Alsat 2019-05-07T15:01:28+02:00
Ministria e Arsimit akoma nuk ka vendosur nëse dita e martë e shpallur ditë jo pune për të gjitha shkollat në Shkup, për shkak të vizitës së Papa Françeskut, do të zëvendësohet me ndonjë ditë fundjave. Nga ky dikaster informojnë se ditëve në vijim do të debatojnë mbi këtë çështje dhe do të marrin vendimin përfundimtar, pas çka do të njoftohen të gjitha institucionet arsimore. Për shkak të numrit të madh të festave shtetëror në vend, e shpesh herë edhe lidhjen e tyre me ditët e fundjavës ka ndodhur që nxënësit të humbin disa ditë nga mësimi. Për ditët e humbura Ministria e Arsimit ka urdhëruar që të punohet të shtunave. Mirëpo, ky vendim i Arsimit asnjëherë nuk u mirëprit nga mësimdhënësit dhe nxënësit, madje as nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Kur punohej të shtunave, raportet e të gjitha shkollave tregonin se një numër shumë i vogël i nxënësve kanë ardhur në mësim, kështu që vlerësoj se është vetëm humbje kohe në këtë pjesë. Kështu që edhe këto orë, që ishin një ose dy orë të humbura për çdo lëndë mësimore për shkak të arsyeve të ndryshme atëherë është më e pranueshme që gjatë vitit shkollor, vet mësimdhënësit të bëjnë orar sipas zgjedhjes së tyre dhe t’i plotësojnë orët dhe jo të vijnë të detyrueshëm të shtunave- deklaroiJakim Nedellkov, SASHK.
Sipas Nedellkovit, se të shtunat janë jo produktive dhe jo efikase e dëshmuan edhe dy të shtunat e fundit që u punuan në muajin mars për shkak të ndotjes së ajrit ku nëpër shkolla kishte vetëm numër simbolik të nxënësve. Në bazë të Ligjit për Arsim Fillor dhe të Mesëm duhet të realizohen 180 ditë mësim që të zhvillohet i gjithë programi mësimori paraparë për vitin vijues.
Melihate Rustemi
Loading…



