Rregullator. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-08T22:15:02+02:00 Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kreu i “Makpetrol” Andreja Josifovski, përveç kritikave të shumta ndaj KRRE-së për metodologjia e re për përcaktimin e çmimit të naftës, tha se Komisioni duhet të liberalizoj tregun në mënyrë që kompanitë të përcaktojnë vetë çmimin. Josifovski thekson se është e padrejtë që çmimi i disa derivateve të caktuara të rregullohen nga Komisioni, kurse çmimi i disa derivate tjera të formohen lirshëm. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-08T21:45:29+02:00 Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ndodhi sot pasdite, rreth orës 15:00 në rrugën kombëtare A2, Kumanovë – Kriva Pallankë  afër vendkalimi kufitar Deve Bair. Aksidenti ka ndodhur kur shoferi i makinës  që po udhëtonte nga vendkalimi kufitar Deve Bair, goditi një kamion mallrash që po qarkullonte në drejtim të kundërt. Shoferi i makinës vdiq në qendrën shëndetësore “Dimitar Arsov” në Kriva Pallankë ndërsa dy të lënduarit janë transferuar në qendrën emergjente në Shkup.  Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-08T20:07:14+02:00 Qeveria sot në seancën e 134-t e miratoi informacionin me të cilin kryetari i Qeverisë me nismën e vet, tërhiqet nga vendi i kryetarit të Këshillit për ndjekjen e implementimit të Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor (2017-2020). Qeveria, kumtoi shërbimi qeveritar për informim, përcaktoi se këtë funksion e ndërmerr ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Loading…

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar se, me datën 6 maj 2019 rreth orës 10:30, pranë Stacionit Policor në Pejë, viktima (shtetase Norvegjeze) ka raportuar se në vazhdimësi është mashtruar dhe kanosur nga i dyshuari që nga viti 2013, dhe në këtë mënyre i dyshuari sipas viktimës ka përfituar shumën rreth 100.000 (njëqindmijë) euro. Përmes një komunikate thuhet se, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, është intervistuar viktima, dhe rasti është iniciuar vepër penale ‘Kanosje dhe mashtrim’, transmeton Telegrafi. Për këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-08T17:52:52+02:00 Papa Fancisku dje në orën pasdite u largua nga aeroporti i Shkupit, duke përfunduar vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë qëndrimit në Shkup ai u takua me kryesinë shtetërore, me krerët fetarë dhe mbajti liturgji në sheshin e qytetit. Papa dje mes tjerëve pati takim edhe me presidentin Gjorge Ivanov. Nga Kabieneti i presidentit Ivanov duke cituar Agjencinë katolike të lajmeve theksojnë se Papa Françesku ishte impresionuar nga takimi me presidentin Gjorge Ivanov. Komunikata e plotë e Kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov: Në Maqedoni ka respekt fetar…janë fjalët e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov ku…

Lexo më Shumë