Alsat-M 2019-05-09T15:08:38+02:00
Shënimi tradicional i ditës së Evropës i gjen liderët politik në Shkup më optimist se kurrë se vendin e ndan vetëm një hap nga fillimi i negociatave me BE-në. Zv.kryeministri Bujar Osmani deklaroi se pret që liderët evropian në takimin e sotëm në Sibiu të marrin vendime të qarta për drejtimin që do të marrë BE-ja.
Ne kemi ecur përpara drejt BE-së me hapa të mëdhenj dhe presim tani që BE-ja të vijë më afër nesh me vendimin për të hapur negociatat në qershor të këtij viti. Ne jemi gati dhe mund ta bëjmë këtë por shpresojmë që edhe BE-ja është gati dhe mund ta bëjë këtë.”- theksoi Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane
Presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski tha se gjatë javëve dhe muajit të ardhshëm pret lajme të mira nga vendet anëtare dhe nga Brukseli, për të ardhmen e vendit.
Synimi im kryesor si president në pesë vitet e fundit do të jetë, sigurisht, të vazhdoj me të tjerët, me këtë qeveri ose me një qeveri tjetër të përmbush synimet si vend anëtare e NATO-s por fillimisht do të doja të jem bashkues i popullit i cili shumë keq është ndarë në të kaluarën.” – u shpreh Stevo Pendarovski, president i sapozgjedhur
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar kujtoi se BE-ja po përballet me sfida të brendshme dhe të jashtme por se Maqedonia e Veriut ka mjaftë arsye që të presë fillimin e negociatave.
Sot unë nuk mund të shpallë hapjen e negociatave në qershor meqë ky është një vendim që e marrin vendet anëtare por ju keni një rast të fortë dhe bindës për të treguar se gota është mbushur.” – tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së
Në Sibiu të Rumanisë, liderët evropian, pa praninë e Britanisë, diskutojnë për strategjinë e funksionimit të BE-së në pesë vitet e ardhshme, pas Breksitit.
Fatlume Dervishi
Loading…



