Alsat-M 2019-05-08T15:24:17+02:00
Niveli katastrofik, i interesit te të rinjtë për t’u regjistruar në shkollat e mesme profesionale dhe teknike ka detyruar autoritetet tu ofrojnë bursa nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme. Përveç resurseve financiare që do të arrijnë në rreth dy mijë denarë në muaj, kompanitë e interesuara gjithashtu do të paraqesin një garanci me shkrim të nënshkruar, që pas mbarimit të arsimit të mesëm këta nxënës i pret punë e sigurt. Në këtë mënyrë, drejtori i Shkollës së mesme “8 shtatori” në Shkup, Kenan Asani do të përpiqet ta rrisë numrin e nxënësve të rinj, sepse interesi po zvogëlohet nga viti në vit.
Të gjitha kompanitë me të cilët kemi biseduar kanë një interes të japin bursa. Në fillim ishte shumë e vështirë, por ato kompani që do të japin bursë do t’i marrin nxënësit pas përfundimit të arsimit katërvjeçar. “- theksoi Kenan Asani -Drejtor i “8 Shtatori”
Por, nga sektori joqeveritar nuk janë optimist se viti i ardhshëm shkollor do të sjellë ndryshime. Ministria e Arsimit nuk e pranoi propozimin e tyre si të zvogëlohet numri i nxënësve në gjimnaze dhe të rritet në shkollat profesionale.
Ky ligj parasheh 24 nxënës në klasat e gjimnazit, duke zvogëluar kështu regjistrimin nga 34 në 24 nxënës. Që do të thotë nëse keni dhjetë klasa në një gjimnaz në vitin e parë, duke shumëzuar me dhjetë nxënës, kjo është 100 nxënës – shumëzuar në dhjetë gjimnaze, janë 1.000 nxënës të cilët duhet të regjistrohen diku “.- tha Vlado Dimovski OJQ- Qendra për Toleranca Ndëretnike
Biznesmenët edhe njëherë theksuan se vështirë gjendet forcë punëtore e kualifikuar. Ata thonë se për një punëtor të mirë japin rrogë të lartë që lëviz nga 500 deri në 1.000 euro.
Ai që është PROFESIONIST dhe ka ZANAT, në çdo pjesë të procesit të punës, në fund sipas orëve të punës merr më shumë paga sesa inxhinieri i ulur në zyrë ose drejtori i cili është ulur në një institucion”.- u shpreh Gabriela Kulebanova -Nënsekretare e LOE
Se situata është shumë alarmuese flet fakti se në komunën e Gazi Babës, ku ndodhen shumica e shkollave të mesme profesionale, numri i nxënësve të shkollave të mesme për 15 vjet është zvogëluar për tre herë. Në vitin 2005, ka pasur 4,200 nxënësve të shkollave të mesme, ndërsa këtë vit për arsim profesional kanë vendosur të shkojnë vetëm 1,300 semi-maturantë.
Ile Petrevski
Loading…


