Alsat 2019-05-09T14:12:04+02:00
Pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, mbrëmë (8-maj) rreth orës 21 e 55 minuta, në rrugën lokale Kopanicë-Tudencë të Tetovës, kanë ndaluar veturën e tipit Mercedes me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 22-vjeçari S.S. nga Tetova, ku në veturë si bashkudhëtarë kanë qenë 21-vjeçari A.L. nga Tetova, 20-vjeçari B.I. nga fshati Poroj si dhe një 17-vjeçarë nga Tetova.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur mariuhanë dhe tra personat janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, ndërsa 17-vjeçarit do të thirret në Stacion policor për zbardhjen e plotë të rastit, ku edhe do të pasojnë padi adekuate.
Ndërkohë po dje rreth orës 10:00, në rrugën Strasho Pinxhur në Tetovë, mbrapa parkingut të një ndërtese banuese, janë vërejtur 27-vjeçari R.H. dhe 31-vjeçari M.M. duke përdorur mjete narkotike. Dy personat në fjalë janë arrestuar në stacionin policorë Tetovë. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Loading…



