Alsat 2019-05-07T17:35:37+02:00
Në një njoftim në faqen zyrtare të internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, vjen dhe urimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Presidentin e sapo zgjedhur të vendit tonë Stevo Pendarovski. Ndër të tjera në njoftim thuhet se zgjedhjet ishin të qeta, të rregullta dhe se rezultati i dalë nga këto zgjedhje përfaqëson vullnetin e popullit. Mesazhi i Departamenti të Shtetit përfundon me një mesazh dhe urim për një bashkëpunimin në të ardhmen me Presidentin e ri të vendit dhe me të gjithë faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut, për një të ardhme të afërt në NATO e BE.
Mesazhi i Departamentit të Shtetit Amerikan:
Shtet e Bashkuara të Amerikës urojnë Presidentin e sapo zgjedhur Stevo Pendarovski, për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Përgëzojmë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës. Zgjedhjet ishin të qeta e të rregullta dhe rezultati përfaqëson vullnetin e popullit. Mirëpritëm raportin preleminar të OSBE-së për këto zgjedhje.
Shtet e Bashkuar të Amerikës janë një partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut. Shohim në të ardhmen një bashkëpunim të ngushtë me Presidentin e ri, Stevo Pendarovski, Qeverinë, dhe partitë politike që Maqedonia e Veriut të bëhet së shpejti anëtarja e 30-të e Natos dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Loading…



