Alsat 2019-05-09T14:49:50+02:00
“Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë dyart e hapura për Ballkanin” ishte porosia kryesore në Samitin e Bërdo Brionit në Tiranë. Këtë e kërkoi Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda në Samitin e organizuar nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në të cilin mori pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini. Presidentja kroate Kolinda Grabar Kiratoviç deklaroi se duhet të plotësohet boshllëku i rrezikshëm që BE-ja ka krijuar në Ballkan.
Negociatat do të vijojnë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, gjithashtu dëshirojmë ta shikojmë Bosnjë Hercegovinën si vend kandidat. Ne mbështesim një proces të bazuar mbi merita. Unë jam e frikësuar mbi situatën që jemi tani, ne jemi duke krijuar një vakum të rrezikshëm për Europën Juglindore. Ky vakum duhet të plotësohet dhe duhet të mbushet me influencat e atyre palëve që janë shqetësuese për rajonin. Reformat nuk janë diçka që Brukseli jua kërkon juve, por janë diçka që duhet bërë”-tha Kolinda Grabar Kitaroviç, presidente e Kroacisë.
Kontestuese kishte qenë pjesëmarrja e Presidentit të Republikës Serbe në Boshnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik. Presidenti shqiptar Ilir Meta, pjesëmarrjen e Dodik e arsyetoi me pjesëmarrjen e liderëve të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Edhe në këtë Samit, theksi u vendos në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Se sa ka arritur ky takim të zbusë raportet, Presidenti Meta vlerësoi:
Ju siguroj që atmosfera ishte pozitive.Të gjithë do të donim që dhe dialogu Serbi- Kosovë të kishte përfunduar dje dhe jo sot dhe as nesër. Por nëse do të ndodhte kjo dikush do na ngatërronte sikur të ishim në Beneluks. Ne kemi inkurajuar dhe inkurajojmë të dy palët që me ndërmjetësimin e KE-së të përqëndrohen në një marrëveshje të zbatueshme dhe ligjërisht të detyrueshme sa më parë të mundet”-theksoi Ilir Meta, president i Shqipërisë.
Dy liderët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq janë hapur nga fotografët gjatë një shtrëngimi të sforcuar të duarve. Prania e Vuçiq dhe Dodik kanë ngjallur reagime dhe protesta në Tiranë, të organizuara nga një degë e “Vetvendosjes”. Ndërkohë, Presidenti në largim i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov dy ditë më parë u dërgoi letër liderëve pjesëmarrës, falenderoi presidentin shqiptar Meta për ftesën dhe i njoftoi paraprakisht për mungesën e tij, siç shkruan, për shkak të kohës shumë të shkurtër para përfundimit të mandatit. Brdo Brioni ishte inicizativë e Kroacisë dhe Sllovenisë në vitin 2013 për t’i dhënë një shtytje përpara procesit të anëtarësimit të rajonit.
Fatlume Dervishi
Loading…



