Alsat 2019-05-09T16:09:23+02:00 Në fund të muajit Maj do të mësohet se sa do të kushtojë ndërtimi i Qendrës së re Klinike dhe kush do të jenë financuesit e saj. Kostoja do të mësohet pasi të përfundojë studimi i fizibilitetit të cilin po e përgatit Agjencia austriake për Shëndetësi “AHASE” si ndihmë teknike falas për vendin. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në rast se nuk do të sigurohen mjetet e parapara për ndërtimin e kompleksit të ri të Klinikave. Themelet e saj janë paraparë të vendosen në fund të këtij viti. [embedded content] Institucionet tona gjatë këtyre dy javëve…
Author: almakos
Alsat 2019-05-09T15:59:01+02:00 Amulli brenda LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit qeverisës për ndryshime në kabinetin e Zaevit. Strukturat partiake socialdemokrate dhe kabineti qeveritar presin kryeministrin Zoran Zaev të fillojë punën me “fshesën” e paralajmëruar. Brenda LSDM-së, Alsat mëson jo zyrtarisht se pritet që ministri i Bujqësisë, Lubço Nikollovski të largohet nga pozita e ministrit dhe të marr pozitë partiake si sekretar i përgjithshëm. Kabineti i Nikollovskit nuk deshi të komentojë informacionin, duke na referuar që informacion shtesë të kërkojmë në parti. Ndërkohë nga LSDM na thanë se do të njoftohemi në kohë me çdo vendim partiak. Largimit mësohet se do t’i…
Alsat 2019-05-09T15:42:48+02:00 Antikorrupsioni do të hapë lëndë për Radio Televizionin e Maqedonisë pasi që revizioni shtetëror zbuloi një numër parregullsish në funksionimin e shërbimit publik. Përveç kësaj, do ta analizojnë raportin në të cilin revizorët nënvizuan se drejtori Marjan Cvetkovski ka autorizuar udhëheqës sektori për të nënshkruar dokumente në emër të tij, për çka revizorët dyshojnë se ekziston rrezik për punë të paligjshme. Do të prononcohemi në njërën nga seancat e ardhshme. Na duhet edhe pak për të analizuar. Do të hapim procedurë edhe për këtë- Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK. Përndryshe, Qeveria në seancën e djeshme dha mendim negativ…
Alsat 2019-05-09T15:28:28+02:00 Katër vite nga luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Familjarët e të burgosurve dhe të rënëve në këtë rast sot kërkuan drejtësi. Në disa qytete u mbajtën protesta, përmes të cilave familjarët kërkojnë rigjykimin rastit me ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Protesta u mbajtën edhe në Shkup. Për t’i adresuar kërkesat e tyre, familjarët dhe organizatorët e protestës marshuan deri tek Gjykata Penale. Të gjithë burgosurit politik, pa marrë parasysh karakterin e veprës tyre në rast se motivet i kanë pasur politike, ato të trajtohen si të burgosur politik dhe…
Alsat-M 2019-05-09T15:15:40+02:00 Një ditë pas deklaratës së prokurores Ruskovska se Interpoli refuzon të shpall urdhër arrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë në Lion të Francës, e kthejnë topin tek Institucionet vendore në Shkup. Të pyetur nga Alsat, se përse nuk e publikuan urdhër arrestin, siç thotë shefja e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga selia e Interpolit u përgjigjën: Nëse ose kur policia në cilëndo nga 194 shtetet anëtare të Interpolit ndanë informacion me Sekretariatin e Përgjithshëm në Lion, lidhur me hetimet ose individët, atëherë ky informacion mbetet…
Alsat-M 2019-05-09T15:08:38+02:00 Shënimi tradicional i ditës së Evropës i gjen liderët politik në Shkup më optimist se kurrë se vendin e ndan vetëm një hap nga fillimi i negociatave me BE-në. Zv.kryeministri Bujar Osmani deklaroi se pret që liderët evropian në takimin e sotëm në Sibiu të marrin vendime të qarta për drejtimin që do të marrë BE-ja. Ne kemi ecur përpara drejt BE-së me hapa të mëdhenj dhe presim tani që BE-ja të vijë më afër nesh me vendimin për të hapur negociatat në qershor të këtij viti. Ne jemi gati dhe mund ta bëjmë këtë por shpresojmë që…
Alsat-M 2019-05-09T15:00:44+02:00 Rreth 100 infermiere kanë lëshuar shëndetësinë publike dhe kanë ikur jashtë vendit apo nëpër spitale private gjatë këtij viti. 40 prej tyre janë infermiere të cilat kanë punuar në Qendrën Klinike, ndërkaq pjesa tjetër në spitalet tjera më të vogla. Unioni i infermierëve alarmon se pos kuadrove të reja, nga vendi po ikin infermieret me përvojë të gjatë pune. Gjendja më kritike paraqitet me mungesën e motrave medicinale të cilat veprojnë në fusha specifike si salla operacioni, që si pasojë e mungesës së tyre ndodh që të mos zhvillohen edhe operacione. Është shumë e rëndësishme të përmendet se…
Alsat 2019-05-09T14:52:26+02:00 Prokuroria Themelore Veles ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 7 personave nga Strumica të moshës nga 19-25 vjeç. Dhe atë për njërin person të moshës 24 vjeçare për veprën penale vrasje, për një person tjetër për të njëjtën vepër për nxitje dhe kundër 5 personave të tjerë si ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale. Loading…
Alsat 2019-05-09T14:49:50+02:00 “Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë dyart e hapura për Ballkanin” ishte porosia kryesore në Samitin e Bërdo Brionit në Tiranë. Këtë e kërkoi Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda në Samitin e organizuar nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në të cilin mori pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini. Presidentja kroate Kolinda Grabar Kiratoviç deklaroi se duhet të plotësohet boshllëku i rrezikshëm që BE-ja ka krijuar në Ballkan. [embedded content] Negociatat do të vijojnë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, gjithashtu dëshirojmë ta shikojmë Bosnjë Hercegovinën si vend kandidat. Ne mbështesim një proces të bazuar…
Alsat 2019-05-09T14:30:06+02:00 Presidenti Gjorge Ivanov, pas dhjetë viteve, të dielën largohet nga funksioni shef i shtetit. Në vilën presidenciale “Vodno” duhet të vendoset pasardhësi ti tij Stevo Pendarovski, i cili pas fitores në zgjedhjet do të bëhet presidenti i pestë i shtetit pas pavarësisë në vitin 1991. Inaugurimi i Pendarovskit është paralajmëruar për të dielën, në ditën e fundit të përfundimit të mandatit të Ivanovit. Tre ditë para largimit nga funksioni nuk ka konfirmim zyrtar se çfarë do të bëjë presidenti aktual pas përfundimit të mandatit. Momentalisht ai nuk e ka informuar opinionin për planet e ardhshme profesionale. Kabineti i…
Alsat 2019-05-09T14:12:04+02:00 Pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, mbrëmë (8-maj) rreth orës 21 e 55 minuta, në rrugën lokale Kopanicë-Tudencë të Tetovës, kanë ndaluar veturën e tipit Mercedes me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 22-vjeçari S.S. nga Tetova, ku në veturë si bashkudhëtarë kanë qenë 21-vjeçari A.L. nga Tetova, 20-vjeçari B.I. nga fshati Poroj si dhe një 17-vjeçarë nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur mariuhanë dhe tra personat janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, ndërsa 17-vjeçarit do të thirret në Stacion policor për zbardhjen e…
Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, Prokuroria e Gjakovës ka pranuar informatën se në fshatin Senikë, Komuna e Malishevës, është gjetur një trup i pa jetë. Sipas njoftimit të Prokurorisë i ndjeri S.Z., 32 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, dhe i njëjti është gjetur në afërsi të shtëpisë nga babai i tij. Prokurori i Shtetit ka dalë menjëherë në dy vendet e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, dy trupat e pa jetë, janë dërguar për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Telegrafi/

